LIVE UPDATES
Politike

Socialistët vënë në shenjestër sistemin e drejtësisë në prag të zgjedhjeve

29 Shtator 2020, 05:37 Nga DOSJA
Socialistët vënë në shenjestër sistemin e

Një seri propozimesh për ndryshime ligjore të deputetëve të maxhorancës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë duket se synojnë të dobësojnë sistemin e drejtësisë në raport me hetimin e krimeve zgjedhore, duke lehtësuar hetimin administrativ të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor apo promovimin e tyre si dhe duke e kufizuar hetimin e krimeve zgjedhore vetëm në duart e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme- pikë kjo që bie ndesh me një nga shtyllat më të rëndësishme të reformës në drejtësi, autonomisë së prokurorëve në kryerjen e hetimeve.

Propozimet e publikuara në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë vijnë nga deputetët Alket Hyseni, Klotilda Bushka e Adnor Shameti dhe shënjestrojnë për të ndryshuar Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale si dhe ligjet për statusin e magjistratëve dhe atë për funksionimin e prokurorisë.

Shënjestra Kolegji Zgjedhor

Shqipëria ndërtoi një trupë gjyqësore të posaçme për zgjedhjet përmes një marrëveshjeje politike të vitit 2003. Në atë kohë, vendi erdhi nga trauma e zgjedhjeve të vitit 2001, kur Gjykata Kushtetuese, deri në atë kohë institucioni përgjegjës për hetimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore, rishpërndau 30% të mandateve të kuvendit në atë që raporti final i OSBE-së për zgjedhet i cilësoi si zbatim jokonsistent i ligjit dhe demonstrim i një farë favorizimi për partinë në pushtet (Partinë Socialiste).

Për të zgjidhur problemin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte në atë kohë një institucion me anëtarë të zgjedhur politikisht nga parlamenti, u ra dakord që çështjet zgjedhore të trajtohen nga një trupë e posaçme gjyqtarësh të përzgjedhur nga gjykatat e apelit, me shpresë se kjo do të garantonte profesionalizmin. Si garanci për të mbrojtur gjyqtarët e kolegjit zgjedhor nga ndikimi politik, u përcaktua që këta gjyqtarë të mos mund të viheshin nën hetim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një institucion i drejtuar në atë kohë nga Presidenti i Republikës, si dhe të mos mund të promovoheshin në pozicione më të larta për një periudhë katëvjeçare pas mbarimit të mandatit si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor.

Cilësia e vendimeve të marra nga Kolegji Zgjedhor që nga viti 2003 deri më sot mbetet e diskutueshme, por parimet mbi të cilat janë zgjedhur anëtarët e kolegjit dhe garancitë në dispozicion të tyre nuk janë vënë kurrë në diskutim. Së paku, deri pak ditë më parë, kur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni i dërgoi një letër Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkoi njëkohësisht heqjen e imunitetit nga hetimi zgjedhor dhe heqjen e kufizimit për promovim të anëtarëve të Kolegjit.

Propozimi i Gjonajt është kundërshtuar nga Ivi Kaso i Partisë Demokratike në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, duke e konsideruar këtë në shkelje të marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi me short anëtarët e rinj të kolegjit zgjedhor, gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Asim Vokshi, Alma Kolgjoka, Edlira Pjetri, Emona Muçi dhe Esmeralda Çeka. Që të gjithë kanë kaluar me sukses procesin e vetingut, por sipas Gjonajt, imuniteti i tyre ndaj hetimeve administrative bie ndesh me kushtetutën, ndërsa ndalimi i promovimit të tyre pengon funksionimin e Gjykatës së Lartë, pasi tre prej tyre janë kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Por ndërsa kërkesa e Gjonajt nuk është materializuar ende në propozime për ndryshime ligjore, deputetët e tjerë socialistë kanë qenë të zënë me propozimet e veta.

Arben Kraja, përgjegjës “personal” për krimet zgjedhore

Propozimi i parë i socialistëve i firmosur nga deputeti Adnor Shameti, i cili kërkon që dy nene të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, 328 dhe 328/b, të cilët dënojnë krime zgjedhore, t’i kalojnë në përgjegjësi Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, njohur nga akronimet SPAK.

Propozimi i Shametit [Link] nuk është i vetmi ndryshim i propozuar. Deputeti tjetër socialist, Alket Hyseni, ka dorëzuar në kuvend një propozim të dytë që duket se shënjestron të njëjtën gjë me Shametin, por në një drejtim tjetër.

Hyseni ka kërkuar një ndryshim në ligjin për funksionimin e prokurorisë, i cili u ribë si pjesë e reformës në drejtësi, ku kërkon që për krimet zgjedhore, të jetë drejtuesi i SPAK, personi i vetëm përgjegjës për drejtimin e hetimeve. Me pak fjalë, ndërsa Shameti ka kërkuar që veprat penale të zgjedhjeve “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik për zgjedhje”, t’i kalojnë SPAK, Hyseni kërkon që hetimet për këto çështje të drejtohen nga kreu i Prokurorisë së Posaçme.  [Link propozimi i Hysenit]

Propozimi thotë se në detyrat e Drejtuesit të Prokurorisë të përshkruara në nenin 43, shtohet edhe një detyrë tjetër me këtë përmbajtje: “drejton dhe përgjigjet për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të cilat janë kompetencë e prokurorisë që drejton.”

SPAK u bë objekt kritikash së fundmi, kur nga dosja famëkeqe 339 që lidhet me krimet e shumta zgjedhore në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2017, urdhëroi arrestimin e disa komisionerëve zgjedhorë në fshatrat e Shijakut, mes të cilëve, edhe dy komisionerë që kishin vdekur prej dy vjetëve.

Propozimi i Hysenit duket se bie ndesh me frymën e të gjithë reformës në drejtësi, e cila synoi që të shkëpusë varësinë e prokurorëve përmes reduktimit të funksionit të drejtuesit të prokurorisë në rolin e administratorit dhe në rritjen e lirisë së prokurorëve duke sanksionuar që prokurorët duhet të kenë autonominë e nevojshme vendimmarrëse dhe kërkon që prokuroria të jetë një institucion i decentralizuar dhe jo i centralizuar, siç ishte para reformës në drejtësi.

Në propozimin e tij, Hyseni kërkon gjithashtu në emër të transparencës dhe llogaridhënies, që Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme t’i raportojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi gjithçka që lidhet me hetimet për krime zgjedhore, përfshirë emrat e personave nën hetim, kurdo që KQZ kërkon informacion.

Amendamenti “Bushka”

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka kanë bërë një propozim tjetër që lidhet me zgjedhjet dhe krimet zgjedhore. Propozimi i saj kërkon ndryshime në ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku kërkon që hetimet apo gjykimet që lidhen me zgjedhjet, të bëhen pjesë e vlerësimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bushka thotë në relacion se “projekligji parashikon krijimin e një mekanizmi për rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së magjistratëve, që bëjnë pjesë në sistemin e drejtësisë, në raport me veprat penale që kryhen në fushën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.”

Ndryshimi targeton mënyrën se si një magjistrat vlerësohet. Sipas ligjit, ai vlerësohet bazuar në të dhëna të ndryshme administrative, por jo për çështje konkrete.

Propozimi i Bushkës thotë se dosjet e hetimit ose, sipas rastit, te gjykimit për krimet që prekin zgjedhjet e lira duhet të jenë detyrimisht burim për vlerësimin e magjistratit. Propozimi i Bushkës përfshin edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, pasi dosjet e krimeve “të cilat janë hetuar nën drejtimin e tij,” duhet të bëhen pjesë e vlerësimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të.

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sistemi i drejtësisë edi rama sistemi i drejtësisë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet