Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar tetë dekretet e presidentit Ilir Meta, ku përfshihen shtatë që vetë kreu i shtetit ktheu për shqyrtim dhe atë për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Disa nga dekretet që u rrëzuan nga shumica socialiste ishin: ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat, etj.
Gjatë seancës, e cila nisi që prej orës 10:00, ka pasur edhe debate të shumta duke nisur që nga ato për Reformën Zgjedhore, deri tek aludimet për një marrëveshje të mundshme për zgjidhjen e krizës politike.
Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se kryeministri Edi Rama është pranë një pazari për zgjidhjen e krizës politike dhe për këtë arsye socialistët janë të lumtur. Balla dhe Murrizi kanë debatuar lidhur me Reformën Zgjedhore, ku socialisti premtoi se ajo do të miratohet edhe nëse nuk pranohen nga opozita.
Socialistja tjetër, Elisa Spiropali risolli në Kuvend çëshjen e shkarkimit të presidentit. Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës dhe se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.
Ndryshe nga të gjithë ishte ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka kritikuar sot në Kuvend qeverinë socialiste. Bushati foli edhe për gjendjen ku janë shqiptarët sot duke theksuar mungesën e një sistemi vlerash.
Gjithashtu gjatë punimeve të sotme, Besnik Dervishi u zgjodh për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, ndërsa Ervin Mete u emërua kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në seancën e sotme mungoi kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Prangë, nga ku edhe do të shkojë në Gjermani për të zhvilluar bisedime lidhur me negociatat për statusin e vendit kandidat në BE.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, komentoi edhe pretencën e dhënë nga Prokuroria për ish-ministrin Saimir Tahiri, që kërkoi 1...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka pasur një debat me Kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka. Të ftuar në emisionin “Repolitix”, dyshja janë p...
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela, është shprehur sot se Presidenti Ilir Meta, donte që të digjej Kuvendi. Ngjela i ftuar në “Repolitix” në Report TV tha se ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Pajtim Serj...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta se kishte informacion që më da...
TIRANË- Pjesëmarrja në Komisionin e Reformës Zgjedhore, si dhe vota për amendimet në Ligjin Elektoral, u vendosën si kusht i panegociueshëm nga të 3 grupet...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë prezantuar ditën e sotme njësinë më të fuqishme që do të shërbejë për të z...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë të enjten dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin për shqyrtim të një ligji për ndryshime në ligjin p...
TIRANË– Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij për mediat ka folur për qetësinë që tregoi ditën e hënë në Komision Hetimor. Meta tha se nuk kishte si të...