All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Skandali me “Pegasus”, Izraeli nën akuza ndërkombëtare, në SHBA kërkohet marrja e masave ndëshkuese

31 Korrik 2021, 20:32 Nga DOSJA
Skandali me “Pegasus”, Izraeli nën akuza
All - Paragraf - 1

SHBA– Kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit janë në rritje, pas akuzave se një program i krijuar nga kompania private e sigurisë “NSO” është përdorur për të përgjuar gazetarë, disidentë dhe udhëheqës politikë në mbarë botën. Një grup ligjvënësish amerikanë kërkojnë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj kompanisë, e cila i mohon akuzat. Ndërkohë disa ekspertë në Izrael kërkojnë miratimin e ligjeve më të mira për rregullimin e çështjeve kibernetike.

Një hetim nga grupe për të drejtat e njeriut dhe shtypi akuzojnë qeveri të ndryshme për përdorimin e programit Pegasus të kompanisë NSO për të përgjuar dhjetëra gazetarë dhe disidentë në mbarë botën.

NSO tha se kjo është fushatë shpifjesh, ndërsa refuzoi pyetjet e gazetarëve. Kompania tha se program i saj u shitet vetëm qeverive me qëllim të gjurmimit të terroristëve dhe kriminelëve. Por disa analistë izraelitë thonë se programi mund të jetë përdorur kundër civilëve të parrezikshëm.

“Mjetet e sigurisë kibernetike mund të shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, nganjëherë edhe për keqbërje. Pyetja është, çfarë bëni në raste të tilla? Si siguroheni që vendet që kanë të drejtë të përdorin programin tuaj, nuk po e keqpërdorin atë. Këtu qëndron problemi”, tha për Zërin e Amerikës Karine Nahon nga Shoqata izraelite e Internetit.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett iu përgjigj thirrjeve të Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili është identifikuar si një nga shënjestrat e përgjimit, duke thënë se Izraeli do të hetojë akuzat.

Disa ekspert ligjorë izraelitë sugjerojnë përfshirjen e qeverisë në marrëveshjen e Uasenarit, në të cilën 42 vende janë zotuar për më shumë transparencë në teknologjinë ushtarake dhe atë me përdorim të dyfishtë.

Por ata shtojnë se kompania NSO duhet të marrë përjgjegjësinë përfundimtare.

“Nuk mjafton qëllimi juaj i mirë dhe dëshira që produktet tuaja të përdoren vetëm në mënyra të caktuara. Kur u shisni qeverive produkte me të dhëna të dyshimta dhe ndonjëherë të dëmshme për të drejtat e njeriut, kjo është e pritshme. Mendoj se NSO duhet të pranojë të paktën përgjegjësi etike për atë që ka ndodhur”, tha për Zërin e Amerikës Yuval Shany, profesor në Universitetin Hebraik.

Disa analistë kibernetikë thonë se kjo çështje tashmë e ka dëmtuar reputacionin e Izraelit.

“Ne po fillojmë të shohim pasojat dhe dëmet, para së gjithash, për këtë kompani private, por edhe për Izraelin. Dëmi mund të jetë jo vetëm në fushën e sigurisë kibernetike, por edhe në marrëdhëniet politike, dypalëshe dhe shumëpalëshe”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës Tal Pavel nga Kolegji Akademik Yaffo në Tel Aviv.

Izraeli njihet si një vend me shumë hapësirë për kompani të reja teknologjike. Por akuzat e fundit tregojnë se teknologjia e avancuar mund të dëmtojë reputacionin e një vendi.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota skandali i pergjimeve me programin pegasus skandali i pergjimeve me programin pegasus

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë