Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Socialistët luftë “të fortëve”, kryebashkiaku i Beratit tregon muskujt…me delet e qytetit
25 Gusht 2019, 14:16Nga DOSJA
BERAT- Këmborët e bagëtive nuk do të dëgjohen më në brigjet e lumit Osum pranë urës së Goricës. Kryetari i ri bashkisë, Ervin Demo i ka shpallur luftë qytetarëve të Beratit që mbarështojnë bagëti të imta dhe kullosin tufat e tyre pranë zonës së banuar.
“Pas fazës së njoftimeve, grupi i punës ka vendosur sanksionet e para ndaj atyre që vazhdonin të pashqetësuar të mbanin dhe kullosnin bagëtitë e tyre brenda në qytet,” deklaroi Demo nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook. “Nuk janë fjalë, nuk është aksion, është vendosmëri për një pamje të denjë urbane të Beratit,” shtoi ai, duke e shoqëruar postimin me një ‘emotikonë’ muskujsh.
Bashkë me njoftimin kryetari i baskisë Berat ka postuar edhe një fletë gjobe me vlerë 20 mijë lekë, sanksion i dhënë kundër një qytetari për mbarështim të bagëtive në zonë të banuar.
Sanksionet e vendosura nga bashkia mbështeten në vendimin e Këshillit Bashkiak, nr.11, i datës 20 janar 2016, për miratimin e shkeljeve që përbëjnë kundravajtje administrative.
Sipas gërmës ‘g’ të këtij vendimi, në territorin e bashkisë Berat ndalohet mbajtja në ambiente publike ose private e bagëtive, gjedh ose të imta, shpendëve, lepujve dhe bletëve. Çdo konstatim përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë 20 mijë lekë.
I njëjti vendim ndalon dhe mbajtjen e kafshëve shtëpiake të paresgjistruara dhe çdo kundravajtje e ndëshkon me 10 mijë lekë gjobë. Ndërsa për ato që i quan ‘kafshë luksi’ si qen dhe ari, bashkia e Beratit ndalon mbajtjen dhe lëvizjen e tyre në hapësirat publike pa masa mbrojtëse.
Edhe pse masat mbrojtëse për qentë mund të imagjinohen, vendimi nuk e bën shumë të qartë se çfarë masash mbrojtëse duhet të marrin beratasit kur t’i shëtisin ‘arinjtë’ e tyre nëpër kalldrëmet e qytetit.
Ndërkohë, pas bagëtive Demo ka paralajmëruar se së shpejti do sjellë zgjidhjen e duhur edhe për qentë e rrugës.
TIRANË- Fundjava e ka kapur në ethe qeverinë socialiste. Publikimi i faturave të luksit që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shpenzuar për hotele në...
TIRANË- Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2017.Për dy vite ajo arriti të shndërrohej në ministren e skandalev...
TIRANË- Luksi i shfrenuar i qeveritarëve nuk ka fund. Pas udhëtimeve të luksit të Etilda Gjonajt, të tjera shpenzime marramendëse nga eksponent të ndryshëm...
TIRANË- Rëndohet edhe më skandali me shpenzimet e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ministrja shpenzoi 700 euro për një natë në një hotel, ...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, vijon ende luftën me artistët për Teatrin e ri Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Rama ka publikuar një mendim të Genc Fug...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar sot Edi Ramën se ky i fundit ka mashtruar kur ka thënë “se kurrë si Kryeministër nuk do ...
TIRANË- Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me drejtësinë e re. Shum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku ka hedhur akuza të reja mbi kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun.Në një ...
TIRANË- Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë është vënë në qendër të sulmeve pas publikimit të disa faturave që tregonin shpenzimet e luksit të saj.Na fat...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin e botuar në mediat greke se ai ndodhet në Greqi, dhe ka konsumuar një drekë në një restorant në Trikala.Në dy...