LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi i Shqipërisë! Katër institucione raportojnë para ligjvënësve, rrëzohet dekreti i Metës, Shehu raporton shkeljet

24 Qershor 2021, 06:35 Nga DOSJA
Kuvendi i Shqipërisë! Katër institucione raportojnë para

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes drejtuesve të tyre kanë raportuar punën e një viti para deputetëve.  Në nisje të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar ka kërkuar që sot të shtohet në rendin e ditës për tu shqyrtuar edhe projekt-vendimi për krijimin e Komisionit me 12 anëtarë që do të përzgjedhë kandidatët për anëtarë zëvendësues për komisionerë në KPK dhe Komisioner Publik.

Fillimisht ka raportuar kreu i KLSH-së Arben Shehu. Ai ka raportuar punën 1-vjeçare në institucionin që ai drejton. Nga foltorja e Kuvendit, Shehu foli për shkeljet dhe për efektet negative e dëmin ekonomik. Kreu i KLSH-së tha ndër të tjera se shkeljet me pasojë dëm ekonomik llogaritet të jenë afërsisht 2.2 miliardë lekë.

Pas KLSH, në Kuvend raportoi Kryetarja e ILDKPKI, e cila paraqiti në Kuvend raportin për 2020, ku tha se gjatë këtij viti gjatë inspektimit të zyrtarëve të nivelit të lartë janë referuar 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba. Bashari tha ndër të tjera se ky institucion do të punojë në forcimin e rolit institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizuara por dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Gjatë seancës plenare është komentuar edhe vendimi i Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku deputeti Myslim Murrizi fajësoi vendin tonë, dhe jo Bullgarinë. Murrizi tha nga foltorja se faji nuk është i Bullgarisë, por ata e kanë kuptuar që Shqipëria nuk po shkëptutet dot nga e kaluara komuniste. Deklaratës së Murrizit iu përgjigj Balla, i cili përsëriti se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e familjes europiane. Po ashtu, Balla foli edhe për raportimin e KLSH dhe ILDKPKI, ku tha se mazhoranca është përgatitur për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies dhe bashkëpunimin me SPAK.

Kuvendi miratoi në seancën e sotme disa projektrezoluta, projektligje dhe rrëzoi një dekret të Presidentit të Republikës.

Cilat ishin ato?

-Me 88 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2020”.

-Me 89 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim, Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2020”.

-Me 84 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim, Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2020”.

-Me 86 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenim, Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”.

-Me 89 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, Projektligjin “Për të huajt”.

-Me 83 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim, Projektligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”.

-Me 83 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim, Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” të ndryshuar””.

-Me 87 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim, Projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”.

-Me 91 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”.

-Me 91 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Transport i qëndrueshëm në Tiranë (DKTI)”.

-Kuvendi rrëzoi me 11 vota pro, 81 kundër dhe 5 abstenim, Dekretin nr. 13.103, datë 11.06.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 65/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. Kuvendi miratoi me 86 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, Projektvendimiin “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik”.

(F.m;kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 24 qershor 2021 kuvendi i shqiperise seanca plenare 24 qershor 2021

Sondazh

Poll
Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë