“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Claudio Lotito 'kunj' merkatos së Romës, fjalët e presidentit të Lazios: Dybala? Unë nuk shes ëndrra
Presidenti i Lazios Claudio Lotito ka folur për merkaton e skuadrës së tij por edhe më gjerë. Numri një i klubit kryeqytetas u ndal gjithashtu edhe te merkato që ka zhvilluar rivali historik Roma, duke transferuar Dybalan.
28 Korrik 2022, 15:19Nga DOSJA
Claudio Lotito
ITALI- Presidenti i Lazios Claudio Lotito ka folur për merkaton e skuadrës së tij por edhe më gjerë. Numri një i klubit kryeqytetas u ndal gjithashtu edhe te merkato që ka zhvilluar rivali historik Roma, duke transferuar Dybalan.
"Ne kemi ngritur një ekip në bazë të indikacioneve të trajnerit. Nuk bëjmë asnjë parashikim. Sigurisht që ka një tkurrje ekonomike, por Lazio është një nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në merkaton e transferimeve Vitin e kaluar blemë 6 lojtarë, tani jemi në 14."
Çështja Dybala te Roma
"Nuk e kam parë prezantimin e Dybala sepse nuk më ka interesuar, jam mësuar të matem me fakte. Nuk shes ëndrra por realitete solide. Nuk jemi duke bërë koleksione letrash këtu. Pas Juventusit, Lazio është skuadra që ka fituar më shumë nga të gjitha. Edhe pasi kemi fituar një trofe tifozi i Lazios gjithmonë ankohet. Ne nuk vlerësojmë estetikën, na intereson rezultati”, është shprehur numri një i Lazios.