Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Drejtuesit e klubit të Kukësit kanë nxituar dhe në vend të Enkelejd Dobit, kanë emëruar trajnerin Rrahman Hallaçi për të drejtuar skuadrën verilindore deri në fund të sezonit. Sapas edhe trajneri Bellaji i Bylisit do të bisedojë me drejtuesit e klubit ballshiot për vazhdimësinë e skuadrës

TIRANE - Eshtë rikthyer me ngjarje interesante dhe të papritura Kampionati i 84-t i Abissnet Superiores. Në mesditën e së shtunës janë luajtur dy sfida për javën e 13-të, ku në të dyja kanë fituar skuadrat mike, në pankinat e të cilave edhe kanë debutuar me sukses dy trajnerë që kanë patur edhe ndeshje premiera.
Kështu, pas katër ndeshjesh me rezultate jo bindëse, Edi Martini ka debutuar me fitoren 1-0 në pankinën e Teutës, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Kukës Arena” përballë skuadrës verilindore. Lorenco Vila, në minutën e 61-të ishte autori i golit të fitores për “Djemtë e Detit”.
Me këtë sukses, gjithsesi Teuta mban ende vendin e fundit në tabelën e renditjes me 11 pikë, ndërkohë që skuadra e Kukësi ndodhet sërish në vendin tetë me 12 pikë. Pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve, Enkeleid Dobi, ka deklaruar dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Kukësit.
“Mendoj që kultura e edukata nuk më lejon të vazhdoj diçka që nuk jep efekte. I falënderoj nga zemra të gjithë që më dhanë një mundësi, shpresoj të kthehet në rrugën e duhur dhe vendin e duhur. Ndaj unë sot i bëra të qartë ekipit që jap dorëheqjen për të mirën e klubit,”- ka deklaruar ai pas ndeshjes në Oversport.
Me një fitore 3-pikëshe ka startuar premierën e tij edhe Gentian Mezani në pankinën e Laçit. Skuadra kurbinase ka fituar me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Bylisit, në një sfidë që padyshim do të shoqërohet me polemika në javën e 13-të në Kategorinë Superiore.
Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, por u goditën në momentin më të mirë të tyre në pjesën e parë nga Adeleke në minutën e 40-të, i cili shënoi edhe golin e vetëm të takimit. Ballshiotët provuan ta mposhtnin Dajsinanin, por pa sukses, ndërkohë që kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës dhe ndihmësve të tij.
Pas këtij rezultati, Laçi pozicionohet në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Bylis renditet në vend të nëntë me 12 pikë. Trajneri i ballshiotëve Arjan Bellaji ka paralajmëruar largimin e tij, duke u shprehur se do të kontaktojë me drejtuesit e klubit për vazhdimësinë e skuadrës.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Ndeshja e sotme në kompleksin “Skënder Halili” në kryeqytet mes Tiranës dhe Vllaznisë i dha fund fazës së...
KATAR - Tifozët e Anglisë reaguan ndaj humbjes 2-1 në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Francës duke redaktuar...
KATAR - Jo gjithmonë lojtarët shprehin respect dhe fair play mes tyre, si në fushë ashtu edhe përpara se të zbresin aty. Në ...
KATAR – Eliminimi i Ronaldos nga Kupa e Botës duket të vlejë dhe të ketë johënë shumë më të madhe se thj...
ANGLI - Piers Morgan nuk ishte indiferent ndaj lotëve të Cristiano Ronaldos pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës. Gazeta...
ITALI - Lara Colturi ia doli të kualifikohej për në garën e dytë në disiplinën e Slalomit në pistën e Sestiere, Ita...
KATAR - Ende pa vërshëllyer gjyqtari argjentinas Tellos për përfundimin e ndeshjes ndaj luzitanëve, festa e nisur në tribunat e ...
Sportisti me nenen KATAR- Lojtarët e Marokut festuan fitoren e fundit spektakolare të skuadrës në Kupën e Botës me&...
KATAR - Adidas zbuloi këtë të dielë topin zyrtar të ndeshjes për gjysmëfinalet dhe finale të Kupës së Bot&eu...
Ivana Knoll KROACI- Ish-miss Kroacia, Ivana Knoll nuk ka munguar në stadiumin Educacion City. Tifozja, që u bë e famshme në Bot&eu...