LIVE UPDATES
Bota

SKEMA/ Si u vodhën 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit të Kosovës

24 Tetor 2020, 09:16 Nga DOSJA
SKEMA/ Si u vodhën 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit të

KOSOVË- Kosova është trazuar nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar punëtorin e Thesarit, derisa dy të tjerë, pronarë të kompanisë private, gjenden në arrati. Për personin me iniciale L.G. tashmë është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe vendimi për masën e paraburgimit do të merret gjatë ditës së enjte.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një raportimi të ditës së enjte para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është shprehur se transferimi i mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.

“Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Polici. Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passwordet (fjalëkalimet)”, tha Bajrami.

Si u transferuan paratë? 

Struktura e transferimit të mjeteve financiare të buxhetit të Kosovës është e shpërndarë në disa zyrtarë, me hallka të shumta të kontrollit, kurse ka zyrtarë që kanë kompetenca më specifike. Përgjegjësitë dhe menaxhimi i mjeteve financiare, në faqen zyrtare të Ministrisë se Financave, në kuadër të se cilës funksionon Thesari i Kosovës, janë të publikuara në Procedurat për Menaxhimin e qasjes së përdorueseve në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës, i quajtur me shkurtesën SIMFK, raporton Insajderi. 

Në këtë sistem, përveç punonjësve të Thesarit, të drejtë të qasjes kanë edhe punonjës të organizatave buxhetore, që caktohet nga organizatat përkatëse, por vetëm pasi të kaluar procesin e trajnimit dhe certifikimin për modulin përkatës.

Nën organizata buxhetore hyjnë ministritë dhe agjencitë e ndryshme të shtetit. Përdoruesit e sistemit vazhdimisht monitorohen.

Përdoruesi i këtij sistemi në momentin që pranon kërkesën e aprovuar nga Thesari për qasje në SIMFK, e bën regjistrimin, i caktohet ID e përdoruesit, fjalëkalimi, klasa funksionale dhe grupi i sigurisë.

Numri identifikues dhe fjalëkalimi i jepet vetëm shfrytëzuesit. Klasat funksionale, e që janë 33 të tilla, përcaktojnë qasjen në funksione të caktuara për përdoruesit, sipas përgjegjësive që ka. Nga këto klasa, qasje në të gjitha funksionet dhe modulet e sistemit mund të ketë vetëm udhëheqësi i Divizionit për Menaxhim dhe kontroll të brendshëm dhe analistë funksionalë, si dhe ndonjë zyrtar alternativ me autorizim të zëvendësdrejtorit të operimeve.

Në klasat e tjera, kanë të drejtë të kenë qasje vetëm zyrtarët e organizatave buxhetore, zyrtarë të regjistrimit të pasurive, zyrtarët zotues për kërkesa për blerje etj.

Por, të gjithë këta persona zyrtarë kanë kode dhe fjalëkalime të ndryshme për të realizuar transfertat. Kurse në Divizionin e pagesave në Thesar, të drejtë kanë vetëm punëtorët e Thesarit. Çdo regjistrim i transfertave në fund të ditës duhet të verifikohet, ku personi që ka përgjegjësi për të realizuar transferte, vazhdimisht duhet të jetë i monitoruar, i kontrolluar nga zyrtarët e tjerë.

Në bazë të proçedurave, çdo regjistrim i transfertave në fund të ditës duhet të verifikohen, kryesisht shumat e mëdha të mjeteve. Nevojitet edhe të kontaktohen organizatat buxhetore dhe të pyeten se a kanë realizuar vlerën e caktuar të pagesës.

Monitorimin e transferave të mjeteve e realizon një tjetër Departament, që kompleton dosjen e pagesave të të gjitha organizatave buxhetore.

Monitorimi i përdorueseve të SIMFK-së

Në rastin kur Njësia e Monitorimit konstaton se përdoruesi bën gabime sistematike gjatë regjistrimit të transaksioneve në SIMFK, Thesari ndërmerr masa duke filluar me vërejtje, pezullim i përkohshëm i qasjes, deri tek marrja e çertifikatës për SIMFK të lëshuar nga Thesari. Në këto raste, për rimarrjen e qasjes, do të iniciohet proçedura nga fillimi si edhe për përdoruesit e rinj, ku nëse organizata buxhetore ende konsideron se ai zyrtar financiar mund ta kryejë atë rol.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vidhen 2 milion lek vjedhja e thesarit te shtetit në kosovë vidhen 2 milion lek vjedhja e thesarit te shtetit në kosovë

Sondazh

Poll
Bota 24 Tetor 2020, 07:26

Presidenti i Polonisë infektohet me COVID-19

POLONI– Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv për koronavirus.Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Blazej Spychalski i cili njoftoi se gj...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet