LIVE UPDATES
Aktualitet

SPECIALE 2020-Të shënuara në kujtesë! Ngjarjet që mbajtën pezull frymën e shqiptarëve në 12 muaj

1 Janar 2021, 17:47 Nga DOSJA
SPECIALE 2020-Të shënuara në kujtesë! Ngjarjet që

SHQIPËRIA – 2020 ishte viti i pandemisë për mbarë botën, ku njerëzimi jetoi mes frikës dhe shpresës! Për vendin tonë, viti 2020 do mbahet mend gjatë si vit i vëshirë, vit i sfidave dhe në fund, këto vështirësi bëhen arsye për të shpresuar për një vit më të mirë në 2021!

Janari, vëmendja te tërmeti!

Viti 2020 në Shqipëri nisi me “plagë” të hapura nga tëmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Qeveria premtonte rindërtimin ndërsa në studiot televizive ende trajtoheshin historitë e të prekurve të tërmetit.  Jetesa vazhdonte normalisht, ndërsa virsi ishte ende shumë larg, askush nuk e besonte ndonjëherë se ai virus do bënte “kërdinë”.

Shkurti, virusi dukej shumë larg!

Shqiptarët lexonin aq shumë për virusin, por sërish ishte shum larg! Ngjarja që mori më shumë jehonë asokohe ishte dita kur Enver Hoxha mori me vete gruan e tij, Nexhmie Hoxhën.

Marsi, zyrtarisht pandemia në Shqipëri!

Natën e 8 marsit, për herë të parë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ndërsa në vendin tonë ende qarkullonin “teoritë” se rakia dhe hudhra mposhtnin koronavirusin, OBSH e shpalli COVID-19 pandemi botërore më 11 mars. Disa vipa shqiptarë asokohe bënin thirrjen e muajit “qëndro në shtëpi”, ndërsa shumë të tjerë thyenë karantinën duke shijuar fundjavat. Na vjen ndërmend rasti i Blendi Fevziut që i bëri të dyja, edhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi, edhe thyerjen e karantinës, pa mbetur pas Arbana Osmani.  Nuk ka sesi të harrohet as trendi që krijuan djemtë me prerjen e flokëve në 0.

Me të gjitha kto, marsi duket si muaji më i gjatë i vitit!

Prilli, shpresa për liri!

Teksa shpresat mbaheshin te deklaratat e Pëllumb Piperos, të gjithë besonim se do dilnim shumë shpejt nga karantina. Të rinjë tashmë kishin hequr dorë nga jeta e natës, ndërsa puna nga shtëpia po kthehej në normalitet.

Maji, muaji i Teatrit

Maji i 2020-s ishte muaji i Teatrit. Kur gjithë shqiparët ishin në gjumë, qeveria shembi Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës që u mbrojt aq shumë nga aktivistët. Lotët e Neritan Liçajt teksa arrestohej nuk do të harrohen lehtë,  e as sendet e Teatrit të hedhura në rrugë si të mos ishin asgjë! Dhuna policore ndaj aktivistëve bëri jehonë  jashtë kufijve ndërsa prestigjozja franceze “Le Monde” e quajti shembjen e Teatrit “barbari”. Shembja e Teatrit u shoqërua me protesta të vazhdueshme, ndërsa rastet e reja me COVID rriteshin.

Qershori, çfarë nodhi me Turin?

Teksa çifti më i përfolur i showbizz-it Ledri dhe Sara po përfliteshin se prisnin një fëmijë, çifti Ronela-Joung Zerka njoftuan ndarjen.  Jehona e muajit ishte  Turi i provimit të maturës. Edhe sot e kësaj dite,  ende nuk dihet çka ndodhur me Turin!  Sa i përket COVID-it, për herë të parë po flitej për një vaksinë, por shihej si mision i pamundur.

Korriku dhe Gushti, plazhi ishte shpëtimi nga karantina

Ndërsa shifrat rriteshin dita ditës, edhe pse Pipero sygjeroi distancim fizik në plazh, shqiptarët u dyndën në det, për herë të parë asnjë pasanik nuk i kaloi pushimet në Maldive apo në Santorini! Vera ishte e qetë dhe frika për COVID-19 vetëm zbutej!

Shtator, rriten rastet me COVID

Dilema më e madhe në atë periudhë ishte nëse do hapeshin apo shkollat, ndërsa papritur Besa Shahini hoqi dorë nga detyra si Ministre Arsimi. Shkollat vijuan mësimin, nën kushtëzimin e masave të Covidit. Në muajin shtator, kurba e të infektuarëve me COVID vetëm rritej, ndërsa flitej për një valë të dytë.

Tetori, muaji i maskës!

Teksa vijohej të flitej për një vaksinë, maska u bë e detyrueshme kudo. Me rritjet e rasteve, u rritën masat kufizuese. Lajmi më i madh i Tetorit ishte konfirmimi se një vaksinë anti-COVID do ishte mbi 90% efektive!

Nëntori, ethet e zgjedhjeve amerikane kapën edhe shqiptarët

Muaji nëntor ishte historik për zgjedhjet amerikane, ndërsa shqiptarët ndiqnin me interesim të madh zhvillimet elektorale.  Edhe pse pozita gjeografike ishte shum larg, zgjedhjet u ndjenë shumë afër. Kryefjala e nëntorit ishte padyshim “Trump apo Biden”?

Sa i përket pandemisë, shifrat pësuan rritje të paparashikueshme, masat e mëparshme nuk po jepnin efekt. As distancimi social e as maska, nuk ndihmuan në uljen e kurbës. Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi kufizimin e orarit nga 22:00-06:00, ndërsa nuk do lejoheshin grumbullimet mbi 10 persona (këtu nuk hynë politikanët). Kufizimet vijojnë ende, edhe në orarë më të ngushtuara.

Dhjetori, muaji i Klodian Rashës!

Në fillim të dhjetorit u miratua vaksina e parë për Covid në Mbretërinë e Bashkuar, që solli një fije shprese edhe në vendin tonë. Ndër tronditet më të mëdha që Shqipëria përjetoi ishte vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie, më 8 Dhjetor. Për ironi të fatit, 25-vjeçari u vra në Ditën e Rinisë! Vrasja u pasua me një javë protesta në kërkim të drejtësisë për Klodian Rashën. Kjo ngjarje u pasua edhe me largimin e Ministrit Sandër Lleshaj.

Kryefjala e pjesës tjetër, ka qenë padyshim vaksina. Ndërsa bota njofton çdo ditë marrjen dhe aprovimin e vaksinave të reja, Shqipëria deri në fund të vitit u krenua me testet e shpejta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarjet me të rendesishme 2020 shqiperia 2020 speciale 2020 ngjarjet me të rendesishme 2020 shqiperia 2020 speciale 2020


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion