LIVE UPDATES
Sport

Akuzat për dhunë! Man.United i mbyll derën Anthony-t "deri në një njoftim tjetër"...

Anësori brazilian ka vendosur së bashku me Manchester United të mos kthehet në Angli "deri në njoftimin e mëtejshëm", ndërsa ai vazhdon të përballet me akuzat për sulm ndaj ish-partneres së tij.

10 Shtator 2023, 15:33 Nga DOSJA
Akuzat për dhunë! Man.United i mbyll derën Anthony-t "deri

ANGLI - Anthony është nën hetim nga autoritetet braziliane dhe Policia e Mançesterit të Madh, pasi ish-partnerja e tij Gabriela Cavalin pretendoi se ai e kishte sulmuar atë në raste të veçanta midis qershorit 2022 dhe majit të këtij viti. Dy gra të tjera gjithashtu e akuzuan brazilianin duke folur për shtypin të enjten e kaluar.

23-vjeçari, i cili i quajti pretendimet e Cavalin "të rreme" në një deklaratë fillestare në mediat sociale, ndërkohë që të premten dha një intervistë të gjatë për kanalin televiziv brazilian SBT, në të cilën ai mohoi kategorikisht të kishte sulmuar ndonjë grua, duke thënë: "Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëja”.

Sulmuesi i ri, tashmë i “pezulluar” nga kombëtarja do të qëndrojë jashtë Manchester United “deri në njoftimin e dytë” me një... leje me pagesë!

Më konkretisht, lojtarët e Manchester United që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret pritet të kthehen në terrenin stërvitor të klubit në Carrington nesër të hënën (11/09), Anthony do të marrë një 'periudhë pushimi' në atë që klubi dhe lojtari thane, se ishte një vendim i një marrëdhënie të ndërsjellë.

Deklarata e klubit të dielën pasdite, thoshte: “Manchester United pranon akuzat kundër Anthony. Lojtarët që nuk kanë marrë pjesë në ndeshjet ndërkombëtare do të kthehen në stërvitje të hënën. Megjithatë, është rënë dakord me Anthony, që ai do të vonojë kthimin e tij deri në njoftimin e mëtejshëm për t'u marrë me akuzat. 

Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë të përfshirëve në këtë situatë dhe njohim ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit."

Nga ana e tij, lojtari vuri në dukje: “Kam rënë dakord me Manchester United që të marr një periudhë mungese, ndërkohë që unë do të merrem me akuzat ndaj meje. Ky ishte një vendim i përbashkët për të shmangur shpërqendrimin e shokëve të skuadrës dhe polemikat e panevojshme për klubin. 

Dua të ritheksoj pafajësinë time për gjërat për të cilat jam akuzuar dhe do të bashkëpunoj plotësisht me policinë për t'i ndihmuar ata të arrijnë të vërtetën. Mezi pres të rikthehem në lojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet