LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’paske shkuar në punë sot?”/ Pi raki nga njëri lokal te tjetri dhe në shtëpi rreh gruan shtatzënë, rrëfimi i

22 Mars 2021, 07:36 Nga DOSJA
“S’paske shkuar në punë sot?”/ Pi raki nga

“U ula në një lokal, mora kafe raki. Pastaj shkuam në një lokal tjetër. Edhe aty raki. Edhe në lokalin e radhës pimë raki. Kur shkova në shtëpi më priste gruaja”.

Kështu u justifikua në polici për dhunën që ushtroi ndaj bashkëshortes Y. P, një 41 vjeçar, i cili pretendon se nuk mban mend asgjë, fill mbas momentit kur derën e shtëpisë ia hapi e shoqja, nënë e dy fëmijëve të tij dhe një të treti që çifti është në pritje.

Disa herë gazeta Si ka përshkruar për episode dhune të papërshkrueshme që ndonjëherë ngjajnë si pjesa e fundit e një jetë përpara se të mbyllet me vrasje. Kryesisht gratë rrihen sepse nuk u shërbejnë në kohë bashkëshortëve apo vëllezërve. Rasti me ekstrem u trajtua pak ditë më parë nga gazeta Si, ku u tregua se si një vajzë e re u rrah pasi nuk i bëri kafe turke të vëllait.

Të tjera histori shpalosin dhunën e përditshme ndaj femrës, nëna që qëllohen nga fëmijë përdorues droge, bashkëshorte që goditen nga burra të dehur, tradhëtarë që kthehen vonë në banesë dhe që nuk kanë forcë të përballen me faktet dhe as fuqi që të përgjigjen. Ndaj dhe godasin.

Sipas dosjes qe policia i vendosi në dispozicion gazetës Si, të njëjtin fat ka patur edhe D.L, e cila është shtëpiake dhe rrit fëmijët e vegjël. Policia thotë se gruaja është në pritje të fëmijës së tretë dhe pavarësisht shtatzanisë ajo u rrah barbarisht. Sipas dëshmisë të administruar në komisariatin numër pesë, nervat e të dyshuarit dolën nga kontrolli vetëm nga një pyetje.

“Nuk paske shkuar në punë sot?”

Sipas gruas, që u pyet nga një agjente femër, i shoqi ju përgjigj; “Ty s’të jap llogari”.

“Sapo i hapa derën, ai i hodhi këpucët si përherë rrëmujë në korridor. Asnjëherë nuk është përshtatur ti vendosë në rregull, por kjo është diçka që jam mësuar unë si ti rregulloj çdo gjë që flak për tokë im shoq. E pashë që kishte pirë nga era. Dhe nëse ai kishte pirë alkool, do të thoshte që nuk kishte qenë në punë, ndaj e pyeta”, justifikohet 38 vjeçarja para oficeres së krimeve. Pa një, pa dy gruaja u ndodh përpara një rrebeshi me grushta.

“Më goditi me grushta në kokë, në pjesën e pasme, më gjuajti me forcë në shpinë. Ndonëse ju luta të ndalonte ai vazhdonte. E paralajmërova se do të njoftoja policinë dhe aty më lëshoi”, kujton e dhunuara, e cila për pak ka rrezikuar të humbasë fëmijën nga agresioni i njeriut më të shtrenjtë për të.

Agjentja: A keni patur raste të tjera dhune?

D.L- Po, rastet e dhunës janë të vazhdueshme. Mbaj mend në shtator 2020 u dhunova nga burri, por nuk e kallëzova me shpresë se nuk do ta përsëriste më herë tjetër. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Agjentja: Kush ishte prezent kur ju qëlloi?

D.L- Njëri nga fëmijët. I dyti po luante në dhomën tjetër. Por i dëgjoi të bërtiturat e mia.

Policia referon se mbasi mori në pyetje dhunuesin u habit nga humbja e kujtesës së tij. “Ai mban mend çdo moment deri në çastin kur hyri në shtëpi”- shprehet një burim policor. Por më pas insiston që pija kishte bërë efekt.

“U nisa për në punë, por binte shi dhe nuk punohej atë ditë në ndërtim. Së bashku me shokët shkuam në një lokal ku konsumuam një kafe dhe raki. U nisa për në drejtim të shtëpisë, por u ula në një klub tjetër, aty kafe e raki, kafe e raki. Edhe në klubin e tretë e të katërt mora raki. Kështu veprova deri sa mbërrita në shtëpi kur më hapi derën gruaja. Më vonë u habita kur në shtëpi erdhi policia, pasi nuk mbaj mend ta kem rrahur”, mohon 41 vjeçari i cili pavarësisht këtij qëndrimi akuzohet për dhunë në familje.

Marrë nga Gazeta “Si”

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet sherri ne familje sherri ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet