Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Socialistët do të mblidhen çdo javë deri më 25 prill/ Balla jep detaje: Çdo qytetar do të na vlerësojë përmes një kan
9 Shtator 2020, 09:14Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se Partia Socialiste do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve çdo javë, deri më 25 prill, ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Balla shtoi se Partia Socialiste do të ngrejë gjithashtu një kanal, nga ku qytetarët do të vlerësojnë performancën e çdo deputeti apo ministri. Përpara gazetarëve, pas mbledhjes me drejtuesit politikë në qarqe, Balla u shpreh se sot i kanë dorëzuar kryeministrit edhe një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët.
“Interesimi juaj dhe i qytetarëve është pa dyshim këtu ku është e sotmja dhe e ardhmja. Së pari dua t’ju them se ky takim i përjavshëm do të vijojë deri më 25 prill. Diskutuam mbi çështjet organizative. I dorëzuam kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët. Diskutuam për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo deputeti dhe çdo ministri. Ky kanal do të jetë i dedikuar për kontributin e çdo qytetari. Janë ata që e vlerësojnë dhe kontribuojnë në përmirësimin tonë. E mirëpresim,”– u shpreh Balla.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin “Për shtetësinë”. Mësohet se dekreti i Presidentit është rrëzuar me shu...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë. Burime brenda sel...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot kryengritjen e Postribës, ngjarje kjo që ndodhi në shtator të 1946. Nëpërmjet një posti...
Politike 9 Shtator 2020, 06:59
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...
TIRANE- Jozefina Topalli në një intervistë për “Vizion Plus”, deklaroi se nuk do t’i pranojë asnjëherë truket politike që përdor lidershipi i opozitës.Ajo u shp...
TIRANË– Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ftuar në “OraNeës” ka hedhur akuza të rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama.Në fjalën e tij, Paloka u shpreh se Rama ...
ATHINË– Mediat greke kanë analizuar situatën në vendin tonë pas kërkesës së bërë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Në një artikull të publikuar nga “Is...