LIVE UPDATES
Politike

“S’ke parë gjë akoma”, gazetari s’i ndahet Golemit, ky i fundit u përvishet mediave: Shpifët për një grusht klikim

12 Shtator 2019, 14:27 Nga DOSJA
“S’ke parë gjë akoma”, gazetari s’i ndahet

TIRANË– Gazetari Telnis Skuqi ka reaguar sërish pasi kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi shpërndau në mediat lokale dokumentet e diplomës së shkollës së mesme dhe asaj të lartë.

Në një reagim për mediat, Skuqi i drejtohet Golemit të cilit i thekson se nuk ka parë gjë akoma pasi sipas deklarimeve të bëra nga Golemi rezulton se kryebashkiaku ka mbaruar dy gjimnaze.  

“Por skandali vazhdon më tej, sepse ai figuron me dy numra të ndryshme amze në dy gjimnaze të ndryshe gjatë periudhës 1990-1993,”- shkruan Skuqi ndër të tjera.

Në fund gazetari kërkon shpjegime nga ana e Golemit teksa e pyet se përse emri i tij figuron në gjimnaze të ndryshëm, dhe në fund të shpejgojë se ku i ka kryer tri vitet e para: në Leskovik apo në Kardhiq (Gjirokastër).

NUK KE PARË ASGJË AKOMA, FLAMUR»

Një kryebashkiak që prej vitesh kishte informuar opinion publik se gjimnazin e jetës së tij e ka përfunduar në Fier, rezultoj një gënjeshtër e madhe.

Sipas rregjistrit të gjimnazit «Janaq Kilici», ai është regjistruar për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka krye vetëm vitin e katër në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e ka krye gjimnazin në Leskovik (Më afër është Tirana se sa Leskoviku nga Gjirokastra)

Shkurt fare: Golemi e kanë marrë prej veshi prindërit e tij dhe e kanë ulur direkt në vitin e katër të gjimnazit.

Vetëm një i çmendur mund të besoj se gjimnazi «Jani Vreto» i Leskovikut është më cilësor se gjimnazi i Kardhiqit.

Por skandali vazhdon më tej, sepse ai figuron me dy numra të ndryshme amze në dy gjimnaze të ndryshe gjatë periudhës 1990-1993.

Natyrshëm lindin katër pyetje për të:

1) Pse emri yt figuron në dy gjimnaze të ndryshe në të njëjtën kohë?

2) Në çfarë gjimnazi i ke kryer tri vitet e para: në Leskovik apo në Kardhiq (Gjirokastër)?

3) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhqit rezulton më mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?

4) Pse opinion publik e ke informuar që unë kam jetuar katër vite në qytetin e Fierit dhe kam qendruar tek motra, ku atëherë motra jote nuk ishte martuar ende?

Kaq për sot. Të tjerat më vonë.

«Nuk ke parë asgjë akoma, Flamur!»

Loja vazhdon!”- shkruan Telnis Skuqi.

Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe përgjigjia e kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Golemi, i cili në një reagim për mediat thekson se përsa u përket dy gjimnazeve ka patur një ngatërresë në deklarimin e viteve të shkollës së mesme, duke shënuar gabimisht 1992-1996 nga 1990-1994 që sipas Golemit është në të vërtetë.

Por ndër rreshta Golemi ka sulmuar edhe mediat sociale ku i akuzon se u kanë dhënë të drejtën e fjalës një budallai që është sipas tij është Telnis Skuqi. Kryebashkiaku i Gjirokastrës shkruan më tej se të gjitha këto sdhkrime janë bërë ër një grusht klikimesh nga Skuqi dhe nga mediat e tjera sociale.

Në fund përsa i përket faktit që Skuqi kishte vënë një bast se do të hiqte dorë nga gazetaroia nëse rezultonte se Golemi e kishte mbaruar vërtet gjimnazin, Golemi shkruan se ai nuk duhet të heqë dorë nga gazetaria por të mbetet aty si një si karikaturë, si modeli më i keq se si nuk duhet të jetë një gazetar, sipas krytarit të Bashkisë Gjirokastër.

Unë jam shumë i zënë me punë në krye të Bashkisë Gjirokastër dhe nuk kam ndërmend t’i shkoj pas kësaj histerie kolektive. ? Keni për të dështuar me sukses në çdo përpjekje dëshpëruese për të gjetur probleme në shkollimin tim. Unë s’jam nga ai takëm njerëzish që ju doni të vizatoni përmes shpifjeve tuaja. Nuk ia dilni dot!”– përfundon reagimin e tij Golemi.

Reagimi i plotë i Flamur Golemit

Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve. Më përpara ata flisnin vetëm në lokale pasi kishin pirë një gotë me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Por ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale edhe me një fitues të Çmimit Nobel. Ky është pushtim nga budallenjtë”. Këto janë fjalë që i ka thënë shkrimtari italian Umberto Eco teksa nderohej me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Torinos.

Besoj se e ilustrojnë më së miri histerinë e ngritur së fundi nga një gazetar i mbetur në tentativë, që për zanat ka shpifjen dhe përbaltjen, nga një torrollak pa din e pa iman që hedh një gur në ujë dhe kërkon t’i shkojmë nga pas. Për fat të keq ka një pjesë të portaleve që për një grusht klikime kanë rënë në grackën e tij, duke botuar pa asnjë filtër një shpifje ordinere. Nuk kam reaguar sepse kam besuar që shpifjet të cilat dalin nga frëngjitë e Facebook-ut të të ashtuquajturit gazetar, nuk do të zënin vend në faqet e mediave online. Mirënjohje për ato media që i qëndruan larg kësaj shpifje, keqardhje për ato që ranë në grackën e tij.

I ashtuquajturi gazetar kishte barrën e provës, meqë pretendon se bën gazetari investigative, t’i provonte publikut se medemek unë isha pa shkollë të mesme. Le të investigonte, të shkonte në shkollë dhe çdo institucion tjetër shtetëror, duke administruar dokumenta që të faktonin pretendimin e tij. Nuk e bëri sepse e di shumë mirë që s’ka për të gjetur gjë. As aty ku është dhe as duke ardhur në Shqipëri. Unë s’kisha për të reaguar në fakt sepse jam shumë i qetë me veten për shkollimin tim në të gjitha ciklet, pavarësisht asaj që thonë shpifësit që ndotin hapësirën publike. Le më pastaj që ky i gjori kishte vënë dhe bast të madh, që do të jepte dorëheqje nga gazetaria nëse unë provoja se kam mbaruar gjimnazin. ?

Edhe tani që e humbi bastin, nuk duhet të largohet nga gazetaria, por të qëndrojë aty si karikaturë, si modeli më i keq se si nuk duhet të jetë një gazetar. ?  Për respekt të opinionit publik, qytetarëve të Gjirokastrës dhe mediave që më kanë kontaktuar për të marrë një reagim prej meje, garantoj me pergjegjësi të plotë morale dhe ligjore që kam përfunduar studimet e shkollës së mesme. Për shkak të rrethanave familjare, 3 vitet e para të gjimnazit (1990-1993) i kam kryer në Leskovik në shkollën ‘Jani Vreto’, me numër amze 1145. Vitin e fundit të gjimnazit (1993-1994) e kam ndjekur në shkollën ‘Janaq Kilica’ në Fier, i detyruar po nga rrethanat familjare. Me numër amze 6395. Në këtë gjimnaz jam diplomuar me rezultate shumë të mira. Më pas nisa Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Më poshtë krahas dokumenteve për gjimnazin keni edhe për Fakultetin e Mjekësisë, se mos ndoshta ka dyshim ndonjëri edhe për këtë. ?  

Në CV-në e dorëzuar në vitin 2017 kur unë po kandidoja për deputet ka një lapsus në deklarimin e viteve të shkollës së mesme, duke shënuar gabimisht 1992-1996 nga 1990-1994 që është në të vërtetë. Por kurrsesi një CV e plotësuar nxitimthi për t’u administruar si dokument formal në dosjen që dorëzohet në KQZ, nuk mund të merret si provë për të tjerr më pas një shipje të rëndë. Unë kam shumë respekt për mediat dhe gazetarët, por neveris dhe përçmoj këdo që keqpërdor këtë status apo profesion për të shpifur dhe përbaltur. Po të kishte qoftë edhe gjysmën e viteve të mia të shkollimit, ky personazh qesharak s’do të guxonte të shpifte dhe trillonte këtë histori.

Mirë ky ditëziu që kërkon vëmendje, por për shkollën time të mesme ishte shqetësuar edhe partia e ish-deputetit me doktoraturë plagjaturë. ? Të qeshësh dhe të qash për batakun se ku kanë rënë. Sidoqoftë vazhdoni të shpifni dhe trilloni. Unë jam shumë i zënë me punë në krye të Bashkisë Gjirokastër dhe nuk kam ndërmend t’i shkoj pas kësaj histerie kolektive. ? Keni për të dështuar me sukses në çdo përpjekje dëshpëruese për të gjetur probleme në shkollimin tim. Unë s’jam nga ai takëm njerëzish që ju doni të vizatoni përmes shpifjeve tuaja. Nuk ia dilni dot!

I gjithë debati nisi tre ditë më parë kur gazetari Telnis Skuqi akuzoi disa ditë më parë kryetarin e Bashkisë Gjirokastër se ka patur probleme me përfundimin e shkollës së mesme. Ai thoshte se Golemi ka deklaruar dy vite të ndryshme për fillimin dhe mbarimin e arsimit të mesëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur golemi perplasja skuqi-golemi telnis skuqi flamur golemi perplasja skuqi-golemi telnis skuqi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet