LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Skandali i harruar me pasaporta, si u bënë dibranë 2 basketbollistët amerikanë me ngjyrë

18 Nëntor 2019, 15:07 Nga DOSJA

Mashtruesit nuk përdorin armët për të arritur qëllimin e tyre. Në botën e sportit, janë të shumta rastet ku sportistët kanë përdorur lloj-lloj makinacionesh, për të arritur qëllimet e tyre. Por, rasti i dy basketbollistëve amerikanë me ngjyrë që u hoqën si shqiptarë është i veçantë. Jemi në fillim të viteve 2000.

Ajo që duhej të ishte një ditë normale pune, brenda një çasti do të kthehej në një odise për punonjësit e zyrës konsullore të ambasadës shqiptare në Paris. Ata nuk do tu besonin syve teksa, nisën të lexonin një faks të ardhur nga federata franceze e basketbollit. Një faks i pabesueshëm, që i kalonte kufijtë e së imagjinueshmes. Por çfarë përmbante ai faks?

Në mënyrë të çuditshme dhe të papritur, federata franceze kërkonte të vërtetohej nënshtetësia shqiptare për dy basketbollistë amerikanë, që për herë të parë do të luanin në kampionatin profesionist francez. Si për ta bërë akoma edhe më groteske këtë situatë, faksit i ishin bashkangjitur edhe fotokopjet e pasaportave të dy amerikanëve –gjithçka konform rregullave – të cilat ishin lëshuar nga komisariati i policisë Dibër.

Më shumë se nënshtetësia, ajo që kishte tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të federatës franceze ishte fakti se të dy basketbollistët ishin me ngjyrë. Si ka mundësi që këta lojtarë janë pajisur me pasaporta shqiptare, ku dihet që numri i banorëve me ngjyrë në vendet e Ballkanit e rrjedhimisht dhe në Shqipëri është shumë i pakët, për të mos thënë zero. Për këtë arsye federata i drejtohej Ambasadës së Shqipërisë në Paris, për të shmangur çdo dyshim lidhur me origjinën e lojtarëve përpara fillimit të sezonit.

Si qëndron e vërteta?

Në sezonin 2000-2001 për shkak të skandalit të pasaportave false, kampionati francez i futbollit u paralizua, duke u vënë në diskutim vazhdimi. Pas një kalvari të gjatë u deshën disa vendime gjyqësore. Si rrjedhojë e këtyre vendimeve ekipe si Saint Etienne apo Toulouse u zbritën përkatësisht në kategorinë e dytë dhe të tretë për shkak se kishin aktivizuar lojtarë të huaj me pasaporta false, kurse disa lojtarë u përjashtuan përjetë. Për t’i paraprirë një skandali të tillë, federata franceze filloi të hetojë rreth mundësisë së këtij fenomeni edhe në basketboll. Atë sezon, për herë të parë FIBA hoqi çdo kufizim për aktivizimin e lojtarëve evropianë. Në ndryshim nga futbolli ku funksiononte rregullorja e ashtuquajtura Bosman, në atë periudhë në basketboll mund të aktivizoheshin lirisht dy kategori lojtarësh: shtetas të vendeve të bashkimit evropian si dhe të pjesës tjetër të Evropës.

Kjo rregullore solli një dyndje të lojtarëve jugosllavë, sllovenë, kroatë, apo nga ish- republikat sovjetike. Shembulli konkret është fakti që në atë sezon në 16 ekipe aktivizoheshin lojtarë nga 36 vende. Ekipet franceze kishin të drejtë të aktivizonin nga dy amerikanë dhe një numër të pakufizuar evropianësh. Për këtë arsye, nëse një amerikan ishte i aftë të provonte një shtetësi tjetër, atëherë klubi kishte të drejtë ta aktivizonte si joamerikan, duke mos e prekur kuotën. Duke u nisur nga ky rregull, por edhe nga fakti që dy amerikanë me ngjyrë mbanin ne duar pasaporta shqiptare, drejtuesit e federatës iu drejtuan ambasadës shqiptare për verifikim. Dy ‘’dibranët’’ Jason Forreslal dhe Marques Bragg nuk u prononcuan për këtë skandal, duke insistuar që nënshtetësinë e kishin trashëguar nga gjyshërit, edhe pse nuk dinin gjuhën dhe nuk kishin shkelur asnjëherë në Shqipëri. Pas disa verifikimeve përgjigja zyrtare e Tiranës nuk vonoi: “Këto pasaporta nuk janë nxjerrë nga komisariati i Dibrës’. Por, nuk u dha asnjë sqarim se kush i pajisi me pasaporta “të rregullta’’.

Epilogu: Skandali u harrua shpejt dhe shteti shqiptar nuk bëri asnjë hetim. Të dy lojtarët në pamundësi për të vërtetuar origjinën shqiptare, u larguan nga ekipi francez. Karrierën e vazhduan në kategoritë inferiore të Evropës, duke mos arritur asnjëherë të lënë gjurmë dhe duke u tërhequr në vitet 2005. Tashmë kanë kaluar shumë vite, duke u harruar si histori, por mesa duket edhe dy ‘’dibranët’’ e kanë harruar ‘’kombin’’ e tyre, edhe pse në internet figurojnë ende si Shqiptarë. Marrë nga Gazeta Si.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur jason forreslal marques bragg skandali me pasaportat shqiptare jason forreslal marques bragg skandali me pasaportat shqiptare


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Nëntor 2019, 12:07

TIRANË- Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është një ndër emrat më të dashur për publikun  shqiptar. Ajo ndiqet dhe pëlqehet shumë  në rrjetet sociale nga...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri