3 Dhjetor 2023, 07:29
Nga DOSJA

FRANCE - Takimi mes Nantes dhe Nices (1-0) është kthyer në tragjedi këtë të shtunë. Prokurori publik i Nantes konfirmoi pas përfundimit të ndeshjes vdekjen e një tifozi 31-vjeçar të Nantes.
Ky ultras, anëtar prej disa vitesh i Brigadës Loire, grupi kryesor i Nantes, u godit me thikë para ndeshjes, ndoshta nga një shofer i VTC-së, i cili transportonte tifozë të Nice-s.
Një skenar i konfirmuar nga prokurori publik i Nantes në një deklaratë për shtyp që zyrtarizon vdekjen e publikuar rreth orës 12:30: “Pak para orës 20:00, disa automjete të VTC që transportonin tifozë të Nice, u sulmuan nga tifozët e FC Nantes ndërsa po udhëtonin për të arritur në stadiumin Beaujoire,- shpjegon teksti.
Gjatë këtyre ngjarjeve, në rrethana që mbeten për t'u përcaktuar, është plagosur një 31-vjeçar, tifoz i FC Nantes”.
Prokurori ka konfirmuar “një plagë në shpinë, që mund të korrespondojë me një armë me tehe”, saktëson se i riu “vdiq në vend” pas një masazhi kardiak, burime të tjera pranë tifozëve bënë me dije në mbrëmje se ai ishte transferuar në NJQH rreth orës 21:30.
“FC Nantes ka mësuar se një tifoz i Nantes u plagos rëndë para ndeshjes,” shkroi klubi në X para fillimit, duke ofruar “mbështetje për familjen dhe të dashurit e viktimës”. Sipas “Ouest France”, autori është larguar.
Drejtoria territoriale e policisë gjyqësore dhe Siguria e Departamentit të DDSP të Loire-Atlantique janë vënë në dijeni të hetimit të hapur nga prokuroria publike e Nantes për vrasje me dashje. Seancat e dëshmitarëve janë duke u zhvilluar dhe pritet të vazhdojnë, sipas të njëjtit burim.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Dhjetor 2023, 07:10
GJERMANI - Të shtunën e 2 dhjetorit, në Hamburg, UEFA hodhi shortin e finaleve të “Euro 2024”, të cilat do të zhvill...
Sport
3 Dhjetor 2023, 00:39
ITALI - Fitorja e dytë radhazi në Serie A për Milanin , i cili mundi Frosinone 3-1 në San Siro. Kuqezinjtë kal...
Sport
2 Dhjetor 2023, 20:29
GJERMANI – Një skandal i madh ndodh në shortin e finaleve të Europianit në Hamburg të Gjermanisë ku gjatë kësaj ce...
Sport
2 Dhjetor 2023, 20:25
GJERMANI - Sot në Hamburg të Gjermanisë, u përcaktua edhe shorti i fazës së grupeve në “Euro 2024”, kompeticion...
Sport
2 Dhjetor 2023, 20:07
GJERMANI - Pas shortit për “Euro 2024”, ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, për ...
Sport
2 Dhjetor 2023, 20:07
GJERMANI - Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën p&e...
Sport
2 Dhjetor 2023, 20:03
GJERMANI - Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 ...
Sport
2 Dhjetor 2023, 19:56
GJERMANI - Pas shortit për “Euro 2024”, ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Pë...
Sport
2 Dhjetor 2023, 19:39
KORÇE - Skënderbeu nuk lëviz nga pozicioni i tij në “Final Four” të Superiores.
Skuadra korçare mposhti 1-0 Erzen...
Sport
2 Dhjetor 2023, 18:53
GJERMANI - Shqipëria ka mësuar mbrëmjen e sotme në Hamburg kundërshtarët e rradhës që do të ketë në faz...