LIVE UPDATES
Bota

Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

29 Gusht 2020, 06:28 Nga DOSJA
Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të.

Zoti Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë.

Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë. Spitali Charité tha se “ka pasur njëfarë përmirësimi të simptomave të shkaktuara nga aktiviteti i frenuesit të kolinesterazës”.

Spitali Charite ku është shtruar Alexei Navalny

“Megjithëse gjendja e tij mbetet serioze, nuk është në rrezik jete. Megjithatë për shkak të helmimit të rëndë të pacientit, është ende mjaft herët që të parashikohen efektet e mundshme afatgjata”, tha spitali. Gruaja e zotit Navalny, Yulia e ka vizituar atë rregullisht në spital dhe “Charité” tha se mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm me të.

Aleatët e zotit Navalny këmbëngulin se ai ishte helmuar me qëllim dhe thonë se Kremlini ishte pas këtij sulmi, akuza që zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë si “zhurmë e kotë”.

Ekspertët perëndimorë kanë tërhequr vëmendjen se është shumë herët të nxirren përfundime lidhur me shkaqet që mund të kenë shkaktuar sëmundjen e zotit Navalny, por vënë në dukje se Novichok, agjenti nervor i kohës sovjetike, që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani, ishte një frenues i kolinesterazës.

Mjekët rusë që trajtuan zotin Navalny në Siberi e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e spitalit gjerman, duke thënë se e kishin përjashtuar helmimin si diagnozë dhe se analizat e tyre për frenuesin e kolinesterazës, dolën negative.

Zoti Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi kancelarja Angela Merkel ofroi personalisht që ai të kurohej në Berlin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel në konferencën e përvitshme për shtyp të verës, të premten më 28 gusht.

“Ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që kjo të sqarohet. Ishte diçka e drejtë dhe e mirë që Gjermania tha se ishte e gatshme që ta pranonte zotin Navalny. Dhe tani do të përpiqemi ta sqarojmë këtë situatë me mundësitë që kemi, që janë të kufizuara”, tha ajo në konferencën e përvitshme të verës për shtyp.

Kur të ketë më shumë qartësi për atë që ndodhi, Gjermania do të përpiqet të sigurojë një “reagim evropian” ndaj çështjes, tha zonja Merkel. Ajo përmendi helmimin e Skripalit dhe vajzës së tij, para dy vjetësh, çka bëri që shumë vende evropiane të dëbonin diplomatë rusë dhe anasjelltas.

Pas një takimi në Berlin me homologët e tij nga 26 vende të Bashkimit Evropian, Ministri i Jashtëm Heiko Maas theksoi se Rusia kishte detyrimin të kryente një hetim të detajuar, diçka që e kanë kërkuar shumë vende.

“Rusia duhet të kontribuojë më shumë për të qartësuar rastin Navalny, dhe hetimi që presim ne nuk duhet të jetë vetëm sa për të larë gojën. Hollësitë e këtij akti duhet të hetohen me hollësi dhe transparencë dhe përgjegjësit, direkt ose indirekt, duhet të vihen para përgjegjësisë”, tha ai.

Deri tani, autoritetet ruse duket se nuk duan të hetojnë lidhur me gjendjen e politikanit. Ekipi i zotit Navalny i bëri javën e kaluar një kërkesë Komitetit Hetues të Rusisë, që autoritetet të ndërmarrin një hetim penal me akuza për atentat ndaj një figure publike dhe përpjekje për vrasje, por thanë se nuk kanë marrë përgjigje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ai nuk mendonte se kishte bazë për një çështje penale, përsa kohë nuk ishte përcaktuar plotësisht shkaku i gjendjes së politikanit. Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë tha të enjten se një hetim paraprak që filloi javën e kaluar, nuk ka gjetur shenja “veprimesh të qëllimshme kriminale” ndaj zotit Navalny.

Përkrahësit e disidentit nuk janë të befasuar nga reagimi i Kremlinit.

“Ata e kuptojnë që çfarëdo hetimi të bëhet do të çojë në Kremlin. Ata nuk po ndërmarrin një hetim penal, sepse do të vijë momenti që do të duhet të përgjigjen se cilat janë rezultatet e hetimit”, i tha agjencisë Associated Press të premten Lyubov Sobol, një politikan i njohur i opozitës dhe një nga aleatët më të ngushtë të zotit Navalny. Ai shtoi se megjithëse gjendja e Navalny-t nuk ka sjellë protesta të mëdha në Rusi, ka trazuar indinjatën që zjen atje.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny helmohet opozitari rus alexei navalny helmohet opozitari rus

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës