17 Korrik 2022, 18:18
Nga DOSJA

SPANJE - Robert Lewandowski është bërë nënshkrimi më i ri i FC Barcelonës, por ai nuk do të zbresë i vetëm në Barcelonë. Së bashku me të do të vijë edhe bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, e cila gjithashtu shquhet si një sportiste e suksesshme dhe e njohur në vendlindjen e saj, Poloni.
Anna, 33 vjeç, është një sportiste polake, që garon në karate dhe ka përfaqësuar vendin e saj në shumë raste. Po kështu, ajo ka vite që promovon jetesën e shëndetshme dhe ushqimin e mire, së bashku me disa anëtarë të ekipit të saj.
Anna e bëri debutimin e saj kur ishte vetëm 13 vjeç, sepse që në moshë shumë të re ajo kishte dy frymëzime të mëdha: xhaxhai i saj Pawel Krzywanski (medalist i shumëfishtë në kampionatet ndërkombëtare të karatesë) dhe vajza e tij Katarzyna (kampione bote, europiane në karate).
Sido që të jetë, pas debutimit të saj dhe me kalimin e viteve, ajo ka arritur të marrë çmime të shumta sportive. Gjatë gjithë këtyre viteve, Anna ka fituar 38 medalje në kampionatet polake, europiane dhe botërore. Përveç kësaj, ajo ka edhe projekte të tjera sportive mjaft të larmishme. Siç u përmend më parë, ajo përpiqet të japë këshilla për stile jetese të shëndetshme dhe këshilla ushqimore së bashku me ekipin e saj. Ajo e bën këtë përmes blogut "Plani i shëndetshëm" nga Ann.
Përveç kësaj, në vitin 2014 ajo botoi librin e saj "Jeto të shëndetshëm dhe aktiv me Anna Lewandowska". Ajo gjithashtu ka lëshuar disa DVD, në të cilat ndan ushtrime dhe stërvitje për t’u mbajtur në formë. E gjithë kjo plotësohet me vepra të tjera, si disa për promovimin e shprehive të shëndetshme të të ushqyerit.

Kështu, Anna Lewandowska e përkufizon veten si një atlete dhe biznesmene, që zhvillon një pjesë të madhe të aktiviteteve të saj në shëndet dhe mirëqenie. Në disa raste ajo ka bashkëpunuar me bashkëshortin e saj, Robert Lewandowski, në fushata të ndryshme.

B.T (Dosja.al)
Sport
17 Korrik 2022, 17:47
ANGLI - Lisandro Martinez do të jetë ‘Djall i Kuq’. Manchester United zyrtarizoi ardhjen e qendërmbrojtësit këtë...
Sport
17 Korrik 2022, 17:13
ITALI - Tre kupat kryesore europiane, krah për krah, me ngjyrat e klubeve me të cilat i ka fituar ndër vite. Josè Mourinho zbu...
Sport
17 Korrik 2022, 16:38
ANGLI - Lëvizja e Armando Broja te West Ham do të vazhdojë si huazim me Chelsean, që heziton ta shesë sulmuesin 20-vjeçar...
Sport
17 Korrik 2022, 16:07
ANGLI - Lojtarët e Mançester Sitit kishin një arsye për të festuar të premten mbrëma. Jack Grealish, Kevin De B...
Sport
17 Korrik 2022, 15:27
SHBA - Fred Kerley (27) është njeriu më i shpejtë në botë! Në Kampionatin Botëror të Atletikës në ...
Sport
17 Korrik 2022, 14:42
SPANJE - Thonë se dashuria nuk i kupton numrat. Kur 'fluturat' hynë në stomak, mosha është vetëm një numër dhe ko...
Sport
17 Korrik 2022, 14:22
SHBA - Trajneri amerikan i sprintit Rana Reider, i njohur për stërvitjen e suksesshme të yjeve, si kampioni olimpik dy herë i kërcimi...
Sport
17 Korrik 2022, 13:58
ITALI - Gjithçka për zikaltërit nisi më 6 korrik, ku pak ditë më vonë u bashkuan edhe ndërkombëtaret. Dhe Simone ...
Sport
17 Korrik 2022, 13:44
SPANJE - Robert Lewandowski, 33 vjeç, e ka parë ëndrrën e tij të realizuar për t'u larguar nga Bayern Munich për të n&...
Sport
17 Korrik 2022, 13:37
SPANJE - Lojtari i kombëtares uruguajane është ende në kërkim të një klubi të ri, pas largimit të tij nga klubi spa...