LIVE UPDATES
Sport

“Demat” po projektojnë një revolucion për Partizanin e ri, Gega e ka hartuar listën…

Partizani është për pjekur gjithnjë të firmos kontrata afatgjata me lojtarët dhe kjo i ka dhënë njëfarë avantazhi për t’i mbajtur lojtarët deri në momentin kur ka ardhur oferta e duhur për ta shitur

18 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA

“Demat” po projektojnë një revolucion për Partizanin

TIRANE - Aktualisht te skuadra e kuqe e kryeqytetit, pjesa më e madhe e lojtarëve kryesorë janë nën kontratë për të paktën edhe sezonin e ardhshëm, por ka edhe nga ata që mund të largohen në verë me parametra zero, gjë që i kushton klubit financiarisht por edhe sportivisht.

Bintsuka -  Emri më i përfolur është ai i Arshonzh Bintsukës, të cilit i skadon kontrata pas dy muajsh. Kongolezi ka refuzuar të rinovojë dhe për këtë ia ka bërë të qartë edhe klubit, që në janar u përpoq ta shiste, por ikja e Mba dhe vonesa me gjetjen e një zëvendësuesi, bëri që gjithçka të anulohej dhe tashmë Bintsuka të ketë mundësinë të firmosë me cilin klub të dëshirojë si lojtar i lirë. Me largimin e kongolezit, Partizani do të mund të fitonte vetëm taksën e formimit që është diku te 30-40 mijë.

Eleke - Nigeriani erdhi në janar te Partizani, si një afrim i madh për shkak të CV-së, teksa, që me ardhjen e tij, ka arritur të lërë shenjë me gola dhe me paraqitje pozitive. Në momentin e prezantimit të sulmuesit, klubi i kuq nuk ka bërë me dije afatin e kontratës së sulmuesit. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se nigeriani ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër. E paqartë mbetet nëse rinovimi është në varësi të klubit apo të të dyja palëve. Nëse Eleke largohet, maja e sulmit do të bëhej çështje te “Demat”, pasi pritet që Keko do të mbetet “pyka” e vetme.

Domgjoni - Mbrojtësi erdhi në fillim të sezonit, por kontrata i skadon në këtë verë. Me Gegën ai ka luajtur si titullar, por mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje të re me klubin për rinovimin e kontratës apo Partizani do të kërkojë për zgjidhje të reja.

Revolucion - Të mësipërmit nuk pritet të jenë të larguarit e vetëm në verë. Ky Partizan nuk po funksionon siç duhet dhe trajneri Gega nuk ka hezituar t’i tregojë problemet. Me ardhjen e tij dhe të Haxhias, merkatoja pritet të jetë mjaft dinamike, pasi skuadra ka nevojë për eksperiencë dhe cilësi. Që të bëhen afrime, duhet të bëhen largime dhe lojtarë si Vujnoviç, Çipi, Osmanllari, Shanaj apo Gudjufi, janë në listën e atyre që mund të lënë klubin në verë. Afrimet kanë nisur qysh tani, me Herolind Shalën, që para dy ditësh firmosi me klubin e kuq. Dyshja Gega - Haxhia kanë në dorë listën dhe pritet të bëjnë vlerësimet e tyre mbi ata që duhen larguar dhe nevojat për përforcime.

Shitjet - Me shitjet e janarit, mund të themi se Partizani ka mbyllur një “epokë të artë”, sa u përket transferimeve. Tashmë klubit i lind detyra të rrisë “xhevahirë” të tjerë për të përfituar të ardhura në vijim. Por, për momentin, duke parë situatën e ekipit dhe formën e lojtarëve, thuajse asnjë lojtar nuk premton për një shitje të madhe, të ngjashme me ato të Rrapajt, Carës, Maget apo Matondos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet