Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas rezultatit 3-0 në Poloni, tani shanset për një kualifikimin historik për në fazën grupeve të Conference League duket se janë shumë të pakta.

POLONI - Dinamo nuk ia del dot të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të ‘play-off’-it të Conference League.
Në transfertën polake me Jagellonian, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mund me rezultatin 3-0 dhe tani shanset për një kualifikimin historik për në fazën grupeve të Conference League duket se janë shumë të pakta.
Fillimi i ndeshjes ishte i vrullshëm me skuadrën polake që shënoi që në minutën e parë me Pululu, por për fatin e Dinamos ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Në krahun tjetër, Dinamo tentoi me Dejvi Bregun, por gjuajtja e vlonjatit u përplas në trupin e portierit kundërshtar.
Në minutën e 12-të Jagellonia shënoi me Imaz, i cili përfitoi edhe nga një gabim i portierit Teqja dhe rezultati shkoi 1-0 në favor të polakëve. Dinamo u përpoq të reagojë duke fituar terren në fushën e lojës, por ishte sërish Jagellonia që iu afrua një tjetër goli, po me Imaz.
Në minutën e 34-të Dinamo u ndëshkua sërish, pasi polakët dyfishuan shifrat në 2-0 me golin e Pululu dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e sfidës. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol dhe ishte sërish Jagellonia ajo që shënoi me Ëojtuszek për ta çuar rezultatin në 3-0 në favorin e saj.
Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më në fushën e lojës dhe sfida u mbyll me fitoren 3-0 të Jagellonias, me skuadrën polake që është me një këmbë në fazën e Ligës së Conference League, ndërkohë që Dinamos në ndeshjen e kthimit do t’i duhet të bëjë mrekullinë për të përmbysur këtë rezultat.
Ndërkohë, përsa iu përket skuadrave të tjera shqiptare, Drita e Gjilanit arriti të fitojë ndeshjen e parë të raundit të ‘play-off’-it në Conference League me Differdange 2-1, ndërsa në ‘play-off’-in e Europa League, Shkëndija iu imponua bullgarëve të Ludogorets mne rezultatin 2-1.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një tjetër sulmues për të kompletuar sulmin pas dëmtimit të Lukakut. Drejtori sportiv Manna po shqyrton opsion...
TIRANE - Një ndeshje e vështirë për shumë faktorë, edhe pse në vendin tonë kjo skuadër nuk njihet shumë. Por...
ITALI - Victor Boniface është tani një lojtar i ri i Milanit. Sot, kuqezinjtë gjithashtu finalizuan marrëveshjen ...
TIRANE - Kampionati iranian i futbollit ka tërhequr edhe një tjetër lojtar shqiptar. Pas transferimit të Jasir Asanit te ekipi i Esteghlal...
Keidi Bare, me topin, gjatë një ndeshjeje SPANJE - Keidi Bare donte t’i linte mënjanë dëmtimet këtë sezon për...
SPANJE - Futbollisti i FC Barcelonës, Lamine Yamal, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas festës së tij t&eum...
SPANJE - Jules Koundé nënshkroi zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2030 këtë të enjte. Mbrojtësi i ...
Robert Lewandowski mbush 37 vjeç SPANJE - Robert Lewandowski mbushi 37 vjeç këtë të martë dhe e bëri këtë ...
KOLUMBI - Liga BetPlay 2-2025 ka kaluar tashmë në javën e 7-të, por Millonarios kishte disa angazhime të paplotësuara ...
SPANJE - Këtë mëngjes, disa punonjës të UEFA-s vizituan Spotify Camp Nou për të mësuar rreth fizibilitetit të...