14 Qershor 2023, 08:04
Nga DOSJA
ANGLI - Dëmtimi në kofshë i pësuar kundër Interit vetëm sa i shtoi emocionet për minutat e fundit të takimit, por me siguri që nuk i preku aspak nivelin e lumturisë për trofeun e fituar në Stamboll me Sitin e tij.
Prej lëndimit në pjesën e pasme të kofshës ai do të humbë disa ndeshje nga fillimi i sezonit të ardhshëm, por me siguri që do të jetë një fazë rehabilituese më e ëmbël. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë belgu në deklaratat e tij pas fitores kundër Interit.
“Isha i shqetësuar përpara ndeshjes, por gruaja ime ishte e qetë. Më tha se nuk duhet ta vrisja mendjen, sepse edhe ajo kishte ndjesi të mira. Në fakt, kishte që në gusht që më përsëriste se do të fitonim Ligën e Kampioneve dhe më në fund ia dolëm”, deklaroi mesfushori.
Edhe dy vjet më parë, kur finalja u bë në Portugali, De Bryjne i dorëzohej një dëmtimi pas vetëm 50 minutave lojë. Problemet fizike në finale u dukën si një mallkim edhe këtë herë, por për fat shokët e tij arritën të fitonin e të sillnin në anën e Sitit trofeun për herë të parë në histori.
“Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm i një grupi që ka punuar gjithmonë në maksimumin e mundësive. Ndaj Interit e dinim se nuk do të ishte e lehtë dhe dyshimet m’u shtuan kur u dëmtova. Më vjen mirë që ime shoqe pati të drejtë, por edhe pak turp sepse dukshëm ajo besonte më fort”, përfundoi deklaratën e tij belgu, i cili në fund të këtij turneu rezultoi edhe asistuesi më i mirë (31 total në sezon).
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Qershor 2023, 22:31
SUEDI - FIFA i detyroi lojtarët e të gjitha skuadrave që t'i nënshtroheshin ekzaminimit gjenital në Kupën e Botës 2011 pë...
Sport
13 Qershor 2023, 22:24
SPANJE - Kërkesa për lirimin me kusht nga avokatët e Dani Alves është refuzuar edhe një herë nga gjykata kompetente...
Sport
13 Qershor 2023, 21:35
SPANJE - Robert Lewandowski kishte marrë një ofertë joshëse nga një skuadër në Arabinë Saudite, por polaku njofto...
Sport
13 Qershor 2023, 20:56
ANGLI - Aksionet e Manchester United u rritën me më shumë se 15%, pas lajmit se familja Glazer, pronare e “Djajve të Kuq”, prano...
Sport
13 Qershor 2023, 20:14
NORVEGJI - Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, iu bashkua grumbullimit të skuadrës norvegjeze të martën për ndeshjet ...
Sport
13 Qershor 2023, 19:32
ANGLI - Liverpool ka njoftuar këtë të martë se mbrojtësi i djathtë skocez Calvin Ramsay, 19 vjeç dhe një...
Sport
13 Qershor 2023, 19:20
GJERMANI - Lojtari i Leizpig, qendërmbrojtësi më i mirë në Kupën e Botës së fundit dhe fituesi i Kup...
Sport
13 Qershor 2023, 19:07
AMERIKA QENDRORE - Nikaragua është përjashtuar si një ekip pjesëmarrës në Kupën e Artë 2023, aktivitet që do...
Sport
13 Qershor 2023, 18:38
BRAZIL - Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, pohoi këtë të martë se Brazili nuk ka më futbollin më t...
Sport
13 Qershor 2023, 18:18
SPANJE - Gjetja e një zëvendësuesi për Sergio Busquets është prioriteti i madh i FC Barcelonës, përsa i përket tran...