Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Intervistoi Xhevdet Shehu
Zoti Braho, në kulmin e debatit që po bëhet për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit me drejtor Agron Tufën, Qeveria ka heshtur, po ashtu dhe opozita. Por kjo e dyta reagoi më në fund zyrtarisht. Partia Demokratike e mori në mbrojtje Tufën dhe Institutin që drejton, ndërsa po dje Tufa mori një dekoratë të lartë edhe nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Rastësisht i është dhënë titulli “Qytetar nderi i Kamzës” zotit Tufa?
– Deklarata e PD-së ia hoqi petët lakrorit. Me këtë deklaratë ajo parti dëshmon se qëndron mbrapa Tufës dhe institutit të tij. Nuk ka asgjë për t’u çuditur në këtë qëndrim. Deklarata e djeshme konfirmoi se PD është totalisht kundër luftës sonë antifashiste. Është një parti balliste dhe kolaboracioniste me palën humbëse 75 vite më parë. Është zgjedhja e saj. Nëse deri më tash kishte dyshime se Tufa kishte bindje dhe vepronte me kokë të tij në qëndrimet e mbajtura, përfshi edhe atë për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, tashmë është gjithçka e qartë. Tufa kurdiset nga selia blu, për të mos thënë direkt nga dora e Sali Berishës. Të mos harrojmë se ai institut u krijua me firmën e Berishës kur ky ishte kryeministër me vendimin nr. 43 datë 14.1.2009.
Sa për dekoratën, jo rastësisht, por qëllimisht. Ta gëzojë atë titull Tufa, pasi ai shkoi në harmoni të plotë me deklaratën e PD-së dhe tregon fare qartë se nuk kemi të bëjmë me një institut të pavarur, por me një institut të Partisë Demokratike dhe të Berishës dora vetë. Dekorata e Xhelalit e turpëron edhe më keq atë që e mori dhe e nxjerr edhe më të zi në sytë e një opinioni të tërë, i cili gajaset nga dekorime të tilla. Është më keq se dekorimet e Bujar Nishanit.
– Ju e akuzoni se ka dalë jashtë kompetencave pasi ka shkelur ligjin. Ku e mbështesni këtë akuzë?
– Unë kam përpara dokumentet. Ai ka falsifikuar përmbajtjen dhe ka shkelur ligjin nr. 102242, datë 25.5.2010, i cili përcakton statusin e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në nenin 2, pika a, të të cilit thuhet: “Periudha e komunizmit”, periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila,më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë.
– Ku qëndron shkelja këtu?
– Ka një inkonsekuencë flagrante në formulim që bie menjëherë në sy dhe që flet për falsifikim të ligjit. Fillimisht thuhet Periudha e komunizmit shtrihet nga 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, dhe menjëherë, krejt artificialisht shtohet periudha përpara datës 29 nëntor 1944. Kjo është bërë djallëzisht që t’i lihet dorë e lirë këtij palo instituti të merret edhe me periudhën e luftës.
Dua të sqaroj për ata që ende nuk e dinë ende të vërtetën: Deri në vitin 1948 Partia Komuniste ka qenë në ilegalitet. Njihej vetëm Fronti Antifashist që më vonë u quajt Fronti Demokratik. Me këtë emër u bënë edhe votimet e 2 dhjetorit 1945. Edhe gazeta Zëri i Popullit, rifilloi botimin e saj në vitin 1948. Nga viti 1944 derimë 1948 dilte vetëm Bashkimi, organ i Frontit.
– Çfarë, konkretisht?
– Në të njëjtin ligj, neni 2, pika b, thuhet: “Krimet e komunizmit, janë veprimet e kryera nga funksionarët e shtetit komunist për periudhën 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, që kanë të bëjnë me konceptimin, përpunimin apo vënien në zbatim të masave represive, me shkelje të të drejtave të njeriut ose me akte, që përbëjnë krim, në kuptim të konventës evropiane të të drejtave të njeriut dhe kodeve penale të shoqërive të lira.”
Atëherë, pyetja e parë që i lind vetvetiu një njeriu normal, pa le më një njeriu që i njeh ligjet e shtetit: Ku e gjeti të drejtën Tufa dhe Instituti i tij të merret me periudhën e luftës dhe të botojë libra si atij të cilit iu referuam kur botuam listën me 265 emra? Ai libër me autor Çelo Hoxhën mban titullin: “Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. A nuk është kjo një shkelje e hapur e ligjit? Kush ia dha të drejtën këtij instituti të cilësojë si kriminelë udhëheqësit, dëshmorët dhe heronjtë e luftës antifashiste? A nuk është ky një akt i dënueshëm? Tjetër. Tufa mashtron ndërkombëtarisht. Ai flet për një konventë evropiane të 25 janarit 2006, ku gjoja u flitja se vrasjet e kryera nga regjimet komuniste në Europën qendrore e lindore e tejkalojnëmë se dyfish numrin e viktimave të shkaktuara nga nazifashizmi. S’ka absurditet më të madh e më skandaloz, një trillim dhe mashtrim edhe ky i dënueshëm si shkeljet e tjera të Tufës. Nuk ekziston jo vetëm në konventën që citon Tufa, por në asnjë konventë, një pretendim i tillë. Unë do të përsëris atë që tha Prof. Pëllumb Xhufi para pak ditësh se “ajo ekziston vetëm në hiperfantazinë e Agron Tufës dhe të Çelo Hoxhës”.
Në një intervistë të para pak ditëve i famshmi Agron Tufa mburret se paska hedhur “nokdaun” historianin Pëllumb Xhufi, term ky i huazuar nga sporti i boksit. Tamam psikopat. Kur e dinë të gjithë shqiptarët se si e ka degjeneruar një vit e ca më parë kur diskutohej për “Aushvicin e Tepelenës”.
Por ai bën sikur harron se “heronjtë” e tij të Ballit, të cilëve tani u shërben me zellin e një sharlatani ordiner, kanë rënë nokdaun që në vitin 1944 dhe morën arratinë së bashku me ata që u shërbyen, nazistët e Hitlerit. Megjithatë unë e kam të pamundur t’i mbush mendjen Tufës dhe tufës që e ndjek, pa le mentarëve të tij politikë dhe atyre të cilëve ai u shërben me aq zell. Tufa është një hitlerian i vonuar, por i mirë paguar, ndaj dhe dërdëllit. Por mendoj se ky shënon edhe fundin e tij. Nuk dua të citoj këtu vargjet brilante të Arben Dukës tek “Kryevepra e shëmtimit”. Beni i bëri përcaktimin më të qartë figurës së tij, dhe i tillë ka për të mbetur. Të tillë si në vargjet e Benit do ta mbajnë mend shqiptarët këtë personazh…
– A keni gjetur shkelje të tjera në veprimtarinë e këtij Instituti dhe të vetë Tufës?
– Po. Ai ka shkelur edhe nenin 5 të këtij ligji, pasi ka vepruar jashtë kompetencave. Tufa edhe pas dhjetë vjetësh në krye të këtij instituti nuk ka certifikatë sigurie, që është e detyrueshme për një post të tillë. Atëherë, ku e gjeti ai kurajon të publikojë dokumente sekrete, që nuk janë deklasifikuar. Po ai që ia ka dhën, si ka guxuar, t’ia japë, kur ligji nuk e lejon. Që nuk ka certifikatë sigurie, kjo do të thotë se në CV-në e Tufës ka diçka të rëndësishme që nuk shkon, pasi institucionet përkatëse e kanë studiuar biografinë e tij, janë bindur se ai nuk e meriton të jetë një njeri i besueshëm. Prandaj dhe nuk ia kanë dhënë certifikatën e sigurisë. Ky është një element i rëndësishëm dhe i patolerueshëm.
– Pavarësisht se ju keni folur hapur dhe keni treguar me fakte shkeljet e Tufës dhe të Institutit që drejton, ai, pra Tufa duket serbes nën petkun e ish-të përndjekurit politik. A nuk u bën përshtypje ky fakt?
– Çfarë i përndjekuri ka qenë Tufa. Si mund të quhet i përndjekur dhe i persekutuar një person që nuk ka qenë asnjë ditë në burg, që është lënë të vazhdojë studimet e të gjitha niveleve, madje edhe të shkruajë me dashuri për Partinë dhe shokun Enver para vitit 1990? Po, unë e kam thënë dhe po e përsëris: Agron Tufa nuk është i përndjekur politik. I ati i tij, Hajredin Tufa po, ka qenë i dënuar gjatë kohës së socializmit për krime ordinere. Kjo është e gjithë historia e tij, shkaku nga i buron gjithë mllefi dhe vreri që shpërndan çdo ditë.
– Në prononcimet e tij publike të javëve të fundit, Tufa ka thënë se ndihet i kërcënuar dhe i rrezikohet jeta, duke drejtuar gishtin nga ju. Sa i vërtetë është ky konstatim i Tufës?
– Është një idiotësi e radhës e tij. Unë i them se asnjë rrezik nuk i vjen nga unë. Të gjitha rreziqet që do ta ndëshkojnë atë i vijnë nga vetja e tij. Nga shkeljet ligjore që ka bërë. Dhe do t’i tregoj ato shkelje të rënda një për një. Tani gjoja i “frikësur” nga unë se e kërcënoj për ta vrarë, shpërndan alarmin fallco për rrezikun që i ” kanoset” !!
Me sa duket fare qartë nuk e ka hallin këtu, por tek alibija që krijon për t’u “arratisur” dhe ky jashtë shtetit, sikurse bënë gjithë kriminelët e Berishës në vitin 1997, me shpresën e ndonjë azili politik si i përndjekur nga regjimi i Ramës! Qesharake kjo alibi e tij. Sepse është Rama që e ka financuar dhe e ka mbajtur në këmbë këtë institut, të paktën këto gjashtë vitet e fundit.
– Ai thotë se keni qenë prokuror i diktaturës dhe keni përgjegjësi dhe gjynahe të mëdha nga ajo periudhë. Si do t’i përgjigjeshit kësaj akuze të tij?
– E para e punës, unë nuk kam qenë asnjë ditë prokuror apo sigurims apo bashkëpuntor i ndonjë shërbimi të huaj, as kontgjent i patriotit tënd Gazidede, o Tufë. As i serbëve apo i rusëve siç të akuzon Shaqir Vukaj, ish ambasadori i Shqipërisë në Rusi, një akuzë që ty të dogji aqshumë dhe u hodhe përpjetë sikur të kafshoi gjarpri. Nuk dua të sqaroj Tufën, por ty Xhevdet dhe lexuesit e gazetës DITA: Unë kam qenë si jurist për pak vite në organet e gjyqësorit dhe kam zbatuar e respektuar ligjet e kohës brenda sistemit të drejtësisë për disa vite në gjykatë. Nuk kam shkelur asnjë ligj të kohës dhe ndihem krenar për këtë. Prandaj nuk më bëjnë asnjë përshypje shpifjet ordinere të një njeriu ordiner. Por, pa më thuaj Sali Berisha ku ka qenë në ato vite? Kujt i ka shërbyer? Pale të pyes Tufën se kujt i ka shërbyer dhe ç’punë ka bërë pas vitit 1990…
– Pavarësisht se me sa shikoj ky debat lidhur me përpjekjet për denigrimin e Luftës Antifashiste do të vazhdojë gjatë, deri në fund të këtij viti po se po, dhe me ju do të kemi edhe intervista të tjera, dua t’ju bëj një pyetje direkte: Megjithë këto shkelje që ju evidentuat për institutin e Tufës, ç’do të bëhet më tej me këtë Institut? Pasi janë shtuar zëratdhe kërkesat për shkrirjen e këtij instituti si një pandiks i panevojshëm?
– I kam dëgjuar edhe unë këta zëra dhe i kam lexuar këto kërkesa. Krejt e natyrshme pas gjithë këtyre zullumeve që ka bërë instituti i Tufës. Ndoshta mund të ndodhë edhe ashtu. Dhe do të ishte normale që të ndodhte. Por unë nuk mund të flasëme hipoteza. Unë tani për tani mund të them vetëm kaq: Është kërkuar dhe besoj se do të realizohet shkarkimi i bordit të këtij instituti me në krye Agron Tufën për shpërdorim fondesh. Dua të sqaroj këtu se Kuvendi ka për detyrë në bazë të nenit 102 të Regullores të kontrolloje dhe verifikojë veprimtarinë e tij dhe përdorimin e fondeve të shtetit ndaj duhet të ngrihet një komision i posaçëm që ta verifikojë se si janë shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit, domethënë të taksapaguesve shqiptarë për paçavuret e këtij palo instituti fashiste e të merret vendimi i duhur… Besoj se kjo është rruga që do të ndiqet. Pallavrat e Tufës nuk pijnë ujë dhe unë besoj se ky person do të përgjigjet para drejtësisë.
Marrë nga DITA
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas i cili akuzohet se është përfshirë në vrasjen e 30 janarit në Selitë, ku u vra ish-polici Arben Bilali.Dosja....
Të mbijetuar të dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, mbajtën të martën pasdite një protestë të pl...
GJIROKASTËR– Skënder Hoxha, burri i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye ...
Tiranë– Dhjetra minatorë mes shiut janë duke protestuar para Kryeministrisë për statusin e minatorit. “Me banditë nuk ka shtet. Çfarë ndryshim ka Rama ng...
Tiranë- Pasi kryeministri Edi Rama refuzoi titullin e nderit nga bashkia e Dibrës ka reaguar edhe ish- Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.Ai ë...
TIRANË– Autorët e vrasjes së dy kushërinjve Jushi në Laç disa ditë më parë kanë rrëfyer arysen para hetuesve.(Lexo këtu) Viktimat dhe autorët ishin ...
WASHINGTON– Të mbijetuar të dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, mbajtën të martën pasdite një pr...
Zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu është bërë lëmsh gjatë një fjalimi të fundit publik. E qeshur, ajo është munduar t’u japë njerëzve një këshillë, duke për...
Në 10 shtator 2015 në Sarandë u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë. Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjoni...
Titulli i këtij shkrimi përmban lot, por në fytyrën e Sonilës gjithnjë rrezaton buzëqeshja. Flas për Sonila Alushin, vajzën çame që kandidon për këshilli...