7 Qershor 2024, 11:30
Nga DOSJA
ARGJENTINE - Emiliano 'Dibu' Martínez, kampioni aktual i botës dhe i Copa América me skuadrën argjentinase, është i gatshëm të përballet me klubin e tij, Aston Villa, në mënyrë që të shohë përmbushjen e ëndrrës së tij, për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Paris 2024.
“Unë gjithmonë e vendos skuadrën argjentinase në vend të parë dhe nëse më duhet të luftoj me klubin tim, do ta bëj”,- tha 'Dibu' Martínez në grumbullimin që albiceleste po kryen në Miami, me synimin për pjesëmarrjen e tyre në Copa América. Argjentina do të duhet të mbrojë titullin, në edicionin që do të mbahet nga data 20 qershor deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klubet nuk janë të detyruara të lirojnë lojtarë
“Gjëja më e rëndësishme është Copa América, pastaj Lojërat Olimpike. Ëndrra ime është të fitoj medaljen e artë”,- shtoi 'Dibu' Martínez në TyCSports, pavarësisht se turneu i futbollit në Paris 2024 nuk është një kompeticion i FIFA-s dhe klubet, për rrjedhojë, nuk janë të detyruara të lirojnë lojtarët e tyre.
“Është një dëshirë për të luajtur në Lojërat Olimpike, por kjo nuk varet vetëm nga unë”, sqaroi megjithatë 'Dibu' Martínez.
Në moshën 31-vjeçare, portieri i Aston Villa dëshiron të jetë një nga tre lojtarët mbi 23 vjeç të autorizuar nga kombëtarja për të marrë pjesë në turneun olimpik, të fituar dy herë nga Argjentina (Athinë-2004 dhe Pekin-2008) dhe që do të mbahet nga data 24 korrik deri më 9 gusht, një javë para fillimit të Premier League.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Qershor 2024, 11:00
SPANJE - FC Barcelona po kalon një kohë të vështirë financiarisht. Megjithatë, entiteti i Barçës punon me ...
Sport
7 Qershor 2024, 10:45
PORTUGALI - Këtë të enjte, Marcelo Rebelo de Sousa priti kombëtaren e Portugalisë në Palácio de Belém. Kishte nj&eum...
Sport
7 Qershor 2024, 10:30
SPANJE - Ditët e fundit bota e futbollit është tronditur nga ardhja më në fund zyrtare e Kylian Mbappe te Real Madrid.
25-vjeça...
Sport
7 Qershor 2024, 10:00
ARABIA SAUDITE - Ndërsa ai ka thyer të gjitha rekordet individuale që nga ardhja e tij në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo ende nuk k...
Sport
7 Qershor 2024, 09:30
GJERMANI - Sabrina Wittmann është trajnerja e re e Ingolstadt. Lajm historik për futbollin gjerman, pasi për herë të parë...
Sport
7 Qershor 2024, 09:00
FRANCE - Franca mundi lehtësisht Luksemburgun në ndeshjen miqësore të luajtur dje në Stade Saint-Symphorien të Metz. Rezultati p&e...
Sport
7 Qershor 2024, 08:30
PORTUGALI - Lamtumirë apo një aventurë të re? Në moshën 41-vjeçare, Pepe po përballet me udhëkryqin e f...
Sport
7 Qershor 2024, 08:00
FRANCE - Një letër dërguar të gjithë punonjësve të Paris Saint-Germain për të përsëritur "krenarinë ...
Sport
7 Qershor 2024, 07:30
ITALI - Ibra e pëlqen shumë, gudulis fantazinë e trajnerit të ri Fonseca me aftësinë e tij për të lidhur ndesh...
Sport
7 Qershor 2024, 02:35
HOLANDE - Skuadra e trajnerit Ronald Koeman fitoi ndeshjen e parë testuese në përgatitje për Kampionatin Evropian kundër Kanadasë ...