Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Sot takohen për tu vrarë! Kur Çela vinte ‘dorën në zjarr’ për Dumanin: Ia njoh e kalamajt!
30 Mars 2022, 09:26Nga DOSJA
TIRANË– Sot takohen vetëm për tu vrarë, por dikur kanë qenë miq. Madje Talo Çela ‘vinte dorën në zjarr’ për Nuredin Dumanin. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Uniko”, Çela rrefet nga arratia dhe mohon përfshirjen e tij në dy atentatet e dyfishta, atë të vëllezëre Haxhia (Viktor dhe Besmir) e tjetrit ku mbetën të vdekur Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza.
Por, përveç vetes së tij, Çela përjashtonte edhe Dumanin nga këto atentate. Ai tregonte e njihte familjarisht dhe se nuk kishte lidhje me atentatet.
“Nuredin Dumanin, jo e njoh, por e njoh të gjithë si shtëpi, edhe kalamajt ia njoh. Kam qëndruar me të vëllanë, Dashin. Ai ka ardhur nga Franca, nuk ka qenë në Shqipëri. Unë po habitem tani se ç’lidhje ka ky,”- tregonte Çela.
Por një ditë më parë, dyshja u takuan në Papër të Elbasanit. Si pasojë e përplasjes me armë, mbetën të dy të plagosur, por fatin që të kapej e kishte Dumani. Ky i fundit ndodhet tek Trauma, ndërsa Çela arriti t’ia mbathte.
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame kërkoi nga të pranishmit që të mos zbulojnë se ku janë zyrat e Kadastrës. Gjatë konferencës p...
TIRANË– Gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit është e qëndrueshme. Mësohet se plumbi që ka marrë pas shpinës i ka prekur mushkëritë duke i vënë në r...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se shteti shqiptar ka një gjyq tjetër në arbitrazh me një kompani që Këshilli i Ministrave i bllokoi akt...
FIER– Jetonte në një pallat me Nuredin Dumanin, por nuk dinte asgjë për të! Saniftarja e pallatit në lagjen ‘Apollonia’ tregon për Syri TV se është tmerru...
FIER– Ky është apartamenti, në katin e katërt të një pallati në lagjen Apollonia në Fier, ku jetonte i shumëkërkuari Nuredin Dumani, që u prangos një natë...