Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Spaho-Bashës: Kujdes kur thua se je zgjedhur me 85% të votave, ka dëshmitarë e fakte
7 Dhjetor 2021, 17:23Nga DOSJA
TIRANË – Deputeti demokrat Edmond Spaho reagoi pas intervistës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në “Neës 24”, i cili tha se është lider legjitim i zgjedhur me 85% të votave të anëtarësisë në 17 korrik. Spaho shkruan në rrjetet sociale se Basha nuk duhet të ketë kujdes kur e thotë këtë gjë pasi ka fakte e dëshmitarë, duke vënë në dyshim proçesin zgjedhor brenda selisë blu.
Spaho mbyll postimin me ironi duke përmendur njërën prej gafave të kryedemokratit Basha “rizgjedhja e tij në krye të PD-së nuk është si 7×7=42”.
POSTIMI I EDMOND SPAHOS:
Beteja sapo ka filluar…me mullinjte e eres. Kemi 9 vjet qe na con ne “beteja” por nuk dime perse luftojme dhe me ke luftojme. Luftrat e tua jane imagjinare deri ne qesharake. Kujdes me deklarimin qe je zgjedhur me 85% te votave te anetareve. Ka plot fakte dhe deshmitare. Nuk eshte 7×7=42.
Çfarë tha Basha në intervistë?
Basha u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë dorëhqjen e tij nga posti si kryetar i Partisë Demokratike dhe tha se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë pasi është zgjedhur me votë nga demokratët për t’i drejtuar kundër asaj që e cilëson si regjimi i Edi Ramës.
“Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve,”- tha Basha.
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motomjet, dhe i lënduar ka mbetur 2...
TIRANË– Presidenca e ka konsideruar mungesë transparence, shkelje të parimeve kushtetuese dhe mbrojtje të interesave politike vendimin e Gjykatës Kus...
TIRANË– Pyetja “Për kë bien këto këmbana?” duket se do të marrë përgjigje në 48 orët e ardhshme. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden pritet...
MORINË-39 mijë euro të padeklaruar janë kapur në pikën kufitare të Morinës. Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një 33-vjeçar, i identifikuar me ...
TIRANË– Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit, shqiptarit që u raportuar se vrau veten është shprehur se nuk ka shpresa që do të gjejë drejtësi për këtë...
TIRANË- Nesër është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, e cila përkujtohet nga Partia Demokratike. Por për herë të parë, dy prej figurave kryesore të Partisë Demokr...
TIRANË – Urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano për përjashtimin e efektivëve të policisë që rezultojnë përdorues të lëndëve nar...
TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar, i...
MAT– 160 familje në zonën e Matit janë furnizuar me energji elektrike pas 24 orësh errësirë. Mësohet se OSHEE-së i është dashur më shumë se 24 orë për të ...