LIVE UPDATES
Art&Argëtim

12 Janar 2020, 08:11 Nga DOSJA

TIRANË- Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës, ish-të dënuarin e burgut të Spaçit i cili pas lirimit në vitin 1985, mundi të arratisej nga Shqipëria dhe pas një qëndrimi në kampin e Llavrosit në Greqi, fitoi azilin politik për në SHBA ku dhe jeton aktualisht. Çfarë thuhet në korrespodëncën e tij në fundin e vitit 1985-së me degën e Amnesty International në Londër, lidhur me ditarin që ai kishte mbajtur gjatë kohës së vuajtjes së dënimin në kampin famëkeq të Spaçit, cilët ishin disa nga të dënuarit që ai kishte njohur aty dhe emrat e policëve që i torturonin ata?! Kush ishte Dilaver Hasa dhe pse pas arratisjes së tij nga Shqipëria dhe qëndrimit për disa vjet në Suedi, ai u rikthye në Shqipëri ku i dënua me 20 vite burg? Çfarë shkruhet në ditarin e Kaso Hoxhës për Dilaverin dhe bisedat që ai bënte me të gjatë kohës që punonin bashkë në minerat e burgut të Spaçit, përse disa shqiptarë të arratisur politik si Kipe Avdiu nga SHBA-ja, Zenel Spahiu nga Franca, Sabri Kodra nga Gjermania, etj., u rithyen në Shqipëri, si e gjeti Kaso Hoxha mërgatën shqiptare politike në SHBA të përçarë nga agjentët e Sigurimit të Shtetit nga Tirana dhe miqësia me shkrimtarin e njohur Bilal Xhaferi, të cilën ai gjeti pa jetë në spital dhe fjala që mbajti në funeralin e tij?!

E nderuara zonja Andersen. Mora letrën tuaj dhe që në fillim po ju siguroj për sa më shkrojtët, se jam i gatshëm për t’ju dhënë materialet faktike dhe ditarin tim nga burgu më i zi mbi globin tonë, 303 Spaç. Kjo është detyra morale e çdo njeriu të ndershëm për të denoncuar para opinionit publik botëror se ç’po ndodh me të vërtetë në Shqipëri dhe cila është fytyra e vërtetë e Socializmit të Enver Hoxhës, i këtij vrarësi të popullit Shqiptar. Unë do t’ju dërgojë menjeherë ditarin tim që me shumë vështirësie kam nxjerrë nga Shqipëria. Do të dëshiroja që ky ditar, të shihte dritën e botimit, kjo nuk është vetëm dëshira ime, por e gjithë shokëve të mi që rrojnë me shpresë në errësirën e përjetëshme të qelive të Spaçit dhe të Burgut të Burrelit, ky është dhe amaneti i shokëve të vrarë nga plumbat e Enver Hoxhës”. Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në letrën e shqiptarit Kaso Hoxha dërguar nga Chicago në fundin e dhjetorit të vitit 1985, zonjës, Melanie Andersen, sekretares së Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Amnesty International) me degë në Londër. Po kush ishte Kaso Hoxha, cila ishte origjina e tij, në ç’rrethana ishte dënuar ai, sa vite vuajti në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, dhe si mundi që të arratisej nga Shqipëria për në Greqi në vitin 1985, ku pas një qëndrimi për disa kohë në kampin e Llavors-it, fitoi azilin politik për në SHBA, ku jeton aktualisht me familjen e tij?! Lidhur me këto dhe shumë e shumë ngjarje të tjera nga historia e dhimbëshme e jetës së tij, që nga fëmijria, puna e jeta e vështirë në fshatin ku ai lindi dhe u rrit në skajin më jugor të vëndit, poezitë e para të shkruara me urrejtje për regjimin, si u zbuluan ato dhe arrestimi i tij, vuajtja e dënimit në burgun e Spaçit, cilët ishin disa nga të burgosurit që ai njohu dhe punoi me ta, lirimi dhe arratisja nga Shqipëria, korrespodenca me organizatën Amnesty International e degës së Londrës, jeta dhe puna në SHBA ku emigrantët politik shqiptar i gjeti të përçarë nga “agjentët e Tiranës”, miqësia e tij me shkrimtarin e njohur Bilal Xhaferin dhe si e gjeti atë pa jetë në spital…?! Për të gjithja këto etj., Kaso Hoxha ka shkruar një libër në katër vëllime, (në dorëshkrim), të cilin ia ka besuar për botim, mikut dhe bashkëvuajtësit të tij, Qani Beqo Sadikut, i konsideruar si një nga heronjtë e qëndresës antikomuniste në burgjet e Shqipërisë së Enver Hoxhës, i cili ia dhuroi ato fillimisht Memorie.al, që do i publikojë pjesë pjesë duke filluar nga ky shkrim

Letra e Amnesty International me degë në Londër, për Kaso Hoxhën

Amnesty International 17 December 1985

INTERNATIONAL SECRETARIAT

1 Esation Stret London WC1X 8 DJ

United Kingdom Our reference MA LS 85

Direcet line

I ndershëm zotëri Hoxha

Ju falemnderit shumë për hollësitë mbi të burgosurit politikë që na keni dërguar. Ju falenderoj dhe për intervistën rreth kohës që keni kaluar si i burgosur politik në Spaç.

Informatat që na keni dhënë janë shumë të çmueshme.

Sikur e dini, Amnesty International punon për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave njerzore në mbarë botën. Një ndër detyrat kryesore të organizatës është përhapja e informative mbi padrejtësitë e dhunimit të të drejtave njerzore, si përshembull, njoftimi mbi njerzit të cilët burgosen sepse kanë ide politike të cilat ndryshojnë nga idetë politike të regjimit, njoftime mbi tortura dhe mbi ekzekutime.

Raporti i Amnesty International mbi Shqipërinë (të cilën e keni marrë), është bazuar në njoftime dhënë nga persona si Ju të cilët kanë pësuar vetë burgosje për arsye politike. Një raport si ky nuk mund të hartohet pa ndihmën e njerëzve të tillë. E vërteta është se raporti nuk është i plotë, pasi ne kemi gjetë punë shumë të vështirë mbledhjen e informative të sakta e të hollësishme mbi fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Kemi shpresë se me kohë do të mund të nxjerrim një raport më të gjatë me anë të cilit bota e jashtëme do të jetë në gjëndje të marri vesh më mirë mbi fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Prandaj ju lutemi na dërgoni ditarin (ose një kopje) që keni mbajtur në Spaç, si dhe listën me më tepër se njëqind të burgosurve mbi të cilët keni njoftime.

Edhe një pikë tjetër: një fletore Suedeze ka shkruar mbi një Shqiptar të quajtur Dilaver (Alfonso), Hasa. A keni njoftë këtë njeri në Spaç? Në qoftë se po, a mund të na shkruani mbi të.

Kolegu im, Dina Couroucilis dhe unë, Ju urojmë fat të mirë në jetën e re që keni nisë.

Të fala

Melanie Andersen

Reaserch Departament

P.S. Ilia Leka na ka dhënë adresën e juaj në Amerikë.

……………………………………………………………………………………………………………………………

Letra e Kaso Hoxhës nga Çikago për Amnesty International në Londër

Amnesty

International Chicago më 30.12.1985

International secretariat

Zonjës Melanie Andersen

E nderuara zonja Andersen

Mora letrën tuaj dhe që në fillim po ju siguroj për sa më shkrojtët, se jam i gatshëm për t’ju dhënë materialet faktike dhe ditarin tim nga burgu më i zi mbi globin tonë, 303 Spaç. Kjo është detyra morale e çdo njeriu të ndershëm për të denoncuar para opinionit publik botëror se ç’po ndodh me të vërtetë në Shqipëri dhe cila është fytyra e vërtetë e Socializmit të Enver Hoxhës, i këtij vrarësi të popullit Shqiptar.

Nuk është budallallëk dhe guxim i tepruar pse denoncon dhe thua të vërtetën se ç’po ndodh në Shqipëri e si vepron populli i thjeshtë (kazmaxhiu). Por më budallallëk është të jesh frikacak e të heshtësh ashtu siç veprojnë shumë pseudopatriotë, duke menduar se do të kenë telashe me agjentët e Tiranës. Enver Hoxha ja ka arritur bukur shumë qëllimit duke përçarë popullin, duke e hedhur vëllanë kundër vëllait, si brenda vëndit, ashtu edhe emigracionin që ndodhet jashtë, duke e çuar më shumë urrejtje, duke vrarë njeri tjetrin, duke tradhëtuar njëri tjetrin.

Bindjet e mia politike janë diametralisht të kundërta me të gjithë ata patriot që s’janë xhveshur nga lëvozhga e nacionalistit të rëndomtë që kërkon të ringjall hasmëritë dhe grindjet ndër nacionale në Ballkan dhe Evropë. Unë kam qenë dhe do të mbetem luftëtar i paqes dhe i demokracisë, duke qenë gjithmonë me të renë, me progresin.

Epoka jonë duhet të jetë epoka e ngjarjeve të mëdha historike. Ne jemi brezi që hartës së Ballkanit t’i heqim vijat me të cilat është coptuar, vija që kanë qenë shkak grindjesh dhe gjakderdhjesh. Vetëm kështu duke gatuar një Ballkan të bashkuar, ku Greku të rrojë me Grekun, Sllavi me Sllavin dhe Shqiptari me Shqiptarin. Vetëm kështu mund të ketë siguri dhe paqe, vetëm kështu mund të mbrohet demokracia dhe paqja, vetëm kështu mund të ketë përparim ne këtë vënd të prapambetur të kontinentit tonë me qytetërim të lashtë.

Unë do t’ju dërgojë menjeherë ditarin tim që me shumë vështirësie kam nxjerrë nga Shqipëria. Do të dëshiroja që ky ditar, të shihte dritën e botimit, kjo nuk është vetëm dëshira ime, por e gjithë shokëve të mi që rrojnë me shpresë në errësirën e përjetëshme të qelive të Spaçit dhe të Burgut të Burrelit, ky është dhe amaneti i shokëve të vrarë nga plumbat e Enver Hoxhës.

Në këtë ditar nuk është biografia ime, por biografia e Spaçit të gjakosur, është biografia e 2000 të burgosurve që torturohen me punë të rëndë në thellësitë e zeza të minerës varr të Spaçit. Gjithashtu unë kam edhe një përmbledhje me poezi të shkruara në Spaç, poezi për shokët e vrarë, në qoftë se i doni, më shkruani që t’jua dërgoj, njëkohësisht kam të shkruara pjesë nga jeta e shokëve të mi.

Sa për Dilaver Hasën, pata fatin ta njoh fare mirë, dhe prej tij mësova shumë gjëra me vlerë për Botën. Po ju dërgoj një kopje të ditarit që bën fjalë vetëm për Dilaver Hasën.

Do t’ju dërgoj gjithashtu listën e të burgosurve që kam njohur personalisht pa hollësira.

Më shkruani çfarë pjesë ju intereson nga ditari që t’ua dërgoj

Ju uroj shëndet juve familjarisht

Dhe shokëve të t’u të punës

Të fala me respekt Hoxha Kaso

Nuk e di në mund të më ndihmoni të gjej adresën e fëmijve të mij në Shqipëri. Sepse e di që i kan internuar në kampe përqëndrimi. Por që mua nuk më lejon Qeveria Shqiptare që të kem korrespodencë ose t’i ndihmoj financiarisht.

Marrë nga Memorie.al

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur burgu i spacit dilaver hasa kaso hoxha koha e diktatures burgu i spacit dilaver hasa kaso hoxha koha e diktatures

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 12 Janar 2020, 07:33

TIRANË– Disa javë më parë, kryefjalë e mediave rozë u bë sherri mes dy shokëve të ngushtë, Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut.I ftuar në “Shiko kush luan”, Bes...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë