Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Arsenali duhet të humbasë pikë. Kjo mund të ndodhë në ndeshjen tjetër, ose në të fundit”
ANGLI - Pas fitores së tyre në finalen e Kupës FA kundër Chelseat (1-0), lojtarët e Manchester Cityt diskutuan për titullin e Premier League dhe shprehën besimin e tyre. Me dy ndeshje të mbetura, klubi i Manchester Cityt është dy pikë prapa Arsenalit. Ja se si u shprehën disa prej tyre:
Mesfushori Rodri: “E dimë që kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Janë vendimtare, shumë të vështira dhe shumë të gjata, kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Arsenali duhet të humbasë pikë. Kjo mund të ndodhë në ndeshjen tjetër ose në të fundit.
Në situatën e tyre, dhe unë kam qenë në atë situatë më parë, nuk është e lehtë të përfundosh punën dhe duhet të luftojmë deri në fund. Nga përvoja jonë, po humbnim titullin në shtëpi ndaj Aston Villas në minutën e 80-të.
Pra, çdo gjë mund të ndodhë në futboll. E dimë sa e vështirë është të përfundosh gjëra të tilla dhe e dimë sa e vështirë është të mposhtësh çdo kundërshtar në Premier League.”
Anësori Phil Foden: "Asnjë ndeshje nuk është e lehtë në fund të sezonit. E tëra çfarë mund të them nga ana jonë është se na jep shumë vetëbesim përpara ndeshjeve të fundit. Fitorja e sotme na ka dhënë një shtysë të madhe për ndeshjet e ardhshme dhe ne thjesht duhet të bëjmë pjesën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë."
Sulmuesi Antoine Semenyo dhe autori i golit të fitores së FA Kupës: "Thjesht duhet të fitojmë ndeshjet tona. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se nëse ia dalim mbanë, Burnley ose Crystal Palace mund të na japin një shtysë. Por ne thjesht duhet të përqendrohemi te vetja dhe të shohim se çfarë ndodh."
B.T (Dosja.al)
José Mourinho po luan për të fituar kohë, ndërsa pret një ofertë nga Real Madridi PORTUGALI - Gjatë konferenc&eum...
Vuajtja e Cristiano Ronaldos për mohimin e një titulli kontinental ARABIA SAUDITE - Al-Nassr mund të kishte fituar dy trofe këtë t...
POLONI - Nuk ishte e sigurt që Lech Poznan do ta ruante titullin. Por klubi nga qyteti i pestë më i populluar i Polonisë, e arriti kë...
PORTUGALI - Një paradoks i vërtetë. Benfica, pasi fitoi 3-1 jashtë fushe ndaj Estoril të shtunën në ndeshjen e fundit ...
GJERMANI - Bayern Munich është bërë skuadra me më shumë gola në një sezon të vetëm lige midis pesë liga...
ANGLI - Përtej krenarisë masive që vjen me ngritjen e trofeut, fitimi i ligës do t'u jepte “Topçinjve” një nxitje ...
ANGLI - Klubi londinez dhe tekniku spanjol kanë arritur një marrëveshje në parim, pas gjetjes së gjuhës së përbashk&eu...
ANGLI - Ishte një ditë perfekte për Manchester Cityn. Jo vetëm për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët fituan Ku...
GJERMANI - Me pesë golat e sotëm kundër Këlnit, Bayern Munich e mbyll sezonin e Bundesligës me 122 gola (Kane shënoi 3...
ANGLI - Manchester City fitoi FA Cup, pasi mposhti Chelsean me rezultatin minimal 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Wembley”. Go...