LIVE UPDATES
Sport

Analiza e “The Athletic” për mesfushorin kuqezi të Interit… ja sa vlen loja e tij!

Normalisht, një lojtar me potencialin e Asllanit tërhoqi interesin e Fiorentinës, por mesfushori u udhëzua për të zgjedhur Empolin, një skuadër që në fokusin primar ka aktivizimin e futbollistëve të rinj.

11 Qershor 2024, 00:16 Nga DOSJA

Analiza e “The Athletic” për mesfushorin kuqezi të

ANGLI - Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e parë të Empolit dhe ekipet më të mëdha italiane u vunë pas tij.

Asllani e shfrytëzoi në maksimum mundësinë e tij në ‘’Carlo Castellani’’, duke rritur shumë entuziazëm me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushën e lojës. Një gol i shënuar ndaj Interit në ‘’San Siro’’, para se t’i bashkohej zikaltërve, konfirmoi vlerat e tij dhe se një transferim i madh ishte një çështje kohe.

Në verën e vitit 2022, Asllani kreu hapin e madh të karrierës, duke iu bashkuar Interit të Simone Inzaghit. 22-vjecari shihej si pasuesi ideal i Marcelo Brozovic, për të luajtur si një numër 6, para mbrojtjes me tre të zikaltërve.

I lindur në Shqipëri, por i rritur nën hijen e kullës së Pisës, Asllani nisi hapat e parë të futbollit me klubin e tij lokal të Buteses, një shkollë futbolli e udhëhequr nga Francesco Pratali, një ish-futbollist shumë i dashur nga tifozët tek Empoli. Më pas, Asllani lëvizi në një nga skuadrat më të mira në Toskanë për zhvillimin e talenteve, Tau Altopascio.

Analiza e “The Athletic” për mesfushorin kuqezi të

Normalisht, një lojtar me potencialin e Asllanit tërhoqi interesin e Fiorentinës, por mesfushori u udhëzua për të zgjedhur Empolin, një skuadër që në fokusin primar ka aktivizimin e futbollistëve të rinj.

Trasferimi 12 milionë euro tek Interi ndoshta erdhi shumë shpejt për të. Brozovic ishte shpesh i dëmtuar në sezonin e parë të Asllanit në San Siro, por shqiptari nuk ishte gati në atë kohë për të ‘’dirigjuar’’ mesfushën e Interit.

Ishte dhe një nga arsyet përse Hakan Calhanoglu u detyrua të spostohej nga një rol ofensiv, si një mesfushor më i tërhequr. Dhe kjo lëvizje e Inzaghit rezultoi efikase, pasi Calhanoglu është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në atë rol.

Por me kalimin e kohës, Asllani u automatizua me procesin e lojës së Interi dhe filloi të lërë impakt. Një nga momentet më të spikatura të tij në sezonin që lamë pas ishte aktivizimi i tij në ndeshjen Inter-Roma, kur rezultati ishte 0-0. Asllani luajti një top të gjatë diagonal drejt Federico Dimarcos që depërtoi mbrojtjen e Romës, dhe Marcus Thuram finalizoi aksionin me gol.

Nëse shikojmë zonat ku Asllani përfshihet më shumë me topin që nga sezoni i kaluar, mund të vëreni që operon më së shumti në mesin e fushës, një zonë ku zotëron edhe 18% të prekjeve të topit, përqindja më e lartë e prekjeve krahasuar me zonat e tjera ku përfshihet.

Golin e parë me Interin e shënoi në ndeshjen e tij të 53-të me fanellën zikaltër, teksa shfrytëzoi maksimalisht një korridor të Lautaro Martinez ndaj Genoas. Gjatë dy viteve, Asllani ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Itali, titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Superkupën. Ai ishte gjithashtu në stol për finalen e Champions League ndaj Manchester City në vitin e kaluar.

Rrugëtimi i tij në Euro 2024 do të startojë në Dortmund, kundër një kombëtareje që e njeh mjaft mirë, siç është Italia. Do të jetë një ndeshje me vlera sentimentale për të, duke qenë se zotëron pasaportat e të dy shteteve, por në fund 22-vjecari do të shpresojë që në këtë turne të konfirmojë pritshmëritë e mëdha që janë ndërtuar për të dhe të prodhojë të tjera performanca pozitive në fushën e lojës.

B .T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin