9 Qershor 2024, 00:05
Nga DOSJA
GJERMANI - Pas triumfit 3-1 në miqësoren e Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për SportMediaset në Itali, ku ndër të tjera ka folur edhe për përballjen me “të kaltrit” në 15 qershor në Dortmund.
Asllani ka zbuluar se mezi e pret përballjen me Italinë, teksa është shprehur se kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati të bëjnë gjithçka në fushë për të thyer të gjitha parashikimet.
“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”,u shpreh Asllani.
Emri i mesfushorit shqiptar është lakuar shpesh në merkaton e kësaj vere, megjithatë Asllani i ka idetë e qarta dhe këtë e konfirmon për median italiane.
“Te Interi më kanë ndihmuar shumë dhe këtë sezon kam marrë më shumë minuta. Jam rritur shumë dhe po punoj për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nuk do të largohem nga Interi, pavarësisht zërave të merkatos”, theksoi mesfushori shqiptar.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Qershor 2024, 22:35
BELGJIKE - Pak minuta më parë përfundoi ndeshja miqësore mes Belgjikës dhe Luksemburgut: ‘Djajtë e Kuq&rsqu...
Sport
8 Qershor 2024, 22:08
ZVICER - Nëntë ditë përpara se të përballet me Francën për ndeshjen e saj të parë në ‘Euro2024&rsqu...
Sport
8 Qershor 2024, 21:53
PORTUGALI - Luka Modric është i përjetshëm dhe Kroacia ende rrezikon të jetë një dhimbje e vërtetë gjatë k&eum...
Sport
8 Qershor 2024, 20:09
PORTUGALI - Trajneri i ri i Fenerbahçes, Josè Mourinho, ka qenë në stadiumin “National” për të parë p&eu...
Sport
8 Qershor 2024, 19:46
GJERMANI - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë dr...
Sport
8 Qershor 2024, 19:08
ANGLI - I freskët nga rinovimi i tij me Manchester Cityn, Stefan Ortega Moreno foli për kanalet zyrtare të klubit, duke shprehur kë...
Sport
8 Qershor 2024, 18:53
GJERMANI - Pasi i tha lamtumirë Thomas Tuchel, Bayern Munich ka besuar te Vincent Kompany. Trajneri i ri belg dëshiron ta rikthejë...
Sport
8 Qershor 2024, 18:41
FRANCE - Zinedine Zidane, fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 1998, sheh një fat të vulosur për Kylian Mbapp&eacut...
Sport
8 Qershor 2024, 18:17
ITALI - Fabio Cannavaro largohet nga Udinese, pasi siguroi mbijetesën në ditën e fundit të Serie A. Kët&e...
Sport
8 Qershor 2024, 17:52
GJERMANI - Kush do të luajë në mesfushë, kush në sulm? Dhe si do të paraqitet Gjermania në Kampionatin Evropian, q...