“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Ajax-Napoli, Cruyff dhe Maradona gati për "një ndeshje legjendare"! Postimi i klubit holandez emocionon tifozët
Johan Cruijff dhe Diego Armando Maradona, atje lart të rrethuar nga retë, ulen në divan gati për të shijuar ndeshjen Ajax-Napoli, përballje e vlefshme për raundin e tretë të Champions League.
4 Tetor 2022, 11:55Nga DOSJA
HOLANDË- Johan Cruijff dhe Diego Armando Maradona, atje lart të rrethuar nga retë, ulen në divan gati për të shijuar ndeshjen Ajax-Napoli, përballje e vlefshme për raundin e tretë të Champions League. Janë pamje të publikuara nga klubi holandez në rrjetet sociale: “Një ndeshje legjendare” është mbishkrimi i zgjedhur për të shoqëruar imazhin. Në Grupin A, Napoli kryeson në kuotën e 6 pikëve dhe në rast suksesi, klubi italian do të blindonte vendin e parë.
Nga ana tjetër, Ajax gëzon faktorin shtëpi dhe konsiderohen shumë të rrezikshëm. Bardhekuqtë kanë tre pikë, po aq sa Liverpool. Mundësia është të kapet vendi i parë dhe të vihet në pikëpyetje i gjithë grupi, duke pasur parasysh që Liverpool e ka të sigurt fitoren ndaj Rangers.