Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Partizani renditet në vendin e tretë, me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm

TIRANE - Derbi i ditës së dielë, Tirana - Partizani, do të jetë shumë i rëndësishëm në mos vendimtar për të siguruar një vend në “Final Four”.
Bardheblutë dhe të kuqtë do të përballen në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që vlen shumë më tepër se vetëm tre pikë. Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë, me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm.
Në stadiumin “Air Albania” do të përballen dy ekipet që godasin më shumë në portat kundërshtare. Tirana kryeson këtë statistikë, me mesatarisht 11.56 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa Partizani me 11.21. Gjithashtu, bardheblutë kanë përqindjen më të lartë të guajtjeve në kuadrat, 38 % të tyre, ndërsa të kuqtë vijnë pas Tiranës me një saktësi prej 35 % të tentativave.
Forca e sulmit të Tiranës vihet re edhe në krosimet për ndeshje, pasi Tirana është e para në këtë renditje me më shumë se 15 krosime për ndeshje, ndërsa Partizani numëron 12.5 krosime për ndeshje.
Ndryshe është situata në aspektin mbrojtës. Tirana pëson mesatarisht 11.3 goditje drejt portës për ndeshje, edhe pse ka një sulm të mirë. Te Partizani është ndryshe, pasi ka mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat për numrin e goditjeve të marra.
Një prej arsyeve të shifrave të mbrojtjes së Partizanit qëndron edhe tek numri i faulleve të shkaktuar për ndeshje: Partizani është skuadra e dytë me më shumë faulle të shkaktuar në kampionat, me 14.24 faulle për ndeshje, mbi një faull për ndeshje mesatarisht më shumë sesa Tirana.
Sulmi i ashpër i Tiranës ndaj mbrojtjes agresive të Partizanit: kjo do të jetë rruga që do të marrë ky derbi, që do të vendosë shumë për objektivat e të dyja skuadrave.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Sampdoria e tij ka qenë lart e poshtë gjatë gjithë sezonit dhe tani ka katër ndeshje, e para prej të cilave &e...
ANGLI - Leicester City u promovua në Premier League, një vit pasi u largua nga ajo, pasi të premten, pasi rivali i saj, Leeds United, humbi the...
ITALI - E mundur keq (3-0) në fushën e Frosinones të premten, Salernitana, fundi i Serisë A me vetëm 15 pikë, zbret zy...
ITALI - Një faqe do të kthehet te AC Milan në fund të sezonit. Stefano Pioli besohet se do të largohet nga klubi lombard që drej...
ITALI - Asnjëherë, si në këtë rast, ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, nuk do të jetë para së gji...
ITALI - A është titulli kampion i Interit në rrezik? Për momentin jo. Por polemikat nuk mungojnë dhe ka një iniciativë nga an...
ZVICER - Federata Spanjolle e Futbollit po kalon një nga momentet më të komplikuara në historinë e saj. Në qendër &...
ITALI - Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. Bardhez...
ITALI – Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit tërheq gjithmonë spektatorët, për shkak të imazhit global që kanë të dy...
ITALI - Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten. Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, me...