LIVE UPDATES
Aktualitet

SPECIALE 2020- Drejtësia e re dënoi “hallexhinjtë” me 10 mijë leksha, kokat e krimit që lanë qelitë dhe dështimi i s

31 Dhjetor 2020, 11:53 Nga DOSJA

TIRANË- Viti 2020 nuk pati shumë të rrahura çekanësh nga ana e togave të zeza të vendit, megjithatë ka shënuar disa arritje dhe dështime në drejtësinë e vendit. Lajmi i madh për këtë vit është ngritja e Gjykatës Kushtetuese, por sistemi ka dështuar në dhënien e vendimit për disa çështje të ‘nxehta’ që do të rikthenin besimin e qytetarëve tek drejtësia. Nuk kanë munguar dënime skandaloze për kokat e botës së krimit dhe dështimi i Operacionit Forca e Ligjit, e pranuar nga vetë ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këtë vit u duk sikur më shumë “të fortë” dolën nga burgu ose kërkojnë ende lirinë me ngulm sesa janë ndëshkuar bashkëpunëtorët e tyre që ende janë të lirë jashtë. Dosja.al do t’ju prezantojë gjërë e gjatë lidhur me çfarë është bërë brenda këtij viti me drejtësinë shqiptare. Për më shumë ndiqni artikullin e mëposhtëm…

NGRIHET (MË NË FUND) GJYKATA KUSHTETUESE

Me ‘pak’ presion ndërkombëtar u realizua ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Premtimi i bërë në fillim të sesionit parlamentar nga politika shqiptare u mbajt dhe tani më në fund, çështjet e emërimeve të presidentit Meta, apo dhe ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar do të mund të shqyrtohen në fillim të vitit që vjen nga Kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë; Vitore Tushën;  Altin Binajn, Elsa Toskën; Marsida Xhaferllarin; Fiona Papajorgjin, Përparim Kalon dhe Sonila Bejtjan. Por ka ende 2 vakanca bosh që do të mbushen gjatë vitit që vjen. Ndërsa nga janari është njoftuar se do të nisë gjykimi i çështjeve që janë depozituar dhe janë pluhurosur për këto 3 vite. Faktor për vonimin e ngritjes së Kushtetueses ishte dhe përplasja e Presidentit Ilir Meta me gjyqtarin Ardian Dvoranit për emërimin e Marsida Xhaferrllarit nga Meta dhe Arta Vorpsi nga Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi. Sipas Metës, Dvorani shkeli ligjin duke kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Për çështjen iu kërkua mendim edhe Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë presidentit Meta. Deri në sqarimin e tyre, ngritja e Gjykatës më të lartë në vend mbeti pezull, por shtysa e duhur nga ndëkombëtarët bëri të vetëm.

Dosjet e zgjedhjeve

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencat për ‘Dosjen 339/1’, për laboratorin e drogës në Has. Prokuroria kërkon për Gjevi Ndoka 8 vite, për Altin Avdyli 6.8 vite, për Esat Mehmeti 10 vite, për Petrit Suljemani 8 vite, për Sajmir Sulejmani 8 vite, për Hajri Seferi 10 vit, për Orges Jahoelezi 6.8 vite, për Shkëlqim Avdyli 4 vite, për Mario Zeqiri 4.8 vite, për Elton Shehaj 4.8 vite, për Ardit Gjyriqi 4 vite, për Admir Hoxha 12 vite, për Hekuran Hoxha 10 vite, për Vehbi Berushi 8 vite, për Anila Shuti 8 vite, për Xhavit Shyti 12 vite, për Flamur Çela 12 vite. Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim. Ndërsa dosja 339 u kthye në parodi në rrjet pasi më 28 korrik, kur disa orë pas ekzekutimit të urdhër-arresteve, dy komisionerët e PD dhe PS, rezultuan të vdekur që në kohën kur prokurorët po hetonin shit-blerjen e votave në Durrës. 19 komisionerët që ende jetojnë dyshohet se kanë lejuar shtetasin Armelind Zeza, që të votojë në emër të personave të tjerë duke ndikuar në zgjedhje.

Po ashtu edhe Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjes “184”, duke vendosur që të marrë si të pandehur vetëm katër zyrtarë vendor. Nga akuzat ka ‘shpëtuar’ kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Ymeri dhe Imer Lala. Sipas hetuesëve, përgjegjës për shkeljen e ligjit janë Robert Aga ish-shefi i Policisë në vitin 2016; Drini Gjeci ish-kreu i Arsimit për qarkun e Dibrës; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë. Të gjithë të sipërpërmendurit janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Për akuzat e ngritura ndaj tyre rrezikojnë që të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Robert Aga,  akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik. Gjeci, akuzohet gjithashtu për të njëjtën vepër penale se kërcënonte mësuesit se nëse nuk votonin PS-në do t’i shkarkonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna. Në detajet e zbardhura nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se Nuri Meda, në kundërshtim me ligjin  ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës. Po ashtu si të tjerët edhe Hasan Hoti akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin socialist.

Përveç të pandehurve, veprën penale të shitblerjes së votës e kanë konsumuar disa nga personat nën hetim, zyrtarë apo dhe biznesmenë të zonës. Por nuk e mbajnë përgjegjësi ligjore, për shkak të përfundimit të afateve.

Pra Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci, Afrim Mikli dhe Bekim Krashi  për arsye proceduriale ata shpëtojnë nga ndëshkimi për akuzën e shitblerjes së votës.

Në bankën e të kallëzuarve ishte edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, kryebashkiaku aktual i Dibrës Dionis Imeraj dhe ai i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, por nuk u provua që ata kanë konsumuar veprën penale. Kryebashkiaku  Dionis Imeraj mohoi në një telefonatë për BIRN akuzat. “Nuk e kam pranuar asnjëherë. Drejtësia e verifikon vetë atë pjesë,”-tha ai për akuzën, ndërsa tha që ishte thirrur nga prokuroria vetëm për t’iu njoftuar pushimi i çështjes. 

“Nga materialet e përgjimit të administruara lidhur me këto persona, ka rezultuar se ata kanë patur rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër, të zhvilluara në datën 11 shtator 2016, duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, por nga hetimet nuk provohet që këto persona të kenë ofruar para, të kenë bërë premtime, apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllim për të marrë vota pro, kandidatit që ka mbështetur”, arsyeton Prokuroria. 

SHTYRJE PA FUND

Shtyhet prej dy vitesh gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së tij. Prej më shumë se 40 seancash, togat e zeza nuk japin dot vendimin për një prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit në vend.Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Por akuza të tjera i rëndojnë mbi shpinë…Dosja.al raportoi ekskluzivisht pak javë më parë  lajmin për rihapjen e dosjeve të dy vrasjeve të bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Dëshmia e tij bëri që SPAK t’ja faturojë ‘Bandës së Durrësit’, ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe rivalit të Lul Berishës, Klodian Saliu. Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i ‘penduari’ i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë ideuar dhe më pas realizuar në perfeksion atentatet ndaj Lamajt dhe Saliut. 

Maratonë është konsideruar edhe seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Prokurorët e Dosjes kërkojnë fjalën e 18 personave në gjyq duke përfshirë edhe Zenel Nezajn, ish- truproja i Azem Hajdarit që kurrë nuk është pyetur lidhur me çka ndodhur në natën e vrasjes.  Edhe Genc Hoti, ish-punonjës i SHIK, personi të cilit Izet Haxhia pretendon se i ka treguar të gjithë ngjarjen, do të merret në pyetje. Nga ana tjetër, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të pranuar si dëshmitarë: Petrit Cakrri, Strit Muldaka, Përparim Hykaj dhe Kujtim Hysën.  Ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse mes dëshmitarëve do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin kërkoi edhe prokuroria që të ishte në sallën e gjyqit që të jepte dëshminë e tij. Gjithashtu pritet dhe vendimi për të mbijetuarit e familjes Haklaj, dy motrat Aishe dhe Zylfije, bashkë me vëllanë e tyre, Hamdiun.

Lirime të bujshme, jo dënime

Grupi i Bajrajve është vetëm një hap larg lirisë. Gjykata e Shkodrës ka dhënë mëngjesin e sotëm dënimet për 5 nga anëtarët e grupit, dënime që konsiderohen qesharake në krahasim me akuzat me të cilat, ‘djemtë nga Shkodra’ u vunë para drejtësisë. Togat e zeza kanë shfryrë mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe që operojnë sot në vend por jo vetëm, pasi “fama” e tyre ka mbërritur edhe në shtetin belg. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal.  Për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET

Arrestimi i tyre është bërë që më 2018 dhe disa prej tyre tashmë që është dhënë dënimi janë të liruar. Pas hekurave është vetëm Ilir Bajri i cili pritet të ekstradohet në Itali dhe Safet Bajri i cili po vuan dënimin e Belgjikës me 9 vite burg, por që nuk mund të ekstradohet për shkak se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Me dhënien e dënimit, masat e sigurimit tashmë janë të pavlefshme pasi koha që ata kanë qëndruar në paraburgim përputhet me kohën e dënimit. 

Hesapet me drejtësinë i ka mbyllur Endrit Dokle, numri 2 i bandës së Durrësit, të cilët i janë falur rreth 5 vite burg. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë dhe pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të tregohet ‘bujare’ me të duke pranuar kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite. Dokle i arrestuar që prej vitit 2005, kishte tentuar disa herë që të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm dhe në fund ia doli.

Nga lirimi i Doklës, u frymëzua edhe kapoja i Vlorës, Myrteza Caushi, i cili ka kërkuar përllogaritjen e ditëve të burgut për të ‘aplikuar’ më pas për lirinë me pretendimin se ka fëmijët për të rritur.Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë. Gjatë këtij viti, ai ka kërkuar dy herë të lirohet. Fillimisht me pretendimin se ka kryer 25 vite burg, është rehabilituar dhe ka për të mbajtur familjen. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Së fundmi pretendon se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe të lirohet.

BHK DHE GABIMI I BILL GATES

E teksa “të fortët” dalin nga burgu, sistemi i ri i drejtësisë është pasuruar edhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. 39 anëtarë nga 60 që duhet kanë kaluar të gjitha provat përveç Vettingut, ku do të hetohen për pasurinë dhe në anën e aspektit profesional. Përgjatë vitit që presim, do t’i rikthehemi edhe njëherë procesit për plotësimin e 21 vende të tjera për të kompletuar strukturën e plotë me 60 agjentë. Më pas, agjentët e BKH-së e njohur ndryshe si FBI-ja amerikane do të vihen nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm të SPAK për të hetuar veprat penale, në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por pati edhe një problem me një prej kandidatëve. “Mister X” depozitoi një padi në gjykatën Administrative,ku  pretendonte se janë bërë manipulime në përzgjedhje dhe me të janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të skualifikuar. Më pas në Dosja.al ai publikoi një letër drejtuar shefes së institucionit, Aida Hajna, ku i kërkonte të dhënat e saj për testin e forcës fizike. Sigurisht që rezultatet nuk iu dhanë por, u pranua gabimi. Gjithë faji ishte i “Microsoft Exel” dhe Bill Gates që nuk kanë  krijuar diçka perfekte.

CIKLI MBYLLET-DËSHTIM TOTAL!

Nisi me shumë bujë, por u zhduk me ‘bisht në shalë’. Operacioni Forca e Ligjit mbyll procesin e dërgimit të formularëve për verifikimin e burimit të pasurisë më 31 dhjetor. Pas kësaj date kjo strukturë nuk do të dërgojë më kërkesa për bllokim pasurie, por do të merret vetëm me proceset në hetim dhe gjykim. OFL do të kërkojë në strukturat e hetimit dhe gjykimit që subjektet e ligjit të përjashtohen nga procedurat e konkurimit për tendera shtetërorë.

Pas referimit nga OFL, Prokuroria e Posaçme ka konkluduar me 101 kërkesa drejtuar gjykatës për sekuestro, 20 për heqje sekuestro të vendosur më parë nga policia, 22 kërkesa janë refuzuar, 30 janë kthyer për plotësim veprimesh në polici, 7 kërkesa për vendosje masë parandaluese, 49 kërkesa për konfiskim dhe 12 kërkesa janë duke u vlerësuar nga prokurorët. Por mësohet se nga muaji shkurt 2020 e deri më tani, gjykata nuk ka vendosur asnjë urdhër konfiskimi apo bllokimi pasurie. Operacioni  Forca e Ligjit nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020. OFL u propagandua nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria si një goditje fatale ndaj krimit, por që deri më tani nuk ka rezultuar në bllokimin e asnjë pasurie madhore, përveç disa makinave dhe shtëpive nga dhjetra që numërojnë ‘bossat’ e krimit.

BËMAT E SPAK

Nëse ka pasur një institucion që ka pasur punë në këtë kohë pandemië, është patjetër SPAK. Partia Demokratike, ka çuar rekord ankesash duke nisur që prej tenderave sekretë gjatë kohës së shtetrrethimit, denoncimet për ministrat për abuzime dhe shkelje ligji. Edhe opozita parlamentarare, nuk ka ndenjur mënjanë. Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë dërguar në SPAK çështjen e tenderit për Uniformat e Policisë së Shtetit; Aleanca për Teatrin ka dërguar padi për prishjen e godinës dhe ka kërkuar hetime. Për të gjitha këto ka një prëgjigje të përbashkët; s’ka përgjigje. Dosjet janë stivosur dhe nuk është dhënë më asnjë informacion. Shpresojmë të jenë duket hetuar…

Së fundmi në SPAK ka përfunduar edhe kryetari i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë. Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë. Gjatë 2021 do ta marrim vesh nëse i ka të vetat.

BËMAT E GJKKO

Edhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është se ka shkëlyer në punën e saj, duke e nisur punën me “këmbën e gabuar”.  Vendimi i parë i GJKKO është ndaj Vilson Meminit. Ky i fundit është dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në pasi tentoi që të korruptojë një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja. Mbas këtij shembulli, kokat e krimit ‘dridhen’ kur mendojnë GJKKO. Mirë që nuk bëjnë korrupsion.

GJYKATA E LARTË

Këtë vit që vjen, mbase shohim dhe përfundimin e çështjes së Saimir Tahirit. Pas pafund shtyrjes, dosja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Pasi ish-ministri i Brendshëm kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë. Tahiri bashkë me Jaeld Çelën do të vazhdojnë edhe njëherë të enden nëpër sallat e gjyqeve. Një rekurs tjetër shumë i rëndësishëm për tu shqyrtuar me urgjencë është ai i Dritan Dajtit, i cili kërkon me ngulm lirinë nga burgu. Një tjetër dosje që duhet të merret në shqyrtim nga gjykata e Lartë dhe s’duhet lënë ende në pritje është rekursi që flet për lirimin me kusht të Aldo Bares.

Presim ç’do ndodhë… Një shprehje thotë: Syri i artë i drejtësisë sheh dhe kërkon njeriun e padrejtë, shpresojmë që edhe këtu të ndodhë kështu. Vendi do të ishte më i mirë.

Përgatiti dhe ideoi: Kejsi Muça dhe Fjola Graçi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja drejtesia viti i ri 2021 dosja drejtesia viti i ri 2021


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje