LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me ndryshimin e hartës territoriale, reagon Shoqata e Bashkive: Vendim antikushtetues

9 Qershor 2019, 16:09 Nga DOSJA
Skandali me ndryshimin e hartës territoriale, reagon Shoqata e Bashkive:

TIRANË- Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të ndryshuar hartën territoriale, (Lexo këtu) ka reaguar Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e quan Vendimin e Këshillit të Ministrave antikushtetues.

Sipas saj, akte të tilla bëhen vetëm me ligj që kalon nga Parlamenti dhe jo me Vendim qeverie, si në rastin konkret.

“Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndyshuar sipërfaqen dhe popullsinë e tyre, faktorë keto që kanë ndikim në formulën e buxhetit të bashkive, por edhe probleme të tjera administrative, që lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.”, thuhet mes të tjerash në reagimin e saj.

Reagimi i plotë:

Reagim i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë mbi VKM nr. 360, datë 29.05.2019 “Mbi përcaktimin e kufijve administrativë të njësive vendore”.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) ka marrë kërkesa nga media dhe aktorë të ndryshëm për të bërë një sqarim mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 360/2019.
Në respekt të misionit tonë si shoqatë por edhe të gjithë atyre që na besojnë si profesionistë,për të hedhur sa më shumë drite mbi këtë rast sqarojmë si më poshtë:

1. Përcaktimi i kufijve administrativë të njësive të qeverisjes vendore në VKM 360/2019 është miratuar vetëm nga Qeveria me një vendim të saj, ndërkohë që formalisht duhet të miratohet përmes një ligji, i cili duhet të kalojë në parlament dhe nuk mund të kryhet thjesht me një vendim të qeverisë, pasi cënohet uniteti administrativ-territorial i Njesisë së Qeverisjes Vendore.

2. Sjellim në vëmendje se sipas Kushtetutës ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” si dhe ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, janë ligje të një rëndësie të veçantë që miratohen me shumicë të cilësuar prej tre të pestave të Kuvendit.

3. Në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 89 përcaktohet se:

“Riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh, bëhet me ligj të veçantë dhe propozimi për riorganizimin e një ose më shumë njësive të vetëqeverisjes vendore, për çdo rast të veçantë, i paraqitet Kuvendit së bashku me faktet dhe argumentet përkatëse si dhe mendimin e popullatës që banon në njësitë e vetëqeverisjes vendore që do të riorganizohet”.

4. Nga ana tjetër sa konstatojmë deri tani, VKM 360/2019, bie ndesh dhe prek Nenin 5, pika 3 te Ligjit 139/2014, “Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh. Bashkitë, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qendër i saj përcaktohen me ligj”.

5-Por edhe nëse i referohemi Nenit 93/139/2015
Përditësimi i kufijve administrativo-territorialë, janë pikerisht Keshillat Bashkiake qe marrin vendime, referuar pikes 2. Këshillat bashkiakë, bazuar në ligjin në fuqi për ndarjen administrativo-territoriale, miratojnë me vendim hartën e përditësuar të kufijve ndarës administrativo-territorialë të njësive administrative dhe fshatrave në përbërje të tyre, sipas standardeve të përcaktuara gjeohapësinore,
Por nga ana tjetër e paqartë dhe sqaruar është hapsira kohore e nevojshme për të bërë ndryshim kufinjshê ( ligji thote cdo 10 vjet).Ndryshimet e fundit teorikisht janê bërë ne vitin 2014 me lgjin 115.

Më tej, ligji parashikon se këshillat bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjese të këshilltarëve të këshillit përkatës.
Ndërkohë që procesi i ndjekur nga qeveria është i panjohur për bashkitë apo për Shoqatën e Bashkive si përfaqësuese e tyre.

Teknikisht, përditësimi i kufijve do të kërkonte një punë voluminoze nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, nga vetë bashkitë, nga drejtoritë e Bujqësisë e të gjithë zinixhirit institucional përkatës për të kordinuar informacionin e për të arritur në rezultatin final të ndarjes së kufijve administrativë.

Në dijeninë tonë ky proces nuk ka ndodhur, çka lë dyshime mbi saktësinë e hartave gjeografike të miratuara si dhe mund të krijojë konflikte të reja mes bashkive dhe komuniteteve, ruajtes se unitetit të territorit etj.

Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndyshuar sipërfaqen dhe popullsinë e tyre, faktorë keto që kanë ndikim në formulën e buxhetit të bashkive, por edhe probleme të tjera administrative, që lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.

Saktësimi i kufijve administrativë është pa dyshim një nevojë e bashkive pasi nuk ka pasur një hartë të unifikuar administrative deri me sot, por për nga vetë rëndësia e këtij procesi duhet një bazë e saktë të dhënash të cilat nuk ekzistojnë dhe kjo është identifikuar dhe me zbatimin e reformave të tjera si taksa e pronës apo nga ngritja e kadastrës kombëtare.

Por në çdo rrethanë caktimi i kufinjëve duhet të bëhet nga vetë bashkitë me grupe pune të përbashkëta, me konsultime publike dhe transparente, dhe me pëlqim e vendimarrje të perbashkët të organeve publike- Bashkive.

Qeveria duhet të mbështesë këto procese me ekspertizë, teknologji dhe mjeti financiare.

Kujtojmë se qeveria ka ndryshuar hartën territoriale, të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016, me një vendim të marrë 10 ditë më parë, të mbajtur në fshehtësi. Vendimi i përket datës 29 maj, një ditë para se Edi Rama të niste fushatën. Siç rezulton nga verifikimet në hartat e reja që janë përditësuar, ka shumë ndryshime në disa bashki. Më e privilegjuara, besohet se është Tirana, që raportohet se ka marrë teritore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion veliaj harta territoriale ndryshimi i hartës territoriale rama ndryshon hartën territoriale shoqata e bashkive të shqipërisë edi rama erion veliaj harta territoriale ndryshimi i hartës territoriale rama ndryshon hartën territoriale shoqata e bashkive të shqipërisë


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet