Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Cristiano Ronaldo u prezantua nga Al-Nassr, i rrethuar nga fëmijët dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez. Edhe pse ligji në Arabinë Saudite e ndalon bashkëjetesën e pa celebruar, me gjasa ata do të mbyllin sytë për rastin e yllit portugez

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, i cili ka nënshkruar me klubin Al-Nassr deri në qershor 2025, do të jetojë me partneren e tij Georgina Rodriguez në Arabinë Saudite, edhe nëse ligji në vendin arab i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku.
Në moshën 37-vjeçare, portugezi ka marrë një sfidë të re, duke u nënshkruar me klubin saudit Al-Nassr, ku ka një marrëveshje deri në qershor 2025. Dhe në këtë aventurë të re, ai është shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, i pranishme në krah të tij, të martën, gjatë prezantimit të tij zyrtar. Sepse edhe nëse nuk janë të martuar dhe pavarësisht ligjit shumë të rreptë në Arabinë Saudite, që ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku, pesë herë “Topi i Artë” dhe modelja duhet të jenë në gjendje të jetojnë nën të njëjtën çati.
All love to @Cristiano’s family ???????? pic.twitter.com/FXAV052f3A
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 3, 2023
“Ndërsa ligjet e mbretërisë ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos persekutojnë më askënd, megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”,- tha një avokat saudit për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE. “Autoritetet saudite nuk po ndërhyjnë më në këtë çështje për emigrantët”,- tha gjithashtu një avokat tjetër, i cili ende preferoi të mbetet anonim.
Një tjetër shqetësim mund të lindë për Georgina Rodriguez dhe ka të bëjë me marrjen e vizës së saj për të qëndruar në Arabinë Saudite. Dy opsione i paraqiten asaj: Ose vjen "duke u sponsorizuar personalisht nga Al-Nassr me një vizë të lëshuar veçmas dhe mund të banojë ku të dojë", ose ajo merr "një vizë turistike njëvjeçare, e cila i lejon asaj të qëndrojë në vend për 90 ditë rresht çdo vizitë".
Por nuk ka dyshim se do të bëhet gjithçka për t'i lejuar Cristiano Ronaldos të jetojë në kushtet më të mira, i rrethuar nga të dashurit dhe të gjithë familjen e tij.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Trajneri amerikan i futbollit Gregg Berhalter, 49 vjeç, pranoi këtë të mërkurë një incident që ndodhi në...
PORTUGALI - Ajo që nisi si thashetheme pak ditë më parë, do të ishte më në fund një hap larg konfirmimit. Sipas med...
ITALI - Interi mundi 1-0 Napolin në ndeshjen e vlefshme për ditën e 16-të të Serisë A dhe ...
SPANJE - Superylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo e ka katapultuar veten në statusin e sportistit më të paguar në botë, pas lëvizje...
POLONI - Sipas disa mediave polake, konkretisht Polsat , PZPN dhe Lepa , Fernando Santos, ish-trajneri i Portugalisë, ës...
SHBA - Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi po shijojnë pushimet në Nju Jork. Të dielën, ata mund të shihe...
ITALI - Aktualisht, Napoli prin në renditjen e kampionatit italian me 41 pikë në vendin e parë, kurse Interi gjendet në vendin e kat&...
ARABI SAUDITE - 37-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje të madhe dyvjeçare me klubin e Arabisë Saudite pas përfundi...
ZVICER - Pas shugurimit të shumëpritur në Botërorin e Katarit 2022 me Argjentinën, ku u dallua edhe si “Loj...
FRANCE - Rinovimi i kontratës së Didier Deschamps si trajner i Francës është një temë që i ka mbaj...