Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
‘Berisha ‘luftë’ në PD, shqyhen dyert e blinduara, ndërhyn Policia/ PD: Ai do gjak!
8 Janar 2022, 06:14Nga DOSJA
TIRANË– Gjak, gaz lotësjellës, dhunë e disa të plagosur! Kjo ishte pamje e protestës në selinë e Partisë Demokratike ku mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shqyer dyert e blinduara nga kryedemokrati Lulzim Basha duke u futur në disa prej korridoreve të godinës. Por janë pritur me gazlotsjellës, metodë që Policia e Shtetit është distancuar menjëherë. Ndërkohë që demokratët të tjerë janë ngjitur me shkallë nëpër ballkonet e godinës, por janë dhunuar me shkopinj druri nga persona që kanë dalë prej dritareve nga brenda godinës, duke lënduar në kokë një prej tyre.
Por kur disa dyer të blinduara ku shqyen nga protestuesit, zyrarisht PD-ja kërkoi ndihmë nga Policia e Shtetit me pretendimin se Berisha po rrezikonte jetën e qytetarëve. Brenda disa minutave, Policia e Shtetit, RENEA-t dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë me urgjencë me ujë dhe gjithashtu gazlotësjellës duke shpërndarë turmën, duke nisur edhe shoqërimet e para. Pas shpërndarjes së protestuesëve, drejtuesi i Policisë së Tiranës, bëri me dije për mediat se ndërhynë në momentin kur rrezikoheshin jetët e qytetarëve ndërsa theksoi se nga drejtuesit e opozitës kishin marrë telefonata duke kërkuar ndërhyrjen me ngulm.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Berisha pretendon se protesta nuk ka përfunduar, e se kjo sipas tij është faqja e parë e historisë, ndërkohë që nuk ngurroi për të akuzuar kryedemokratin se ishte ai që kishte dhunuar demokratët. Por edhe pse protesta duhet të niste në mesditë, kaosi brenda oborrit nisi para orës 12:00, me sekretarin e PD-së, Roland Bejko, i cili gjithashtu u dhunua nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha teksa tentonte që të futej sot në godinë.
Pamjet e regjistruara nga selia blu kanë shqetësuar edhe diplomatët e huaj në vendin tonë. Ambasada Amerikane në Shqipëri, delegacioni i BE, ambasadori amerikan dhe vetë presidenti Ilir Meta kanë kërkuar qetësim të situatës dhe shmangien e dhunës. Yuri Kim e ka bërë të qartë që shkaktarët e dhunës, do të mbahen përgjegjës.
Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike? Si arriti situata deri në këtë pikë?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.
TIRANË– Protesta e demokratëve u shndërrua në një tubim të dhunshëm që në momentet e para që mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën para selisë blu....
TIRANË– Drejtori i policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, deklaroi se morën një telefonatë nga drejtuesit e Partisë Demokratike pasi ishin në rrezik ...
TIRANË– Një tjetër foto e rëndë është bërë publike nga protesta e sotme që u zhvillua në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike.Në pamj...
TIRANË– Këto janë pamjet që vijnë nga ambientet e brendshme të selisë së Partisë Demokratike. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë thye...
TIRANE– Selia e Partisë Demokratike tashmë është në duart e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Qindra demokratë shqyen dyert e blinduara të P...
TIRANË– Kryetari i grupseksionit të PD në Kombinat, Alban Hoxha ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar nga persona brenda godinës së ...
TIRANË– Reperi, Arkimed Lusha, i njohur si Stresi është arrestuar nga policia e shtetit. Ai është shoqëruar nga efektivët pasi dyshohet për pjesmarrj...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se kanë ndërhyrë në godinën e Partisë Demokratike. Me anë të një reagimi zyrtar, PD u bën thirrje organizat...
TIRANË– Policia e shtetit është futur në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Ata kanë ardhur në ndihmë pas kërkesës së Partisë Demokratike. Po...