LIVE UPDATES
Aktualitet

SKENA E FUNDIT/ Palushi: Saimir Hoxha u afrua i pari tek mjeti i Aldi Ramës

27 Tetor 2021, 19:39 Nga DOSJA
SKENA E FUNDIT/ Palushi: Saimir Hoxha u afrua i pari tek mjeti i Aldi Ramës

TIRANË– Është zbardhur dëshmia e plotë e shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, Leonard Palushi, i cili ishte prezent në momentin që u vra nënkomisari Saimir Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala publikoi dëshminë e plotë në emisionin “Në shënjestër’, në të cilën Palushi rrëfen përballjen me mjetin brenda të cilit ndodhej autori i vrasjes së Hoxhës, Aldi Rama. 

Palushi tregon se pas ndalimit të mjetit ai së bashku me Petrit Dodën janë afruar nga ana e shoferit dhe ka qenë Doda ai që ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se janë punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë. Ndërsa Hoxha ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili u bind dhe zbriti nga mjeti. Më pas Hoxha i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i kërkuar dokument identifikimi.

Palushi shton se ka dëgjuar se ky pasagjer (Aldi Rama) i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë arme zjarri, që i mori dhe jetën Hoxhës.

DËSHMIA E PLOTË E PALUSHIT:
Punoj pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me detyrën shef i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë që nga viti 2020. Më datë 28.09.2021, si çdo ditë kam ardhur në punë në orën 08:00 dhe rreth orës 09:00 së bashku me oficerin e krimeve të ndjerin Saimir Hoxha dhe punonjësin e policisë Petrit Doda kemi marrë makinën tip foristradë me targa TR3997M me ngjyrë të bardhë që është në administrim nga policia e shtetit dhe kemi shkuar në ishull-Lezhë në bregun e lumit Kune-Vain. Sapo kemi shkuar në vendin ku kishte dyshime se në brendësi të ferrave në bregun e lumit kishte bimë narkotike cannabis sativa. Pasi kemi konstatuar bimë të mbjella të dyshuara si cannabis sativa, në këtë kohë kemi parë përreth zonës nëse kishte njeri dhe kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, prerja dhe asgjësimi i bimëve narkotike duke marrë një monstër për kampion për të kryer ekspertimin kimik dhe e kemi vendosur në makinë, pasi është djegur e gjithë sasia e lëndës narkotike kemi marrë makinën për të ikur në Lezhë.

Unë isha në drejtim të mjetit, në sediljen e parë ishte i ndjeri Saimir Hoxha, ndërsa në sediljen e pasme ishte inspektori i policisë së rendit Petrit Doda. Gjatë rrugës kur po ktheheshim në drejtim të Lezhës, rreth 100 metra nga vendi ku ndërpritet shtresa e asfaltit të rrugës automobilistike, jemi shkëmbyer në rrugë me një mjet autoveturë e cila po lëvizte në drejtim nga Lezha për në Kune, në të cilën ishin tre djem të moshës së re dhe na tërhoqi vëmendjen, pasi ajo zonë është e pabanuar dhe në vendin që hapi krahun për tu shkëmbyer menjëherë janë kthyer pas nesh për në Lezhë, pas makinës tonë. Në këtë moment kemi vënë re që kjo makinë po vinte pas nesh, gjë e cila na ka shtuar akoma dyshimet në lidhje me këta persona, në këto rrethana kemi diskutuar të tre bashkë dhe kemi vendosur që t’i ndalonim për të verifikuar se kush ishin këta persona dhe çfarë po kërkonin në atë zone. Rreth 100 metra pasi kemi kaluar ndërprerjen e asfaltit kam hapur krahun dhe kemi zbritur të tre nga mjeti dhe i kemi bërë më dorë shenjë ndalimi mjetit që vinte pas nesh dhe ky mjet ka ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit unë së bashku me Petrit Dodën jemi afruar nga ana e shoferit dhe Petriti ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se jemi punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë të drejtuesit të mjetit, në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka zbritur nga mjeti, Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument. Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna. Gjatë kësaj kohe që u shmangëm për tu pozicionuar përballë mjetit të policisë kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës. Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama leonard palushi petrit doda saimir hoxha vritet saimir hoxha aldi rama leonard palushi petrit doda saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron