Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sa më shumë detaje zbulohen nga dosja hetimor, aq më shumë thellohet skandali lidhur me tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit. Bazuar në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por në asnjë moment ky ndryshim nuk është reflektuar tek çmimi prej 2.8 miliardë lekësh.
Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj, përfshirë këtu: kapele, uniforma apo këpucë dimërore. Për mungesën e artikujve, ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari tha se ishte e paevitueshme pasi as Policia e Shtetit nuk ka një numër të saktë të efektivëve. Kjo pasi shumë rekrutohen, ndërsa të tjera dalin në pension.
“Uniforma e policisë së shtetit si një e tërë nuk arrihej, nuk arriheshin, nuk janë arritur dot të realizohen si prokurorim prej vitesh. Punonjësit e policisë së shtetit janë mbajtur me donacione të dhuruara nga shteti turk apo shtete të tjera. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4 vjecare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të,”-ka bërë ajo me dije në rrëfimin e saj.
Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është realizuar në sheshin e Duomos në Milano.Këtë ide e kanë realizuar disa aktivistë, të cilët kërkojnë mbrojtjen e ...
ZVICËR– Jehona e shpejtësisë ‘marramendëse’ të dy shqiptarëve të Kosovës, ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, ka arritur edhe në Zvicër, gjë e cila ...
Vendimet e arbitrazhit janë kthyer në një shqetësim serioz për buxhetin e shtetit, e mbi të gjitha për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Së fundmi, Avokatura e ...
TIRANË– Korrupsioni në radhët e Policisë së Shtetit duke se ende do kohë që të zhdukjet, pasi ende vazhdon të mbetet në kuota të larta. Bazuar në rap...
Rreth 60 kilometra larg kryeqytetit dhe 50 kilometra nga qendra e Durrësit ndodhet një prej destinacioneve më të bukura turistike, Kepi i Rodonit. Ky rrip i lar...
TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur intervistat me kandidatët për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Lajmi u bë i ...
TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugët e vendit, ku duket se trendi më i ri është mosmbajtja e rripit të sigurimit nga shoferët e ...
TIRANË– Plot 7 raste me gjyqe të humbura kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit, e kanë çuar faturën në mbi 110 milionë euro të humbura. ...
TIRANË– 24 orët e fundit kanë shënuar një rënie të numrit të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit, ndërsa ende nuk ka viktima. Ministria e Shë...