Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria renditet në vendin e 53-të, nga 55 anëtare të UEFA-s, në Europë për numrin e fushave në raport me popullsinë.

TIRANE - Ndërsa shkëlqimi i Euro 2024 ende nuk është zbehur dhe fanelat kuqezi shiten masivisht, kjo edhe sepse ne presim të jemi mes më të mirëve të Botës, nëpërmjet play-off-it të marsit, përballë Polonisë.
Top Channel ka siguruar një raport studimor konfidencial të UEFA-s që tregon një të vërtetë të dhimbshme për Shqipërinë. Pas fasadës së stadiumeve moderne, fshihet një shkretëtirë infrastrukturore, që rrezikon të thajë burimin e talenteve. Shqipëria renditet në vendin e 53-të, nga 55 anëtare të UEFA-s, në Europë për numrin e fushave në raport me popullsinë.
Por, çfarë fshihet pas këtyre numrave dhe pse “projekti i 100 fushave” ka mbetur peng i betonit? Raporti i UEFA-s për infrastrukturën bazë është një akt-akuzë e hapur për menaxhimin e investimeve të qeverisë dhe projekteve të saj në infrastrukturën sportive.
Shifra kryesore është alarmante: Një fushë futbolli (11×11) në Shqipëri duhet të përballojë një popullsi prej 18.981 banorësh. Për ta kuptuar më mirë këtë shifër, mund të themi se mesatarja e UEFA-s apo Europës në përgjithësi është 3.800 banorë për fushë, që do të thotë se Shqipëria është rreth 5 herë më keq.
Vendet e ngjashme në raportin popullsi/ekonomi janë në shifrat e 5.400 banorëve për fushë dhe prap Shqipëria është 3.5 herë më keq. Ndërsa vendet nordike si Islanda apo Norvegjia, kanë më pak se 1.500 banorë/fushë. Kjo do të thotë se statistikisht, një fëmijë shqiptar ka 500% më pak shanse për të prekur topin në një fushë standarde sesa një bashkëmoshatar i tij në Europën Qendrore.
Kjo “mungesë aksesi” përkthehet direkt në ulje të pjesëmarrjes. Futbolli nuk është më sporti i popullit; po kthehet në sportin e atyre që kanë mundësi të paguajnë akademitë private, ose të udhëtojnë larg qendrave urbane.
Edhe iniciativa e institucionit të futbollit në bashkëpunim me UEFA-n për të ndërtuar 100 fusha shpesh ka hasur vështirësi bashkëpunimi me pushtetin lokal, kryesisht në bashkitë e mëdha si Tirana apo Durrësi. Ato e kanë të pamundur për të mos thënë që nuk kanë vullnet, të gjejnë hapësira të lira brenda zonave urbane. Për një Bashki, një parcelë toke ka më shumë vlerë si shesh ndërtimi për kulla që sjell taksa sesa një fushë futbolli që sjell kosto mirëmbajtjeje.
Fushat e reja që po ndërtohen janë të detyruara të zhvendosen në periferi ekstreme, zonat rurale, ish-këneta, apo fshatra. Ekonomia e futbollit sot është industri miliardash, por ne kemi dështuar të krijojmë “fabrikat” që janë fushat në këtë rast.
Një ndër zgjidhjet mund të jetë ndërhyrja legjislative që detyron planifikimin urban të përfshijë koeficientë të detyrueshëm për sipërfaqe sportive për çdo numër të caktuar banorësh. Nëse nuk rikthejmë fushat në qytet, ose të paktën transportin e dedikuar drejt periferive, futbolli shqiptar do të mbetet një “konsumator” talentesh të huaja, në pamundësi për të qenë “prodhues” i talenteve të veta.
SHBA - Çfarë do të ishte Amerika e Jugut pa të? Duke qenë te Inter Miami për gati tre vjet tani, Lionel Messi mund të ref...
FRANCE - Ndërsa po shkëlqen te Lyon, Endrick tashmë i ka marrë vendimet e tij në lidhje me të ardhmen e tij të afë...
GREQI - Të paktën shtatë persona, të gjithë tifozë të klubit të futbollit PAOK të Selanikut (Greqi...
SPANJE - Këto janë ditë nostalgjike për José Mourinhon. Nesër, Benfica e tij do të përballet me Re...
ITALI - Lajm i keq për Christian Chivun në prag të përballjes së Interit me Borussia Dortmund. Nicolò Barella, i ...
ITALI - "Pas ndeshjes, preferoj të fikem, veçanërisht kur ka tre ndeshje. Nuk e kuptova çfarë tha. Ish-kampionë? Nëse tha...
ANGLI - 55-vjeçari është larguar për pak kohë nga bota e menaxhimit të nivelit të lartë që kur i dha fund ma...
Ter Stegen dhe pritja e tij e mrekullueshme në minutën e 96-të SPANJE - Ter Stegen debutoi në Girona siç pritej, me një pri...
BRAZIL - Pasi luajti rolin e heroit dhe e çoi Santosin në një vend të sigurt, Neymar u detyrua t’i nënshtrohej...
Sepp Blatter, 89 vjeç, është shumë kritik ndaj pasardhësit të tij, Gianni Infantino ZVICER - Sepp Blatter ndau të h&eu...