Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mbledhje, diskutime dhe vendime! Kjo është kryefjala e socialistëve para çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. E hëna për socialistët ka nisur me mbledhje mes grupit parlamentar dhe drejtuesve politikë në qarqe.
Në takimin e pasdites, pas dy orësh diskutime, në vend të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, koordinator është caktuar drejtori i OSSHE-së, Ardian Çela. Pasi kryesocialisti Edi Rama e mori vetë përkohësisht detyrën, zgjodhi që t’ja delegojë sot Çelës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky i fundit gjatë 2 orëve takim i ka dorëzuar numrit një të qeverisë dosjen me problematika të qytetit bregdetar. Gjithaashtu bëhet me dije se përveç Çelës, edhe të gjithë të dërguarit e tjerë në qarqe kanë nxjerrë konkluzione për punën e bërë dhe “pikat e dobëta”, ndërsa Rama ka kërkuar prej tyre më shumë vëmendje ndaj shërbimeve të qytetarëve, ndërsa ka paralajmëruar shkarkime për “dembelët”.
Ndërsa në mbledhjen e zhvilluar paradite, e cila nisi që në orën 10:00 në fokus të diskutimit, burime për Dosja.al thanë se ishte drafti i Partisë Socialiste, që u prezantua të premten në Këshillin Politik, organizimi i Asamblesë, por edhe llogaridhënia në lidhje me aktivizimin e strukturave në rrethe për objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Në dalje të mbledhjes, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla bëri me dije se PS nuk tërhiqet nga drafti i dorëzuar ditën e premte, dhe shtoi se formula e propozuar është frymëzuar nga Austria, Kroacia, Belgjika dhe vendet skandinaave. I pyetur nga gazetarët për mbledhjen e Asamblesë, Balla tha se asambleja do të mblidhet në javët në vijim, por nuk dha një datë konkrete.
Kryeministri Rama ka mbledhur edhe dy herë të tjera socialistët në seli. Ai ka kërkuar që objektivi për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill të vitit të ardhshëm, janë 80 mandate. Kryeministri u ka lënë porosi drejtuesve të qarqeve që të dalin për fushatë dhe të kenë si prioritet komunikimin me qytetarët. Nga raportimet e bëra deri më tani, qarqet në Veri të Shqipërisë kanë rezultuar më shumë problematikë. Një tjetër porosi e Ramës ka qenë edhe ‘hetimi’ i Opozitës, për mënyrën se si do të angazhohet në fushatë.
Drejtuesit politikë në qarqe janë:
TIRANË- Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Ervin Bushati
DURRËS- Kryeministri Edi Rama (përkohësisht)
ELBASAN- Taulant Balla
FIER- Gramoz Ruçi
BERAT- Blendi Klosi
KORÇË- Niko Peleshi
VLORË- Damian Gjiknuri
GJIROKASTËR- Bledi Çuçi
LEZHË- Lindita Nikolla
DIBËR- Olta Xhaçka
KUKËS- Safet Gjici
SHKODËR– Ilir Beqaj
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme drejtuesit socialistë të qarqeve. Takimi, i cili po mbahet në selinë rozë ka në fokus zgjedh...
TIRANE– Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi “listat e hapura” që janë pjesë ...
BERAT- Prej kohësh është premtuar se do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në vend mirëpo më në fund erdhi dita që të thuhen se kur do rriten dhe mbi të...
TIRANË– Më shumë sesa rrëzimi i dekretit të presidentit Ilir Meta për ligjin për pasuritë e paluajtshme, ajo që u vu sot më shumë re në Komisionin e Ligjev...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka paraprirë Presidentit Ilir Meta, i cili i premtoi vogëlushes Denisa, e cila qante se nuk shkonte dot në shkollë, pasi nu...
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” në Berat ku mori pjesë në inspektimin e punimeve në landfillin e qytetit, por edhe në disa vepra të tjera me rën...
TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se janë tri Oligarkë që vendosin sot për shqiptarët, dhe ata janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe President...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në inspektimin e vend depozitimit të ri të mbetjeve në qarkun e Beratit, që është zona përgjegjëse për mbetjet e Di...