LIVE UPDATES
Politike

Spartak Braho akuza Berishës: Kam dokumenta që e lidhin me shërbimet sekrete serbo-jugosllave

22 Shkurt 2019, 09:06 Nga DOSJA
Spartak Braho akuza Berishës: Kam dokumenta që e lidhin me

TIRANË- Në vazhdim të ciklit të intervistave me deputetin socialist Spartak Braho, intervista e sotme përqendrohet në zhvillimet më të fundit politike në vend, të cilat kanë në bazë të tyre dy protestat e ditëve të fundit të opozitës.

Ish-Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka bindjen se këto protesta shënuan fundin e kësaj opozite dhe se ka ardhur koha e një opozite të re.

“Këta deputetë që me dëshirën e tyre firmosën dorëheqjen nga mandati i deputetit, kanë kryer një nga aktet më të turpshme: ata prishën kontratën me zgjedhësit dhe, si të tillë nuk kanë më të drejtën të rizgjidhen si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë” – thotë ai.

Por, çfarë do të ndodhë më tej? Pse ai mendon se kjo është një lojë e fëlliqur e Sali Berishës në shërbim të interesave të huaja antishqiptare.

– Zoti Braho, u zhvillua edhe protesta e dytë e paralajmëruar e opozitës, ndërkohë që kemi dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e PD-së dhe të LSI-së. Kjo është një ngjarje e paprecedentë dhe janë të gjitha gjasat që të kemi trazira të rejapolitike. A jeni ju dakord me këtë perceptim?

– Jo, nuk jam dakord. Nuk shikoj asgjë dramatike në këto zhvillime. Të dyja protestat që u zhvilluan të shtunën e kaluar dhe dje dëshmuan jo forcën, por dobësinë e kësaj opozite që nuk ka asnjë tagër të marrë në duar fatet e vendit. Protesta e parë ishte dhunshme dhe dukej se Berisha dhe Basha mezi prisnin të vritej ndonjë protestues. Sepse ata i masin gjërat me kutin e tyre. Një arkivol do të ishte shumë i dobishëm për ta në këto momente. Kjo nuk ndodhi as në protestën e parë dhë as në të dytën dje, që ishte një fantazmë e zbehtë e së parës. Është i lexueshëm trishtimi i Berishës në këtë rast. Nuk e realizoi dot qëllimin e tij.

– Situata duket pa rrugëzgjidhje…

– Një gjë është e sigurt për të gjithë: Kjo opozitë nuk e meriton të qeverisë vendin dhe nuk sheh asnjë shans të vijë me rrugë normale, demokratike, pra me votë të lirë në pushtet. Populli nuk i beson një opozite të tillë. Edi Rama ka shumë të meta, në qeverisjen e tij janë evidentuar  edhe skandale, por ky popull e kupton fare qartë se një kriminel si Sali Berisha kurrsesi nuk duhet të vijë sërish në pushtet. Dhuna e kësaj opozite është krejtësisht e papranueshme në sytë e këtij populli dhe në opinionin ndërkombëtar që i ndjek live të gjitha zhvillimet. Askush nuk mund ta fshehë kokën si struci. Të gjithë janë zbuluar. Dhe ajo që duket me sy të lirë nga gjithkush është një hendek i madh dhe i pakapërcyeshëm midis qeverisjes aktuale dhe asaj që ka projektuar Sali Berisha… Prandaj dhe rruga që po ndjek kjo opozitë është krejtësisht e papranueshme… Ky është një kurth për Edi Ramën i cili për hirtë së vërtetës është lehtësisht i atakueshëm aktualisht. Por unë mendoj se situata nuk është pa rrugëzgjidhje… Rama është në një udhëkryq të rrezikshëm, por jo pa rrugëdalje. Se si do ta menaxhojë këtë situatë, e di ai. Fatmirësisht ai ka këtë radhë në krah ndërkombëtarët aktualisht që nuk duan as destabilitet dhe as krijimin e një precedenti të rrezikshëm për demokracinë dhe talljen me votën e popullit.

– Dmth këto protesta do rrëzojnë Ramën apo do ulin në pazare të reja me të pandëshkuarit Ramën?

-Rama do të bjerë nga gabimet që po bën vetë në qeverisje, por jo se e sulmon Berisha dhe Basha me Kryemadhin. Sidoqoftë unë mendoj që ka ardhur koha të pastrohet kjo klasë politike dhe kjo mendoj se do të ndodhë. Shembulli i Greqisë fqinje ku një politikan thuajse i panjohur si Cipras zhduku nga skena politike dy partitë e mëdha tradicionale të politikës greke. Kam besim se kjo do të ndodhë një ditë…

– Këtë e thoni si politikan apo si qytetar?

– Merreni si të doni. Edhe si politikan, edhe si qytetar. Unë nuk jam fillestar në politikë. I njoh me dhemb e dhëmballë të gjithë personat dhe manovrat e tyre politike.

– A mund të ngelet vendi pa opozitë?

– Zotëri, një shoqëri demokratike ka rregulla, të sanksionuara në ligje. Të gjithë pyesin se çfarë do të bëhet pas dorëzimit të mandateve të deputetit nga ana e opozitës. Asgjë nuk do të ndodhë. Pse? Sepse pengesa morale dhe ligjore që krijohet me dorëzimin e mandateve të deputetit,  pra prishja në mënyrë të njëanshme e kontratës me popullin që i votoi krijon premisa plotësisht të justifikueshme morale dhe ligjore që u heq të drejtën këtyre deputetëve të rikandidojnë në zgjedhje të tjera. Në njëfarë mënyre ata nuk e kalojnë sitën e vetingut zgjedhor dhe politik, pra si përfundim këta nuk mund të rizgjidhen në legjislaturat e ardhshme…

– Pra ju mendoni se arsyet janë më të thella të protestës së opozitës, ndryshe nga ato që deklarohen?

– Natyrisht. Ata kanë frikë nga SPAK-u që do të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore dhe politike. Kjo strukturë do të krijohet, duan apo nuk duan këta. Që ta pengojnë apo ta vonojnë sa të jetë e mundur më shumë, ata dalin në protesta. Duke hequr dorë nga mandatet e deputetit ata pandehin se mund të bëhen pengesë për numrin e votave që duhen në Kuvend përmos krijimin e SPAK-ut. Të gjorët sa cekët mendojnë! Unë jamplotësisht i bindur se SPAK do të ngrihet dhe do të veprojë…

– Ku e mbështesni këtë besim?

– Te realiteti që po jetojmë. Te mungesa e një kauze reale dhe të besueshme tek opozita. Tjetër. Ky parlament do të funksionojë normalisht edhe për dy vjet sepse ka më shumë se tetëdhjetë vota ta mazhorancës. Do të miratojë të gjitha ligjet që nuk kërkojnë shumicë të cilësur, pra ato kushtetuese. Ndërkombëtarët që kanë dalë kundër këtij akti të opozitës, janë jo vetëm këtij akti antidemokratik, por nuk duan lejimin e një precedenti të rrezikshëm. Nesër opozita mund të jetë në pushtet dhe kjo mazhorancë të jetë në opozitë që mund të përsërisë të njëjtën sjellje. Jo, kështu nuk mund të ecet. Prandaj dhe ndërkombëtarët janë të gjithë në union kundër sjelljeve të kësaj opozite aktualisht.

– Kë keni këtu parasysh?

