LIVE UPDATES
Sport

Disiplina nuk kursehet ndaj Edlir Tetovës, sanksione edhe për Elbasanin e Vllazninë...

Deklaratat e bëra në fundjave kundër arbitrave pas ndeshjes me Tiranën, i kanë kushtuar shtrenjtë Edlir Tetovës.

5 Shkurt 2026, 23:35 Nga DOSJA

Disiplina nuk kursehet ndaj Edlir Tetovës, sanksione edhe për

TIRANE - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit e ndëshkoi trajnerin e Egnatias me gjobë prej 100 mijë lekësh për cënim të etikës sportive, me klubin rrogozhinas që ka përgjegjësinë solidare në mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të tij.

Elbasani merr një tjetër sanksion. Skuadra verdheblu këtë radhë u gjobit me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve që hodhën sende në fushë dhe përdorën kore fyese në mënyrë të përsëritur. Masa u morën edhe ndaj Vllaznisë që u dënua me 50 mijë lekë gjobë për ndezjen e objekteve piroteknike.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 05.02.2026

● AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

● KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

● Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke cenuar parimet e etikës sportive, në kundërshtim me nenin 8/1 dhe nenin 13 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

● Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Egnatia ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

● FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

● Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i KF Tërbuni, Romario Tabaku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i KF Tërbuni, Bradly Buci, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

● Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i KF Shkumbini, Orsi Ageja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i KF Shkumbini, Argjend Hasfatija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● KF Gramshi, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● KF Gramshi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës

● KF Klosi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër Kamza Sport, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Zyrtari i KF Laçi U-19, Vladimir Gjoni, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i KF Laçi U-19, Moriseni Klelio, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● KF Skënderbeu U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Lojtari i FC Kinostudio U-16, Anxhelo Hajdarkolaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i Labëria SK, U-16, Sendi Gockaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i Tirana Young Stars U-15, Jemuel Cuni, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i AF Dajti U-17, Enio Doka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● FC Alpha U-16 Vajza, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Vajza U-16, zona Rajonale Tiranë, kunder AF Dajti Vajza U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Holle U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, Zona Rajonale Tiranë, kundër Bulqiza U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Rinia-EL U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Zyrtari i Don Bosko Academy U-13, Endri Pire, për sjellje josportive dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 77 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i Don Bosko Academy U-13, Roan Kadiolli, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Zyrtari i KSP Junior U-13, Kreshnik Zhupa, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i FC Storm, Igli Balliu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i FC Storm, Ledjon Balliu, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i Primo MFC, Klaudio Hoxha, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i FC Mallakastra, Amarildo Marku, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Teuta, Arian Sheta, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.20 datë 09.01.2026 të KDE, për pikën 10, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj kërkuesit.

● Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil