LIVE UPDATES
Politike

‘S’mjafton çfarë mendon “i pari”’/ Bylykbashi: Mund të ndërrojmë sisteme sa të duam, sa kohë partit

29 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
‘S’mjafton çfarë mendon “i pari”’/

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publikuar një shkrim ku flet për mënyrën e vendosjen dhe mungesën e debateve brenda forcave politike. Me anë të një shkrimi në Facebook, Bylykbashi heq një vijë paralele mes zhvillimeve në Shqipëri me ato në Britaninë e Madhe, duke sjellë shembullin sesi deputetët e Partisë Konservative në vitin 2019 kundërshtuan planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta. Madje kërcënuan me një votim kundër qeverisë së tyre. Ndërkohë që përmend datën 8 dhjetor, Ditën kombëtare të Rinisë, e cila shënon edhe vendosjeb e pluralizmit në Shqipëri, deputeti shpreh mendimin se forcat politike në vendin tonë duhet të “hapen nga brenda”, duke ftuar të gjithë të kontribuojnë.

“Pra atje nuk mjafton çfarë mendon “i pari”, “i madhi fare” apo “i gjati”, por duhet kolegjialitet më i madh brenda partisë në vendimet e rëndësishme. Ne mund të ndërrojmë sa të duam sisteme zgjedhore, por po nuk u demokratizuan partitë nga brenda, nuk do të ketë ndryshim të politikës dhe është e kotë të kërkojmë demokraci në qeverisje. Sa kohë partitë nuk do të demokratizohen në mënyrën si marrin vendimet dhe njishi bën ligjin, nëse do të ndodhte tek ne ajo që ndodhi në Britani, do të ishte e sigurt që kjo do të çonte në anatemimin dhe largimin e deputetëve rebelë dhe jo që qeveria, lidershipi apo “i madhi” të ndërronin qëndrim. Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë. Ndaj kjo që ndodhi në Britani është shumë larg. Jo në kilometra por në vite.  Nuk vazhdohet më kështu! Le ta ndryshojmë të gjithë bashkë!,”-shkruan ai .

SHKRIMI I PLOTË:

Demokraci e largët

Në Britani, një grup deputetësh rebelë të Partisë Konservatore në qeveri kundërshtuan  para disa muajsh planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta. Ata kërcënuan me një votim në parlament për këtë çështje kundër qeverisë së vet. Deputetët rebelë përfshinin katër ish-ministra britanikë dhe drejtuesit e tetë komisioneve të rëndësishme parlamentare. Pra këta rebelët kundër qeverisë së vet ishin figura më këllqe në partinë në pushtet. Ky fakt bëri lajm në Britani. Por për ne lajm do të ishte diçka tjetër: rebelimi brenda partisë në pushtet ndaj lidershipit. Apo thjesht rebelimi brenda partisë. Ky rebelim në Britani nuk sjell si pasojë largimin e deputetëve rebelë, por ka më shumë shanse që lidershipi të ndryshojë politikën e tij. Pra atje nuk mjafton çfarë mendon “i pari”, “i madhi fare” apo “i gjati”, por duhet kolegjialitet më i madh brenda partisë në vendimet e rëndësishme. Ne mund të ndërrojmë sa të duam sisteme zgjedhore, por po nuk u demokratizuan partitë nga brenda, nuk do të ketë ndryshim të politikës dhe është e kotë të kërkojmë demokraci në qeverisje. Nëse të prishet motori i makinës nga karburanti mos ndërro makinën, por kompaninë e karburantit. Sa kohë partitë nuk do të demokratizohen në mënyrën si marrin vendimet dhe njishi bën ligjin, nëse do të ndodhte tek ne ajo që ndodhi në Britani, do të ishte e sigurt që kjo do të çonte në anatemimin dhe largimin e deputetëve rebelë dhe jo që qeveria, lidershipi apo “i madhi” të ndërronin qëndrim. Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë. Ndaj kjo që ndodhi në Britani është shumë larg. Jo në kilometra por në vite. 8 dhjetori po vjen sërish për të na kujtuar që “diku u ngatërruam dhe shtegu na çoi teposhtë”.  Nuk vazhdohet më kështu! Le ta ndryshojmë të gjithë bashkë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet