Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.

SPANJE - Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës ndaj Andorrës.
“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, - u shpreh Mitaj.
Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi kuqezi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.
“Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, - shtoi ai.
Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës. “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren: “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”
Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme: “Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Pep Guardiola e vërteton këtë, mëngjesi nuk e tregon ditën. Në Barcelonë, në vitin 2008, ai humbi de...
ITALI - Tifozi 53-vjeçar i Spezias, i cili ra në një kanal në stadiumin Picco mbrëmjen e së premtes, më 7 nënto...
HOLANDE - Sezoni i Ajaxit ka pasur një nisje të vështirë, duke dështuar të ndërtojë mbi punën e shkëlqyer t&...
BRAZIL - Neto, një ish-lojtar i kombëtares braziliane, nuk u rezervua në kritikat e tij ndaj Neymar pas humbjes së Santos-...
KANADA - Atlético Ottawa, një ekip rezervë i Atlético Madridit, fitoi Premier League Kanadeze, duke mposhtur Cavalry 2-1 në ...
Andreas Schjelderup NORVEGJI - Andreas Schjelderup, 21 vjeç, sulmues i Benfica-s zbuloi këtë të shtunë se është a...
SKOCI - Rangers fitoi 3-0 në transfertë ndaj Dundee-s të dielën në raundin e 12-të të ligës skoceze, e cila udhëh...
BRAZIL - Flamengo vazhdon betejën e ashpër për titullin brazilian kundër Palmeiras të Abel Ferreiras. Në një ndeshje të...
MEKSIKE - Paulinho fitoi përsëri “Këpucën e Artë” në Meksikë dhe u bë lojtari i parë në historin...
SPANJE - Shtypi spanjol raportoi këtë të diel se shitja e Seviljes mund të jetë e afërt, më konkretisht në fillim t&eu...