– Në radhë të parë Berishën, Bashën, Kryemadhin e kompani. Pra të gjithë këta deputetë që me vullnetin e tyre dorëzuan mandatin e deputetit. Këta i hëngri të gjithë dhe pamëshirshëm vetingu i rizgjedhjes si deputetë. E dini se cili është thelbi i gjithë kësaj që po ndodh? Vetingu, i cili u tregon derën e burgut. Ngaqë nuk kanë nga t’ia mbajnë ata bëjnë sikur protestojnë për gjëra të tjera shumë larg thelbit që i shqetëson realisht. Por ka edhe diçka tjetër…

– Çfarë?

– Tani që këta deputetë dorëzuan mandatet, është normale që KQZ të kërkojë kthimin e parave që u ka dhënë partive të opozitës dy vite më parë. Duhen zbatuar këto rregulla në mënyrë që askush të mos tallet me votëbesimin e popullit. Për këtë ka nevojë vendi. Nuk e di nëse e kanë marrë parasysh këtë pasojë partitë e opozitës. Është një kosto e vogël, pasi kam marrë vesh se paratë i kanë harxhuar për militantët në mitingjet antiqeveritare. Sidoqoftë, sikurse e kam theksuar dhe në intervistat e mëparshme është momenti i duhur,mbase dhe shansi i fundiit që Edi Rama të bëjë korrigjimet e nevojshme në qeverisje dhe të mbajë premtimet që i ka dhënë elektoratit të majtë. Në këtë mënyrë u djegë në duar kartërat kësaj opozite të dështuar, destruktive dhe pa asnjë vizion.

-Edhe diçka tjetër…  Ju I drejtoheni Sali Berishës kur bie fjala për opozitën. Në krye të PD-së është Lulzim Basha dhe jo Berisha. Mos duhet korrigjuar paksa shënjestra juaj?

– E dija që do të më dilnit në këtë shteg. Pse ti, i dashur Xhevdet, pandeh se PD-në e drejton Lulzim Basha? Jo mor jo! Në atë parti dhe për fat të keq në gjithë opozitën shqiptare ligjin vazhdon ta bëjë Saliu Berisha. Është për të ardhur keq që opozita aktuale vazhdon të tërhiqet nga hunda nga një zuzar, mbi të cilin rëndon një mal me krime.

– Në atë çantën tuaj emblematike çfarë keni tjetër për Berishën?

– Nuk është çanta. Një popull i tërë e tregon me gisht këtë njeri si përgjegjësin kryesor të shumë tragjedive gjatë tridhjetë viteve të fundit. Janë tridhjetë vjet! Ka ndodhur 97-a e 98-a, ka ndodhur Gërdeci e 21janari… Çfarë doni më? Ah, po! Ka edhe diçka tjetër, të përfolur, por ende ta pashpallur botërisht: janë ca dokumente që vërtetojnë shërbimin e tij të devotshëm ndaj shërbimeve sekrete serbo-jugosllave…

– Berisha ka qenë agjent i tyre?

– Po. Dhe vazhdon të jetë.

– Ju keni dokumente për këtë?

– Po. Tek DITA do t’i botoj në një kohë të përshtatshme. Deklasifikimi dhe njohja e shumë dokumenteve serbo-jugosllave do ta vërtetojnë plotësisht këtë fakt. Jam i bindur për këtë. Destabilizimi që kërkon të bëjë Sali Berisha është në skenarin e kësaj agjenture. Ai e di fare mirë se çfarë e mundon më shumë në jetën e tij, prandaj dhe vazhdon me kokëfortësi në rrugën antikombëtare. Keq, shumë keq për të, por edhe për këtë popull që vuan pasojat e paranojave të tij antishqiptare. Mbase kjo sjellje aktuale e opozitës do të shënojnë dhe fundin e tij si politikan. Le të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria dhe opozita aktuale nga ky zuzar politik që i ka shkaktuar aq shumë gjëma këtij vendi prej tridhjetë vjetësh…

Marrë nga Gazeta Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 shkurt 2019 protesta e opozites sali berisha sherbimet sekretet spartak braho 21 shkurt 2019 protesta e opozites sali berisha sherbimet sekretet spartak braho

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë