Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa denoncime në prpfilin e tij në Facebook, teksa shkruan se gjendja në spitale është mjaft e rëndë. Përmes mesazheve që i kanë shkruar në inboks, Berisha shprehet se gjendja e Covid-19 në vend është katastrofike, se mungojnë mjekimet e nevojshme dhe personeli mjekësor. Nga ana tjetër, ish-kryeministri shton se vetë kryeministri i vendit është me pushime në Dhërmi dhe po ‘bronzohet’.
Statusi i plotë
Gjendje alarmante e covid 19 ne Shqiperi. Edvin Hajduti bronzohet ne Dhermi! Miq, nderkohe qe vdekjet dhe infeksioni nga covid 19 po shkojne drejte dhjetfishimit, Edvini kryepidemiologu xhahil i republikes se Surrelit ka zgjedhur te fshehe vdekjet dhe infeksionet nga covid19. Sot per cdo rast me covid pozitiv testohen jo me shume se 3-5 te dyshuar duke nxitur keshtu masivizimin e infeksionit ne mbare popullaten. Decentralizimi i njoftuar i testimit per covid 19 eshte thjeshte pseudodecentralizim. Keshtu qe gjithçka per diagnozen vazhdon te kontrollohet per çdo rast vetem nga ishkunata dhe ishkunati i saj manjak dhe skizioid. 127 me praktikat e saj politike kercenon rende shendetin dhe jeten e qindra te semureve! Kjo praktike ka bere qe qindra te semure jane te braktisur ne meshiren e fatit ne shtepite e tyre me kujdesin alo – alo e gjitha kjo per te manipuluar, ulur ne menyre kriminale numrin e te infektuarve, te shtruarve dhe te vdekurve nga covid19 ne spitalet covid. Ne spitale mungojne kushtet me minimale. Perpjekjet serioze e vetmohueseve te mjekeve dhe infermiereve i minojne kushtet çnjerezore ne spitalet covid dhe mungesat e medha te personelit, paisjeve dhe medikamenteve deri dhe e ujit ne spitale. Mashtrimet e Edvin Hajdutit nepermjet zedhensve te tij famose ishkunata, mbikunata, imponimet ndaj tyre te ndrikull Hajnise per shoë te turpshem dhe poshterues mediatik, rrevoltojne dhe demotivojne personelin shendetesor. Denoj me ashpersine me te madhe keto qendrime te cilat kane nxjerre teresisht jashte kontrolli pandemine covid 19 ne Shqiperi. I bej thirrje OBSH te denoje boterisht qendrimet e papergjegjshme te narkoqeverise shqiptare dhe te ndihmoje Shqiperine ne luften kunder Pandemise se Covid19. Ketu me poshte keni disa mesazhe te qytetareve dixhital ne te cilat denoncojne gjendjen katastrofale te pandemise se covid19. Sb Zoti Berisha përshëndetje… kisha babain të shtruar tek QSUT-ja, në repartin e infektivit COVID-1. Gjendje skandaloze, këtu që duhet të mblidhet vëmendja e gjithë spitalit sepse ështe emergjencë mjeksore, kanë lënë gjithë specializantët në ngarkim, mjekët primarë ose nuk vijnë fare ose janë “on call”. Hyre këtu zor se shpëton nga vdekja, këta nga mungesa e eksperiencës të intubojnë kur arrin në gradë të fundit, ndërkohë në Gjermani e vende tjera, intubojnë me parametra shumë më optimalë në mënyrë që t’i japin mundësi mushkërisë të rekuperojë, këtu tek ne ndodh e kundërta, si pasojë e ineksperiencës, moskompetencës dhe mungesës së respiratorëve të mjaftueshëm për situata të tilla intubojnë kur personi arrin në nivelë desaturimi ekstreme dhe s’ka më shpresë… Nuk kanë omeprazol që dhe një kioskë e thjeshtë lagjje e posedon, nuk kanë albuminë për të ndihmuar veshkat, që të dyja këto i kam blerë vetë dhe ia kam dhënë infermierëve dorazi. Para disa ditesh vjen ministria Manastirliu dhe i gjithë personeli mjeksor bënte paradë hipokrizie për mediat ndërkohë të sëmurët i lanë për një orë e ca vetëm me sanitarët, si e si për të reklamuar fasadën mediatike, mos të sjelltë Zoti këtu se je i marrë fund. Informacion zero infermierët e mjekët s’na hapin as telefonin asgjë, vetëm kur të marrin e të thonë “e intubuam”. Doktor nuk mjafton një mesazh për të treguar tmerrin e maskarallëkut këtu, ia lej vetë shqiptarëve t’a imagjinojnë. Zoti ju ruajt… O popull. Ne Kam. Ju lutem te mlidhna neser Para spitalin shefqet nroqi…. Te shpetojme njerzit tone se po vdesin per munges infermjesh 9 dhoma nje infermjere dhe doktor ne munges kto Jane herojte tone te Kombit shqiptar edhe kto herojne po marine me njerzit ton…… O burra ti shpetojme deri kur KY shtet te shtoi personelin Situata eshte shume tragjike. Pershendetje doktor, Situata covid19 ka dale jashte kontrolli ne Shqiperi fatkeqsisht. Institucionet jane te pakoordinuara edhe nuk e dine se cfare po ndodh me testet. Kam kerkuar testin e covid me date 25 korrik dhe pas shume perpjekjeve dhe telefonatave me 127 kane arrdur me date 31 korrik, plot 6 dite mbrapa. Sot eshte data 3 korrik, kam kontaktuar polikliniken per pergjigjen e tamponit edhe nuk e kan marre akoma. Une kam keto dite edhe nje udhetim jashte shtetit dhe doja te dija nese jam pozitiv apo jo, prandaj shkova vete te ISHP dhe u interesova per pergjigjen, me thane shko te NJSHKV qe ndodhet te rruga elbasanit. As ata nuk e kane edhe me bejne pyetje idiote te tipit kush ta beri testin, kur mjaft mire mund thjesht te shkruajne emrin tim edhe duhet tju dali. Kontaktoj ministrin e shendetesis edhe me thone nuk ka mundesi mos te kete dale. Une nuk kam ndermend te shkoj me te interesohem ne asnje vend. Kjo me ben te mendoj qe keta nuk kane asnje database te thjesht me emra dhe me rezultatin e testit, qe me ben te dyshoj se dhe numrat qe shohim nuk jane real. Keta nuk e dine ca behet ne institucione lere ne gjithe republiken. Shqiperia eshte bere kaos edhe me keq do shkoje situata me keto institucione te papergjegjshem qe dhe puna e mjekeve shkon dem. Thjesht doja ta benit publike qe ta kuptojne njerezit se cfare po ndodh ne te vertet. Besoj do kete shume si une qe do me kuptojne dhe qe kane pas te njejten situate. Shteti ska tampona,vonojne, nuk dine se cfare rezultatesh kane njerzit, numrat mund te jene mashtrim, aspak cudi pse europa nuk ka hapur kufinjte akoma. E di qe vetem te ju mund te me degjohet zeri! Faleminderit dhe respekte per ju doktor dhe familjen tuaj! Un keto mund ti provoj te gjitha me biseda ne ëhatsapp qe kam me mjeken e familjes edhe telefonatat e shumta qe kam bere me 127, ministrine e shendetesise edhe tentuar disa here per te marre ne tel ISHP por qe nuk pergjigjet askush. Dhe dicka tjeter ata qe vijne per te bere tamponin marrin me numer UNKNOËN dhe tek NJSHKV me thonin pse nuk i telefonon ato qe te kane bere tamponin kur ato me marrin me numer qe nuk mund ta shohe. Jam pa fjale se cfare po ndodh ne kete vend. E paimagjinueshme…Duhet te them qe jam 22 vjec,kam 2 vite qe jam kthyer ktu edhe jam i zhgenjyer se si ky vend po qeveriset, neveri. Me kete qeveri une do iki dhe nuk kthehem me ketu edhe 1000 vjet, edhe pse e dua shume vendin tim, eshte e pamundur te jetosh ne kete kaos dhe stresin qe te shkaktohet nga institucionet e papergjegjshem dhe te korruptuar qe nis nga titullaret dhe kryeministri jone. Nuk dua ta bej dicka politike, nuk kam qene kurre anetar i partise demokratike ose marre pjese ne tubimet e juaja, por e vetmja shprese qe kam pasur qe ky vend te behet ka qene PD dhe ju doktor. Ky vend nuk behet me kete shtet… Doktor mirmengjes. Po te shkruaj perseri edhe sot. Situata ne spitalet covid katastrofike. Njerezit po vdesin per shkak te corganizimit e mos sherbimit. Po vdesin thjesht per UJE. Nuk i jep njeri UJE, muk ka kush i jep UJE, nuk ka personel ti japi UJE.
Këtij denoncimi i është përgjigjur zv/kryeministri Erion Braçe. Me anë të disa videove që ka publikuar në profilin e tij në Instagram, Braçe tregon se në jug të vendit nuk është me pushime vetëm kryeministri Edi Rama por edhe ky grumbull i të rinjve dhe familjarëve që shihen në pamje dhe festojnë pa ruajtur distancën. Braçe e pyet ish-kryeministrin se përse për këta që dalin në këtë formë me shishe shampanje dhe në shkuma-party, nuk ka kritika. Ndërsa në fund, u kthehet edhe tatimorëve duke i pyetur se përse nuk shikon asnjë kupon tek këto vaskat dhe shampanja.
Statusi i plotë
BOLL BERE POLITIKE ME SEMUNDJEN! SPITALI ESHTE I FUNDIT! Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund! KJO SEMUNDJE KA RREGULLAT E SAJ E AS QE KANE LIDHJE ME POLITIKEN; KANE LIDHJE ME TY SI QENIE E PERGJEGJSHME E QE SHPERNDAN KETE PERGJEGJSHMERI; JO MLLEF, URREJTJE, LIGESI, PROVOKIME, POLITIKEN E ULET TE NJOHUR TASHME! Jane te thjeshta rregullat; MBAJ DISTANCE FIZIKE, MBAJ MASKE KUR NUK RRI DOT LARG, LAJ DUART! Kaq! Spitali nuk hyn ne to! Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu! Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne JALE, PALASE, LEKURS! Perse nuk u flet ketyre? Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre? Ta bej qeveria? Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik! Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik! KY ESHTE PROBLEMI! Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise, por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit! Ndaj boll me politiken me semundjen! Eshte e neveritshme! VO: tani kam dicka me Tatimet; Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ankohet për sjelljen e bashkisë dhe për një fabrikë që u ndot ambi...
TIRANË- Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë të Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Takim...
TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot se është firmosur marrëveshja me qeverinë italiane për marrjen e 90 milionë eurov...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka dështuar me reformën territoriale. Në një deklaratë nga selia blu në emër të PD, Mateo Spaho u shp...
TIRANË– Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar se ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë është një aferrë e pastër korruptive. Nëpërmjet një postimi në Fac...
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka nxituar që brenda pak orësh të marrë vendimin dhe të shpallë emrat në listën e përfituesve nga fondet për ri...
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, denoncimin e një qytetari ku thuhet, se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, po përgatit zë...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni është shëruar nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjoni ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se ka mar...