LIVE UPDATES
Politike

Skandali në Bashkinë e Vorës! Vojo Bregu: Një i dënuar për vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga t

18 Shkurt 2021, 10:32 Nga DOSJA
Skandali në Bashkinë e Vorës! Vojo Bregu: Një i dënuar

TIRANË- Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu në një konferencë për shtyp ka bërë denoncimin e radhës për shkeljet e kryera në Bashkinë e Vorës nga kryetari i saj, Gentian Picari.

Në deklaratën e tij për shtyp nga selia e LSI-së, Bregu risjell denoncimin për emërimet e paligjshme në Bashki, por tani flet me emra. Gjatë fjalës së tij përmend një prej të emëruarve, Durim Ibrahimin, i cili është dënuar më vitin 2017 për “armëmbajtje pa leje”. Ibrahimi edhe pse në postin e këshilltarit, është caktuar nga vetë Picari edhe si anëtar i Komisionit të Rivlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për t’i kthyer “nderin” për emërimin në detyrë Ibrahimi, banesën e xhaxhait të kryetarit të Bashkisë, Sherif Picari e ka rivlerësuar nga niveli i dëmtimeve DS1 në DS5. Dëmshpërblim që lëviz nga 1 milionë lekë të vjetra në maksimalish 34 milionë. Në fund, Bregu i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të hetojë rastin.

“Durim Ibrahimi i emëruar pas këtyre ndryshimeve të përmendura më lart në postin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Vorës, rezulton person i dënuar me vendimin penal të formës së prerë numër 24/46, datë 21.09.2017 për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’. Personi në fjalë, përveç rolit të këshilltarit, është caktuar nga kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari dhe si anëtar i komisionit të rivlerësimit të dëmeve nga tërmeti. Ky është dhe dokumenti që tregon që shtetasi Durim Ibrahimi, një person me precedentë penalë, jo vetëm shkel ligjin duke marrë një funksion publik por ka dhe kompetencën të vlerësojë dhe rivlerësojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetasi Durim Ibrahimi pikësëpari ka menduar t’i kthejë nderin kryetarit të bashkisë që e ka emëruar në kundërshtim me ligjin. Pikërisht në ushtrim të detyrës për rivlerësimin e dëmeve, punën e ka nisur me banesën e xhaxhait të kryetarit të Bashkisë, zotit Sherif Picari. Në vlerësimin e parë, banesa e shtetasit Sherif Picari është vlerësuar në nivelin e dëmtimeve DS1. Sipas këtij niveli bazuar në VKM-në përkatëse, zoti Picari do të merrte maksimumi 1 milionë lekë të vjetra. Por pas rivlerësimit të bërë nga Durim Ibrahimi, banesa e shtetasit Sherif Picari çuditërisht, ka kaluar në nivelin DS5. Ky kapërcim i paligjshëm i jep mundësinë zotit Sherif Picari që nga 1 milionë lekë të vjetra, minimalisht të përfitojë 24 milionë ose maksimalisht 34 milionë të vjetra, bazuar në sipërfaqen e banesës,”-tha ai.

DENONCIMI I PLOTË:

Jemi këtu për të denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Vorës. Mesa duket Rilindjes nuk i ndahet shpirti nga personat me të shkuar kriminale në të gjithë Shqipërinë dhe në zonën e Vorës në veçanti. Rasti që po paraqesim bën fjalë për emërimin anti ligjor të radhës kryer nga kryetari i pazgjedhur i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari. Para disa ditësh në kemi denoncuar publikisht ndryshimin dhe shtimin e numrit të punonjësve në struktrurën e Bashkisë së Vorës. Ky ndryshim ka pasur si synim punësimin e militantëve të rilindjes si dhe njerëzve me precedentë të theksuar penalë. Më konkretisht, shtetasi Durim Ibrahimi i emëruar pas këtyre ndryshimeve të përmendura më lart në postin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Vorës, rezulton person i dënuar me vendimin penal të formës së prerë numër 24/46, datë 21.09.2017 për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’. Personi në fjalë, përveç rolit të këshilltarit, është caktuar nga kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari dhe si anëtar i komisionit të rivlerësimit të dëmeve nga tërmeti. Ky është dhe dokumenti që tregon që shtetasi Durim Ibrahimi, një person me precedentë penalë, jo vetëm shkel ligjin duke marrë një funksion publik por ka dhe kompetencën të vlerësojë dhe rivlerësojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetasi Durim Ibrahimi pikësëpari ka menduar t’i kthejë nderin kryetarit të bashkisë që e ka emëruar në kundërshtim me ligjin. Pikërisht në ushtrim të detyrës për rivlerësimin e dëmeve, punën e ka nisur me banesën e xhaxhait të kryetarit të Bashkisë, zotit Sherif Picari. Në vlerësimin e parë, banesa e shtetasit Sherif Picari është vlerësuar në nivelin e dëmtimeve DS1. Sipas këtij niveli bazuar në VKM-në përkatëse, zoti Picari do të merrte maksimumi 1 milionë lekë të vjetra. Por pas rivlerësimit të bërë nga Durim Ibrahimi, banesa e shtetasit Sherif Picari çuditërisht, ka kaluar në nivelin DS5. Ky kapërcim i paligjshëm i jep mundësinë zotit Sherif Picari që nga 1 milionë lekë të vjetra, minimalisht të përfitojë 24 milionë ose maksimalisht 34 milionë të vjetra, bazuar në sipërfaqen e banesës, gjithmonë sipas VKM-së përkatëse. I bëjmë thirrje SPAK-ut, që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast të faktuar, pasi ky nuk është rasti i vetëm në Bashkinë e Vorës. Ne kemi denoncuar dhe ju sigurojmë që do të vijojmë të denoncojmë çdo rast abuzimi, në mënyrë që çdo qytetar të dëmshpërblehet në vlerat reale të dëmeve që ka pësuar dhe jo sipas lidhjes fisnore me kryetarin e bashkisë. Ndaj në 25 prill, qytetarët e Vorës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të votojnë për të larguar nga karriget e pushtetit këtë bandë kriminale që i diferencon qytetarët sipas teserës dhe lidhjes farefisnore.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike durim ibrahimi gentian picari vojo bregu durim ibrahimi gentian picari vojo bregu


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet