"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Adriano e krahasojnë me Haaland dhe Kane, por braziliani i habiti të gjithë teksa pyeti: "Kush janë ata, nuk e kam idenë!"
Adriano, i mbiquajtur “Perandori”, (41) pretendon se vazhdon t'i qëndrojë pranë futbollit edhe 7 vite pasi ka varur këpucët.
22 Prill 2023, 09:10Nga DOSJA
BRAZIL - Braziliani, i konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë në botë në atë kohë, u befasua kur u krahasua me Erling Haaland, golashënuesi i Manchester City (22) dhe Harry Kane (29), golashënuesi i Tottenham.
"Imperador" ishte i ftuar në një podcast në vendin e tij të lindjes dhe regjisori tha atij, se stili i norvegjezit dhe anglezit është i ngjashëm me të tijin. "Kush janë këta djem? Unë nuk i njoh. Cili është emri tjetër? (jo Haaland). Nuk e kam idenë se kush janë ata,"- është shprehur Adriano, sipas mediave portugeze.
Ish-futbollisti brazilian festoi ditëlindjen e tij më 17 shkurt në një jaht me Rachel Bastos, një modele braziliane, ndërsa Micaela Mesquita (25), gruaja e tij, qëndroi në shtëpi. Gjithsesi ajo nuk ka qëndruar indiferente ndaj imazheve të shfaqura me bashkëshortin dhe një grua tjetër dhe u ka dërguar atyre një mesazh të fortë përmes rrjeteve sociale.
"Oh, sa bukur! Të uroj gjithë të mirat. Adriano, më dërgo letrat e divorcit. Edhe pse jemi të ndarë, këtë të sotmen nuk do ta harroj kurrë. Gëzuar ditëlindjen ti idiot! Të uroj gjithë lumturinë”, ka shkruar Mesquita në llogarinë e saj në Instagram.