Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Sot ditëlindja e Ernest Koliqit, bashkëthemeluesi i tregimit modern shqiptar
20 Maj 2020, 11:58Nga DOSJA
TIRANË– Më 20 maj të vitit 1903 lindi në Shkodër, Ernest Koliqi, mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar, ndërkohë si Ministër Arsimi ka meritën për dërgimin e 200 mësuesve në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
Koliqi i përkiste shkolle italiane të formimit letrar. Ishte themelues dhe drejtues i tri revistave kulturore: “Ora e maleve”, “Shkëndija” dhe “Shêjzat”. Ai ushtroi edhe profesionin e mësuesit dhe profesorit më shumë se tridhjetë vjet në Padovë dhe Romë të Italisë.
Kontributi i Koliqit në fushën e kritikës letrare dhe të historisë së letërsisë është i lidhur me emrin si titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Romë, me themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940 në Tiranë, dhe me shndërrimin e katedrës së gjuhës dhe letërsisë në “Institutin e Studimeve Shqiptare” në Romë.
Me një veprimtari të shkurtër në politikë si Ministër i Arsimit, Koliqi iu përkushtua zgjerimit dhe përhapjes së shkollave shqipe në trevat shqiptare dhe botimeve të shumta në shqip. Veprat e tij më të njohura janë: “Kushtrimi i Skanderbegut”, “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Pasqyrat e Narcizit”, “Kangjelat e Rilindjes”
Më 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. Ndërprerja e vetme disi e gjatë qe kur u emërua ministër Arsimi në vitet 1939-’41.
Koliqi vdiq në Romë më 15 janar 1975.
Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI- “Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto dit...
TIRANË– Këngëtarja e Enca Haxhia është një ndër personazhet e njohur që njihet për ekspozimin e trupit dhe veshjet ekstravagante duke nxjerr në pah edhe hi...
TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, pasi shumë këngë të saj ndër vite...
SHBA– Regjisori i mirënjohur Luca Guadagnino ka marrë përsipër versionin e ri të “Njeriut me shenjë”. Sipas mediave të huaja mësohet se skenari është shkruar ng...
TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj është shumë aktiv në rrjetet sociale ka ku ndan herë pas here momente të ndryshme të jo vetëm nga puna ...
SHBA-Kejvina Kthella ka shtruar peshë gjatë karantinës. Ka qenë vetë modelja, e cila në rrjetet sociale ka publikuar një foto, me të cilën na tregon se peshon p...
TIRANË- Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së pranë Arkivit Qëndror të Shtetit që i përkasin periudhës...
DashiDielli, Venusi dhe Mërkuri do të kenë ndikim mjaft të favorshëm në shenjën tuaj. Mjaft pozitive shihen edhe projektet në çift. Ndërkohë mund të ndod...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka qënë sot në Kryeministri, ku edhe ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë, Edi Ramën.Ajo që...
TIRANE– Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 46-të. Politikania është surprizuar në shtëpinë e saj me lule të dhurua...