LIVE UPDATES
Politike

Socialistët e vjetër vajtojnë Kongresin, Gjika e Duka: Na fshinë, s’kërkuam poste, Rama bëri hatanë me njerëzit e Sali

24 Mars 2019, 18:35 Nga DOSJA
Socialistët e vjetër vajtojnë Kongresin, Gjika e Duka: Na

TIRANE- Pas përfundimit të Kongresit të Partisë, mëritë po bëhen publike nga të gjithë socialistët e vjetër që nuk ishin të ftuar në Kongres. Spikati mungesa e Arta Dades, Shpëtim Gjikës apo Arben Dukës, këta të dy të fundit nuk kanë pa përgjigjie lidershipin e PS.

Arben Duka, i njohur për bejtet e botuara në gazetën Dita, si një nga socialistët më pro Rama ka “shpërthyer” sot me anë të një tjetër bejteje që është botuar tek kjo gazetë.
Duka thotë se nuk u ftua në Kongres, megjithëse ishte një nga socialistët që punoi fort që PS dhe Rama të vinin në pushtet.

Pas tij, një replikë i ka ardhur nga ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i cili përgjigjien Dukës dhe Ramës ua ka kthyer në vargje. Duka, nip i bejtexhiut të famshëm Xhebro Gjika e bën sot publik këtë talent, ku me nota të forta ironie thumbon Ramën pse nuk u ftua në Kongres.

Poezia e plotë e Arben Dukës

Se ç’u mblodh Kongresi.

qe një lajm për ne,

mjeri unë i mjeri,

që s’isha atje!

 

Që s’isha atje,

se s’kisha një ftesë,

gjithë ne veteranëve,

na kanë fshirë me fshesë!

 

Unë kam qenë dikur,

socialist i parë,

Një ng’ata që Ramën,

e bëmë Kryetar!

 

Bashkë me Koço Danajn,

malin e patundur,

Ramës konkurrimin,

ia bëmë të mundur!

 

Një libër për Ramën,

fiks atë ditë qita,

edhe treqind kopje,

në Kongres i shita!

 

Edhe libri im,

fitues e nxori,

Rama për çudi,

treqind vota mori!

 

Një mesazh të Koços,

e ruaj dhe sot:

“De-o Arben Duka,

një libër një votë!”

 

Ky po bën humor,

thoni sigurisht,

por unë ju betohem:

“Flas shumë seriozisht!”

 

Më ka shkruar Rama:

“Je shumë burrë i mirë,

dhe nesër të pres,

për kafe në zyrë!

 

Po unë nuk i shkova,

për kafe në zyrë,

atë mavro kafe,

kurrë s’e kemi pirë!

 

Kurrë ndonjë post,

s’i kërkova unë,

po për Socialisten,

kam punuar shumë!

 

Që nga ditë e parë,

unë dhe staf i DITËS,

për Partinë e Ramës,

u bëmë rrufepritës!

 

“Dita” vetëm “Dita”,

gjithë vendin e tundi,

një gazetë e vetme,

gjithë mediat i mundi!

 

I mundi të gjithë,

në të gjitha planet,

jo vetëm gazetat,

por edhe ekranet!.

 

Fare pa trokitur,

derë më derë shkuam,

Populli na do,

Ne popullin duam!

 

Si ca shërbëtorë,

ndofta na menduan,

ndaj u çakërdisën,

kur i denoncuam!

 

Ishim ne të parët,

ashtu “shërbëtorë”,

që Ramën e kapëm,

me preshin në dorë!

 

Të parët i thamë,

neve derëziut,

se po bën hatanë,

me njerzit e Saliut?!

 

Të thamë po ushqen,

Salën kriminel,

se në çdo aferë,

Bashkim Ulaj del!

 

“Do të hedh në Lanë!”,

Sala ka bërë benë,

e prapë milionat,

prej teje i venë!

 

S’ju kam tradhtuar,

thua sot aty,

po kjo punë e Ulajt,

s’quhet tradhti?!

 

Ka në fjalën tënde,

shumë demagogji,

bust i Mit’hat Frashrit,

a s’është tradhti?!

 

Ridvanin në Bankë,

e dërgove ti,

kjo punë e Bodes,

a s’është tradhti?!

 

Sot nuk është dita,

por një tjetër hera,

do të numërojmë,

tradhti të tjera!

 

Meqë sot po hiqesh,

burrë i idealit,

si i heq Stadiumit,

emrin e Qemalit!

 

Me një Qemal Stafa,

djali legjendar,

çdo shtet e çdo komb,

do ndihej krenar!

 

Të kishin Qemalë,

vendet perëndimore,

do t’i kishin bërë,

qindra përmendore!

 

Duket se ke bërë,

ti një pakt me Djallin,

të ngresh Mit’hat Frashërin,

të ulësh Qemalin!

 

Ne s’na ke armiq,

sot e gjithë jetën,

por problem të madh,

kemi të vërtetën!

 

Neve kot së koti,

asnjeri nuk ngasim,

po s’thamë të vërtetën,

nga marazi plasim!.

 

Mos mendo se tënden,

e ke gjithë kopenë,

më të shumtit rrinë,

se s’kanë ku të venë!

 

Dhe pa ty PS-ja,

ka qenë forcë e parë,

ti Lulit dhe Monës,

ngriju lapidarë!

 

Populli e sheh,

atë qenëri,

nuk di ku të shkojë,

ndaj dhe vjen aty!

 

Mos u mburrni shumë,

në Kongres tani,

se nuk kemi parë,

ndonjë mrekulli!

 

Më të shumtit punës,

haberin s’ja dinë,

këtu përjashtoj,

sot  Erion Velinë!

 

Ai meriton,

fjalët më të mira,

sepse në Tiranë,

ka bërë mrekullira!

 

E fiton Tiranën,

për herën e dytë,

në fushatë zgjedhore,

ka kthyer çdo ditë!

 

Erioni ja vlen,

më të mirë nuk presim,

ndaj ne fuqimisht,

Atë do mbështesim!

 

Po punë të mbarë,

paçi në Kongres,

edhe pse për mua,

s’gjetët dot një ftesé!?

Postimi i plotë i Shpëtim Gjikës: 

Arben Dukës miqësisht me vargjet e mia modeste !

Tung o Arben Duka
Më bëre të llois
Se aq mirë sa ty 
Fjalët s’i radhis

Tani pas Kongresit
Ndonjë llaf ta themi
Se ne veteranët
Vetëm fjalën kemi

Për ne veteranët
Mbase mirë do ishte
Jo në presidium
Të paktën një karrige

Pa shumë pretendime
Nuk donim kolltuk
Vetëm të dëgjonim
Se jemi të urtë

Nuk bëhej qameti
Vetëm për një ftesë
Që dhe veteranët 
Të ishin në Kongres

Të ishin si fasadë
O ti Arben Duk’
Jo për të llafosur
Thjesht sa për fejsbuk’

Shpresoj o miku im
Në se jemi gjallë
Në Kongresin tjetër 
Të jemi në ballë

Tani s’kemi nge për llafe
Kemi një fushatë
Socialistët punë
Rilindasit gallatë

Puna do vazhdojë
Të rinj e veteranë
Të fitojmë zgjedhjet
Nga Vlora në Tiranë

Dhe pasi të fitojmë
Me punë ditë e natë
Të dyve do na thonë
Keni grirë sallatë

Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019!

Ditën e djeshme, Partia Socialiste mblodhi Kongresin, që zgjati plot 8 orë. Në këtë Kongres u konfirmua kandidatura e Erion Veliajt në Tiranë dhe 6 emra të tjerë si kandidatë të PS në rrethe. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i 23 marsit kongresi i ps kongresi i 23 marsit kongresi i ps

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë