Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trajneri i Spanjës, po ashtu foli dhe për Toni Kroos, duke treguar se ndjen keqardhje që një lojtar i tillë, i cili performon në ato nivele nuk do të jetë më në aktivitet pas Europianit.
GJERMANI - Luis De La Fuente dhe Spanja e tij do kërkojnë që të largojnë nga gara Gjermaninë, që e luan këtë Europian në shtëpinë e saj. Trajneri i “La Rojas” në konferencën për shtyp, para ndeshjes çerekfinale të Shtutgardit (18:00), rezervoi fjalë mjaft të mira për kundërshtarin, por në krahun tjetër tregoi besimin që ka se të besuarit e tij mund ta kalojnë me sukses dhe këtë ndeshje të vështirë.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Mund të ishte dhe finalja e Europianit një përballje e tillë. Gjermania është mjaft e rrezikshme në minutat e para dhe ndaj duhet kujdes maksimal dhe t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë.
Duhet të jemi vigjilent që në minutën e parë. Ne e njohim ekipin e tyre, por ne do të bëjmë punën tonë. Qëllimi ynë do të jetë të shfrytëzojmë momentet e tyre të dobësisë. Jemi jashtëzakonisht të përqendruar për këtë ndeshje”.
Trajneri i Spanjës, po ashtu foli dhe për Toni Kroos, duke treguar se ndjen keqardhje që një lojtar i tillë, i cili performon në ato nivele nuk do të jetë më në aktivitet pas Europianit.
“Ai është një lojtar i klasit botëror. Një ditë çdo futbollist e lë futbollin, por futbolli nuk i lë kurrë lojtarët si Kroos… Ai ka shumë talent. Kur futbollistët e kanë përballë një lojtar si ai ndihen në vështirësi. Është mëkat që ai po tërhiqet, do të doja të vazhdoja ta shikoja atë duke luajtur”.

Së bashku me De La Fuente në konferencë për shtyp ishte dhe Dani Carvajal, mbrojtësi i Spanjës, i cili deklaroi se vetëm detajet do të bëjnë diferencat në fushën e lojës, duke i konsideruar ekipet e barabarta.
“Kam një ndjenjë të mrekullueshme për këtë ndeshje, Të gjithë janë të qetë. Ne e dimë se duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer për t’i mposhtur kundërshtarët tanë. Kemi një ekip që ka siguri dhe shumë energji. Mundësitë për kualifikim janë 50-50 dhe vetëm detajet do të bëjnë dallimin”.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann në konferencën për shtyp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa nuk ...
GJERMANI - Ish-lojtari gjerman Lothar Matthäus ka parashikuar fitoren e ekipit të vendit të tij ndaj Spanjës me penallti n&eu...
GJERMANI - Në ngjarje të këtij kalibri është normale që njerëz të famshëm të flasin për kët&eum...
BRAZIL - Ndërkombëtari brazilian (17 gola në 55 paraqitje) Roberto Firmino zbuloi këtë të hënë në Instagram, se ish...
ANGLI - Ishte një fillim i keq, por Erik ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester United edhe sezonin e ardhshëm. Holan...
GJERMANI - Gjithçka nisi të martën më 2 korrik, gjatë fitores së Turqisë ndaj Austrisë (2-1). Merih Demir...
Granit Xhaka ngre titullin e Bundesligës të fituar sezonin e kaluar GJERMANI - Bayer Leverkusen i Xabi Alonso, kampioni aktual i Gjerma...
GJERMANI - Çerekfinalet do të jenë katër ndeshje unike në momentet e fundit të këtij Euro 2024. Kalendari ka datë...
SHBA - Kur u martuan më 4 korrik 1999, David Beckham dhe Victoria Adams ishin tashmë të njohur, ai si futbollist dhe a...
ARABIA SAUDITE - I iniciuar nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Kurorës, qershorin e kaluar, në përputhje me vizionin e Arabisë...