21 Janar 2023, 11:59
Nga DOSJA

ITALI - Skandali i “Plusvalenzave” e ka çuar Juventusin të përballet me “kambanën” e madhe të zbritjes së 15 pikëve në sezonin aktual, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë Sportive të vendit. Sot, "Zonja e Vjetër" është në -12 nga pozicionet kryesore në Europë.
Drejtuesit e klubit me anë të një njoftimi theksojnë se vendimin do ta ankimojnë në Këshillin e Garancive Sportive (kanë liri veprimi brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit).
Çfarë mund të arrijnë dhe çfarë kërkojnë përmes kësaj lëvizjeje? Siç raportojnë mediat në Itali, “bardhezinjtë” nuk mund të fitojnë ulje pikësh, por mund të shfajësohen nëse vendimi i gjykatës nuk konsiderohet i saktë. Organi në fjalë nuk ka kompetencë të ndryshojë dënimin e vendosur tashmë për klubin Torino.
Kujtojmë se përveç skuadrës, Fabio Paratici është dënuar me 2.5 vite të ndaluar nga veprimtaritë e futbollit, Andrea Agnelli 2 vjet , Pavel Nedved 8 muaj dhe Cherubini 4 muaj. “Kompania është në pritje të publikimit të arsyeve të vendimit dhe njofton që tani paraqitjen e ankimimit pranë Këshillit të Garancive Sportive (Collegio di Garanzia dello Sport) në përputhje me kushtet e Kodit të Drejtësisë Sportive”,- thuhet në përmbledhje eë njoftimit.
Kujtojmë se prokuroria e Torinos kishte hapur një hetim për të dhëna të rreme kontabël dhe lëvizje fondesh në vlerën 50 milionë euro nga nëntori i vitit 2021. Hetimi kishte të bënte me bilancet e viteve 2019, 2020 dhe 2021, pasi kishte të dhëna të forta për falsifikimi dhe fshehja e të dhënave financiare.
Juventus fillimisht ishte shpallur i pafajshëm, së bashku me dhjetë skuadra të tjera, për këtë çështje në pranverën e vitit 2022, por gjykata federale e apelit pranoi kërkesën e prokurorit për të rihapur çështjen. Dhe më në fund ju erdhi masa e rëndë.
Dëmi i madh financiar që mund të pësojë Juventusi
Siç mund ta shihni në grafikun e mëposhtëm, Juventusi ka hedhur në arkat e tij 419.000.000 euro gjatë 5 viteve të fundit nga të ardhurat që ka siguruar skuadra nga pjesëmarrja në Champions League. Shumë më shumë se Interi (225 milionë euro), Roma (201), Napoli (193).
Vetëm në sezonin 2021-2022 fitoi 76.000.000 euro, me kalimin në “16” të Champions League, 7.000.000 euro më pak, pasi të ardhurat televizive ishin reduktuar.

B.T (Dosja.al)
Sport
21 Janar 2023, 11:34
SPANJE - Marcelo, përveçse ka bërë historinë e tij në futboll, si një nga mbrojtësit e majtë më t&eum...
Sport
21 Janar 2023, 11:22
BRAZIL - Pas largimit të Tite, FA braziliane ka vendosur të zgjedhë një trajner të profilit të lartë dhe për kët&eu...
Sport
21 Janar 2023, 10:59
MONTE KARLO - Spektakli që ofrojnë garat në mitingjet e automobilimit për shumëkënd janë tërheqëse. Por k&eu...
Sport
21 Janar 2023, 10:24
FRANCE - Fituesi i Kupës së Francës 2023 do të marrë një bonus prej 1.5 milionë euro dhe do të marrë një total...
Sport
21 Janar 2023, 10:05
SPANJE - Daniel Alves po mbahet në Qendrën Penitenciare Brians 1. E ndërtuar në fillim të viteve 1990, i inauguruar në vitin 199...
Sport
21 Janar 2023, 09:49
FRANCE - Rikthimi i sportistëve dhe rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare është vënë në tryezën...
Sport
21 Janar 2023, 07:59
SPANJE - Në sezonin e tij të parë larg Real Madridit pas 16 vitesh, Marcelo ka ende lidhje të forta me klubin. Këtë të...
Sport
21 Janar 2023, 07:39
MEKSIKE - Gjykatësi ka dekretuar pasditen e kësaj të premteje masën me paraburgim pa kusht për Dani Alves, pas akuzës për n...
Sport
21 Janar 2023, 07:26
GJERMANI - Fitorja e parë për Sommer me fanelën e Bayern Munichut nuk vjen. Portieri, i cili mbërriti dje nga Gladbach, ...
Sport
21 Janar 2023, 07:22
MEKSIKE - Klubi Pumas, i kategorisë së parë meksikane ku luan Bani Alves, ishte i shpejtë për të reaguar ndaj akuzave kundë...