Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Georgina Rodriguez dyshohet se e ka tradhëtuar Cristiano Ronaldon në fillim të lidhjes, nëse zbulimet nxitëse të ish të dashurit janë të vërteta.

SPANJE - Georgina Rodriguez ka qenë në mes të disa skandaleve të mëdha së fundmi. E dashura e Cristiano Ronaldos duket se është personazhi negativ i historive, pasi një ish-koleg dhe ish i dashur dyshohet se ka folur për mënyrën sesi argjentinasi sillej para lidhjes me yllin luzitanian, por edhe në fillimet e lidhjes me të.
Georgina Rodriguez ka folur për fillimet e lidhjes me Cristiano Ronaldon!
Georgina Rodriguez ka thënë gjithmonë se para se të takohej me Cristiano Ronaldon, nuk e ka pasur jetën e lehtë, prandaj i është dashur të punojë si shitëse. Vetëm në vitin 2017 gjithçka do të ndryshonte për të, pikërisht në momentin kur CR7 shkeli në dyqanin ku ishte e punësuar.
“Ishte një ditë vere. Duhej të largohesha në orën 17:00, por një kolegu im më thirri të qëndroja edhe gjysmë ore. Kur po dilja nga dyqani, erdhi një burrë i pashëm, gati dy metra i gjatë me një fëmijë dhe disa miq. Më përshëndeti me shumë mirësjellje dhe qeshi. U emocionova, po mendoja "çfarë nuk shkon me mua?" Nuk doja as ta shikoja, më vinte shumë turp”,- ka thenë Georgina Rodriguez, e cila pranon se ishte “dashuri me shikim të parë” kur takoi Cristianon.

Ish i dashuri i Georgina Rodriguez, i ka dhënë 2000 euro në muaj?
Fatkeqësisht për Georgina, disa nga deklaratat e saj kundërshtohen nga njerëz të së kaluarës së saj. Sipas gazetarëve të botimit ‘Look’, përpara se të takohej me Cristiano Ronaldon, e reja amerikano-jugore kishte një marrëdhënie me një burrë që ishte mirë financiarisht dhe mjaft bujar.
Nën mbrojtjen e anonimitetit, burri ka treguar në botimin spanjol për marrëdhënien me Georgina Rodriguez dhe madje ka thënë se sa i ofronte asaj çdo muaj për të bërë pazarin e saj. Në zbulimet e bëra, ai tregoi se gjatë periudhës që ishte në lidhje me të dashurën aktuale të Cristiano Ronaldos, ai jetonte në Londër, kështu që për t'u vizituar nga Georgina, i paguante edhe biletat e avionit, si dhe i ka dhënë dhe para xhepi mujore, rreth 2000 euro!

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez Cristiano Ronaldon?
Në të njëjtin material, burri misterioz bëri edhe një zbulim që me një përllogaritje të thjeshtë bëri që shumë njerëz të mendojnë se Georgina Rodriguez e ka tradhëtuar Cristiano Ronaldon në fillim të lidhjes. Gjithçka vjen pas një deklarate të ish të dashurit të Georginas, se ishte ai që pagoi edhe biletat e avionit të Georgina dhe motrës së saj Ivana për të shkuar në Argjentinë për funeralin e babait të tyre.
Në atë kohë Rodriguez ishte tashmë me futbollistin e famshëm luzitanian, ndaj historitë nuk do të shkojnë mirë me lojtarin e Al Nassr. Duke qenë se, në këto momente, nëse do të kalonim sipas asaj që shkruajnë botimet ndërkombëtare, Ronaldo është "i neveritur" dhe "i ngopur" nga sjellja, por edhe nga arroganca e të dashurës së tij, e shfaqur në serialin dokumentar që filmoi për jetën e saj në Netflix.

B.T (Dosja.al)
ELBASAN - U zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes çifteve Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia. ...
SPANJE - E megjithatë, për momentin, një lojtari të Barcelonës i është dhënë titulli jozyrtar i ‘...
ZVICER - "E kam dhje… jo shumë, por bëra. Unë i kam qëndruar gjithmonë asaj që bëj dhe them por ka disa që k...
FRANCE - Telenovela më e madhe në botën e futbollit duket se do të kalojë në raundin tjetër...Argjentinasi Mauro Icardi (30...
SPANJE - Vitin e kaluar, ndodhi një grabitje në shtëpinë e futbollistit të Levantes, Shkodran Mustafi, pasi mbrojtësi shqiptar ish...
ITALI - Milan-Inter është gjysmëfinalja e Champions League që ka ngjallur interesin e sportdashësve nga e gjithë bota. Një se...
ANGLI - Zvicerani Roger Federer, i cili i ka dhënë lamtumirën tenisit pak kohë më parë, do të jetë mysafir i turneut t&e...
ITALI - Paulo Dybala mund të konsiderohet si goditja më e madhe e Romës këto vitet e fundit në merkato. Argjentinasi është ...
ANGLI - Më datë tre qershor në stadiumin legjendar të Wembleyt do të zhvillohet finalja e FA Cup mes Manchester United dhe Manchester C...
ANGLI - Në fillim të sezonit Besiktasi huazoi lojtarin e kombëtares angleze Dele Alli nga skuadra e Evertonit. Edhe pse i ardhur me shumë ...